Përfaqësuesit e Komisionit të Venedikut sot mbajnë punëtori njëditore paszgjedhore për anëtarët dhe punonjësit e KSHZ-së si dhe për përfaqësuesit e komisioneve komunale zgjedhore në hapësirat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ligjërues të kësaj punëtorie njëditore janë Eirih Holmojvik, Florens Ganu, Sërgjan Damjanoviq dhe Mihael Jansen. Ngjarjen e hapën anëtarët e KSHZ-së, Oliver Ristovski dhe Ditmire Shehu dhe Oleg Soldatov, shef i zyrës programore të Këshillit të Evropës.
Rreth 50 pjesëmarrës në punëtori diskutojnë për standardet dhe udhëzimet e Këshillit të Evropës, ndërsa diskutojnë edhe për mendimet dhe raportet e Komisionit të Venedikut. Nëpërmjet një qasjeje interaktive të ligjëruesve të Komisionit të Venedikut, me pjesëmarrësit ndahen përvoja praktike nga vende të ndryshme dhe përpunohen propozime për përmirësimin e praktikës dhe mekanizmave për zgjidhjen e kundërshtimeve të votuesve.
Punëtoria është e ndarë në tre sesione në të cilat trajtohen normat ndërkombëtare dhe praktikat e mira për zgjidhjen e kundërshtimeve gjatë zgjedhjeve, bëhen analiza për praktikat e cikleve të kaluara zgjedhore dhe, përmes mentorimit të grupeve pjesëmarrëse, punohet në zhvillimin e çështjes për veprim me kundërshtimet si dhe përmirësimin i mjeteve për zgjidhjen e tyre.
Në kuadër të ligjëratës, ekspertët e Komisionit të Venedikut së bashku me të pranishmit i diskutojnë rekomandimet e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare të mbajtura në Maqedoninë e Veriut më 24 prill dhe 8 maj 2024, të cilat ofrojnë drejtim për përmirësimin dhe avancimin e procesit zgjedhor në segmente të ndryshme.
Punëtoria është organizuar nga KSHZ-ja dhe Komisioni i Venedikut dhe mbahet si rezultat i nevojës për të vlerësuar praktikën zgjedhore nga Zgjedhjet e fundit Presidenciale dhe Parlamentare në Maqedoninë e Veriut me theks në zgjidhjen e kundërshtimeve, procedurave dhe mbështetjes teknike.





KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE