Në pajtim me nenin 45 paragrafi 3, nenin 50-a paragrafi 7 dhe 8 dhe nenin 165 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 51/11,, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 dhe 142/16) dhe nenin 34 të Rregullores së përkohshme, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve pas shqyrtimit të raportit përfundimtar në lidhje me fletëparaqitjet e parashtruara me të cilët qytetarët janë paraqitur për të realizuar të drejtën e tyre të votës jashtë vendit, pas mbarimit të shikimit publik. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 14.11.2016 miratoi këtë

 

KONKLUZË
për miratimin e raportit në lidhje me fletëparaqitjet e parashtruara me të cilat qytetarët janë paraqitur për votim në përfaqësitë diplomatiko-konsulare dhe zyrat konsulare të Republikës së Maqedonisë pas mbarimit të afatit për paraqitje

1. Pas mbarimit të afatit për parashtrimin e fletëparaqitjeve në nenin 50-a paragrafi 8 të Kodit zgjedhor, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve verifikoi se 20.629 qytetarë i kanë plotësuar kushtet për realizimin e të drejtës së tyre për votim në 49 përfaqësi diplomatiko-konsulare dhe zyra konsulare të Republikës së Maqedonisë.

2. Komisioni shteëror i zgjedhjeve verifikoi se në 9 përfaqësi diplomatiko-konsulare dhe zyra konsulare të Republikës së Maqedonisë edhe atë në Tokio, Nju Delhi, Athinë, Astana, Kairo, Kiev, Talin, Tell Aviv dhe Selanik, janë paraqitur më pak se 10 qytetarë edhe atë…(më shumë)

Skip to content