Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shënoi Ditën Globale të Zgjedhjeve 2024 me nënshkrimin e Memorandumit për Bashkëpunim me Agjencinë për Informim të Mediave – MPB.

Qëllimi i këtij memorandumi është të inkurajojë frymën e mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Agjencisë për Informim të Mediave, me qëllim të tejkalimit të sfidave dhe avancimit të mundësive për përmirësimin e procesit zgjedhor dhe për të kontribuar në besueshmërinë dhe integritetin e zgjedhjet.

KSHZ-ja dhe MPB-ja ranë dakord se bashkërisht do të punojnë në drejtim të promovimit të vlerave demokratike, përmirësimit të edukimit dhe vetëdijesimit të votuesve, shpërndarjes së saktë dhe me kohë të informacionit, mbulimit gjithëpërfshirës të zgjedhjeve, ngritjes së kapaciteteve dhe trajnimeve, ruajtjes së etikës mediatike dhe integritetit zgjedhor, si dhe integrimin e inovacionit dhe teknologjisë së re.

Dita Globale e Zgjedhjeve shënohet çdo shkurt për 19 vjet, si rezultat i angazhimit që doli nga Konferenca Globale për Zgjedhjet e mbajtur nga 15 deri më 17 shtator 2005 në Budapest, Hungari.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content