Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve realiyuan takim me përfaqësuesit e META-s, kompania që zotëron dhe operon rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Whats App, si dhe përfaqësues të Institutit Nacional Demokratik.

Në takim u diskutuan rregullat për fushatë të përgjegjshme dhe miratimin e reklamave politike dhe zgjedhore në rrjetet sociale, rregullat e reja që rregullojnë përdorimin e inteligjencës artificiale për krijimin e reklamave për zgjedhjet dhe politikat, praktikat më të mira për sigurinë e informacioneve. Përfaqësuesit e kompanisë Meta ndanë informacione për teknikat e mbrojtjes nga përhapja e dezinformatave, gjuhës së urrejtjes, dërgimit të përmbajtjeve të papërshtatshme dhe kërcënuese në rrjetet sociale, si dhe informacione për përdorimin e kanaleve për zgjidhjen e problemeve me përhapjen e informacionit dhe raportimin e problemeve.

Rëndësia e këtij takimi është veçanërisht nga aspekti i vendosjes dhe shpërndarjes së informacionit gjatë procesit zgjedhor dhe parandalimit të ndikimit te votuesit, presionit ndaj votuesve përmes shpërndarjes së informatave të rreme apo dezinformatave. U shqyrtuan mundësitë për krijimin e praktikave më të mira kreative dhe përdorimin e Facebook dhe Instagram për fushatë zgjedhore, si dhe vendosja e kontakteve me votuesit dhe përfshirja e tyre në procesin e informimit të saktë dhe të paanshëm nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Të dyja palët në takim shprehën kënaqësinë për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e informimit dhe mbrojtjes së votuesve nga informacionet e rreme, dezinformatat dhe presionet gjatë zgjedhjeve me qëllim të zhvillimit të zgjedhjeve të korrekte dhe demokratike.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content