Në bazë të nenit 31 paragrafi 2 alinea 2 të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40106, 136/08, 148/08, 1551D8, 163/08, 44111, 51111, 54111, 142/12, 31113, 34113, 14/14, 30114 dhe 196/15, 35/16, 97/16, 99116, 136116 и 142/16), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur më 28.10. 2016, e solli këtë

 

KONKLUZË

1.   Komisioni shtetëror i zgjedhjeve më 28.10.2016, në pajtim me nenin 49 të Kodit zgjedhor e vendos në shikim publik Listën zgjedhore. Shikimi publik do të zgjasë deri më 11.11.2016, deri në ora 24:00.

2.   Lista zgjedhore të shpallet në veb faqen e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve dhe në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së.

3.   Nëpërmjet Ministrisë së punëve të jashtme të RM-së, të dorëzohen ekstraktet e veçanta të listës zgjedhore deri te përfaqësitë diplomatiko-konsulare dhe zyrat e RM-së për personat që gjenden në punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, në bazë të evidencave të organit kompetent, për vendosjen në shikim publik…(më shumë)

Skip to content