Javën e kaluar, anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve morën pjesë në konferencën rajonale “Forcimi i efikasitetit të administratës zgjedhore në Ballkanin Perëndimor” që u mbajt në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinë, organizuar nga ODIHR dhe misioni i OSBE-së në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në fjalën e tij, kryetari i KSHZ-së, Dashtevski iu referua reformave të mëdha zgjedhore që janë bërë vitet e fundit në Maqedoni.

Dashtevski prezantoi përvojën dhe sfidat me të cilat është përballë KSHZ-ja gjatë aplikimit të aparatit për identifikim biometrik të votuesve në procedurën e votimit, rëndësinë e integrimit të aspekteve gjinore në punën e KSHZ-së në drejtim të fillimit të procesit të sensibilizimit gjinor, trajnimet për administratën zgjedhore si dhe planet për ngritjen e Qendrës së Trajnimit.

“Qëllimi kryesor i Planit Strategjik të KSHZ-së për periudhën 2021-2024 është vendosja e një strategjie afatmesme katërvjeçare për avancimin e punës së KSHZ-së përmes ruajtjes së sistemit të besueshëm zgjedhor, përmirësimit të vazhdueshëm të procesit zgjedhor dhe mbështetjes së vazhdueshme të të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje në realizimin e të drejtave të tyre zgjedhore. Nga ky Plan rezultoi hartimi i Planit akcional gjinor i  KSHZ-së,  në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup”, theksoi kryetari Dashtevski.

Fjalimi i kryetarit Dashtevski ishte në kuadër të sesionit “Roli i organeve për menaxhimin e zgjedhjeve gjatë reformave zgjedhore dhe monitorimi i tyre: Sfidat dhe mësimet e nxjerra”.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content