bashkëpunim me Misionin e OSBE në Shkup
Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve Misionin e OSBE-së në Shkup, me dartë 4 mars 2020, organizoi Forumin për përfshirjen në procesin zgjedhor, për përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatat e shoqërisë civile mbi përfshirjen e procesit zgjedhor.
Duke organizuar këtë ngjarje, në vazhdën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve synuan të theksojnë rëndësinë e gjithëpërfshirjes së procesit zgjedhor duke shkëmbyer ide dhe sugjerime për mangësitë e sistemit që parandalojnë grupe të caktuara të qytetarëve të marrin pjesë plotësisht dhe në mënyrë të barabartë në procesin zgjedhor. Fokusi do të jetë tek gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarët e komuniteteve. Pritshmëritë nga ky Forumi janë që i njejti do të kontribuojë në inkurajimin e të gjithë aktorëve përkatës të përfshirë në procesin zgjedhor që të ndërmarrin hapa konkretë për të përmirësuar punën e tyre në një mënyrë që të mundësojë përfshirje dhe dukshmëri më të mirë të këtyre kategorive të qytetarëve në procesin zgjedhor.
Qëllimi përfundimtar është të kontribuohet në një proces zgjedhor demokratik, të drejtë dhe gjithëpërfshirës.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve që janë përfshirë në çfarëdo mënyre në procesin zgjedhor, organizatat e shoqërisë civile që punojnë në fushën e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe avokimit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, gratë dhe komunitetet, komuniteti akademik, dhe zyrat lokale të organizatave ndërkombëtare që punojnë në këtë fushë.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE