Në seancë u pranuan kërkesat për marrjen e autorizimit për vëzhgues për Zgjedhjet Lokale 2021 të paraqitura nga disa organizata dhe ambasada.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi për ankesat për mbrojtjen e të drejtës së votës personale dhe për ankesat e parashtruara nga votuesit, të cilët ishin refuzuar me kërkesë për të votuar në shtëpitë e tyre si të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Në seancë janë miratuar edhe rekomandime për punën e këshillave zgjedhorë për përshpejtimin e procedurës së votimit në vendvotime, të cilat u janë dorëzuar komisioneve komunale zgjedhore dhe këshillave zgjedhorë, bazuar në analizën dhe përvojën e punës së këshillave zgjedhorë në raundin e parë dhe janë në funksion të përmirësimit të procedurës së votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Përkatësisht, në vendvotimet ku janë regjistruar një numër i madh i votuesve, ku disa vendvotime janë të grupuara në një vendvotim ose në vendvotimet ku më shumë votues do të presin në radhë për të votuar, këshillat zgjedhorë duhet të kujdesen për organizimin e votimit dhe për rendin, dhe mënyra se si:

  1. Anëtari ose zëvendës anëtari i Këshillit Zgjedhor të paraqitet para vendvotimeve, dhe nëse është e nevojshme edhe para objektit të votimit për të ndihmuar dhe drejtuar votuesit në vendvotimet e tyre të votimit, për vendosje më të lehtë dhe zvogëlimin e rendit të pritjes.
  2. Këshilli Zgjedhor të lirojë në mënyrë të vazhdueshme votuesit në vendvotim menjëherë pas përfundimit të identifikimit të votuesit të mëparshëm me pajisjet teknike, duke u kujdesur që të ketë në të njëjtën kohë vetëm një votues prapa secilit paravan të votimit.
  3. Identifikimin me shenjë gishti në pajisjen teknike (gjurmë gishti), Këshilli Zgjedhor të kryejë me një kontroll nga çdo gisht tregues (djathtas dhe majtas), dhe më pas nëse nuk konstaton përputhje të procedojë menjëherë me gjetjen (identifikimin) e votuesit nëpërmjet lexuesit MP3 pajisjes teknike ose duke vendosur numrin personal të identifikimit,
  4. Në të njëjtën kohë me identifikimin në pajisjen teknike, anëtari i Këshillit Zgjedhor që trajton ekstraktin nga Lista e Votuesve duhet të gjejë votuesin dhe të përgatisë për nënshkrim (ose vulosje) ekstraktin nga Lista e Votuesve.
  5. Për gjetjen më të shpejtë dhe më të lehtë të votuesve në ekstraktin nga Lista e Votuesve, Këshilli Zgjedhor mund të vendosë fletore për shënim (ngjitës-stikerë) në fletëvotim për secilën shkronjë fillestare të mbiemrit të votuesve.

Gjithashtu, si në raundin e parë, rekomandimet mbeten nëse ka turmë në vendvotim, këshilli zgjedhor të mos humbasë kohë duke shtypur raporte statistikore për daljen nga mjetet teknike, por ta bëjë atë me telefon në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve sipas numrit të votuesve të nënshkruar në listën e e votuesve që kanë votuar.

Meqë fushata zgjedhore përfundon në mesnatën e sotme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u ka bërë apel partive politike, kandidatëve dhe mediave që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe Kodin Zgjedhor.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë lirshëm. Votimi është i fshehtë, fletëvotimet janë të mbrojtura dhe nuk mund të keqpërdoren.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjithashtu kërkoi nga komisionet komunale zgjedhore dhe këshillat zgjedhorë që të veprojnë dhe të punojnë profesionalisht, me përgjegjësi, pa marrë parasysh çfarëdo përkatësie partiake. Ata janë të detyruar të respektojnë Kodin Zgjedhor, udhëzimet, aktet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe udhëzimet e marra në trajnime, për të zhvilluar një proces të rregullt zgjedhor, i cili është me interes të përbashkët për të gjithë.

Seanca e 36-të mbetet e hapur dhe publiku do të informohet në mënyrë plotësuese.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancë u miratua Vendimi për anulimin e ndryshimit të Udhëzimit për fletëvotimet e vlefshme dhe të pavlefshme nr.10-689/1 nga data 03.03.2020, miratuar me numër 08-3154/1 nga 26 tetori 2021.

Gjegjësisht, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në seancën e djeshme nuk e ka hequr vulën e fletëvotimit. Vulosja e fletëvotimit është e detyrueshme në pajtim me nenin 109 paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor. Kështu, çdo anëtar i Këshillit Zgjedhor që punon me fletëvotimet duhet të vendosë vulën në fletëvotim në vendin e parashikuar për vulën.

Ky ndryshim në Udhëzimin e zbatimit të nenit 110 të Kodit Zgjedhor, ka rezultuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Administrative ku ndër të tjera thuhet… “Në këtë kuptim është i papranueshëm, për shkak të lëshimeve të bëra nga anëtarët e Këshillit Zgjedhor, votuesit që kanë votuar dhe kanë shprehur vullnetin e tyre për të votuar, fletëvotimet e tyre të pavulosura të konsiderohen të pavlefshme”.

Konkretisht, Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut është ajo që i ka shpallur të vlefshme fletëvotimet pa vulë, e jo Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përkundrazi, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka theksuar dhe ka kërkuar nga anëtarët e këshillave zgjedhorë që të vulosin fletëvotimet.

Për këtë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ndryshoi Udhëzimin për fletëvotimet e vlefshme dhe të pavlefshme vetëm në pjesën ku thuhet se fletëvotimi është i pavlefshëm nëse nuk është i vulosur, me qëllim që të respektohet vullneti i votuesit nëse është bërë lëshim i qëllimshëm ose i paqëllimshëm nga Këshilli Zgjedhor. Njëkohësisht, theksohet se përcaktimi për fletëvotim të vlefshëm dhe të pavlefshëm përshkruhet në nenin 110 dhe nenin 115 të Kodit Zgjedhor, ndërsa procedura e votimit përcaktohet nga neni 109 i Kodit Zgjedhor, pra me ndryshimin e Udhëzimit nuk është shkelur asnjë nga nenet e përmendura të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu theksohet se në vetë fletëvotimin është shtypur numri i vendvotimit të cilit i përket fletëvotimi, gjë që parandalon çdo manipulim tjetër me të.

Duke pasur parasysh të gjitha reagimet e opinionit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve anulon ndryshimin e Udhëzimit për zbatimin e nenit 110 të Kodit Zgjedhor, përkatësisht për fletëvotim të vlefshëm dhe të pavlefshëm, me të cilin do të hyjë në fuqi Udhëzimi i mëparshëm.

Theksohet se këshillat zgjedhorë duhet të respektojnë në vazhdimësi dispozitën e nenit 109 paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor dhe duhet të vënë vulën në fletëvotim në vendin e paraparë për vulë.

Çdo lëshim në këtë pjesë do të trajtohet si lëshim në procedurë dhe nëse konstatohet funksionimi jo i duhur i Këshillit Zgjedhor, përkatësisht mosrespektimi i ndonjë pjese të procedurës dhe veçanërisht nenit 109 paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor do të jetë lëndë për procedim penal.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratua konkluzion për plotësim të Konkluzionit për njoftim për rezultate përfundimtare nga votimi për zgjedhje të anëtarëve të këshillit të komunave dhe të këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit, të mbajtura më 17 tetor 2021 për komunat përkatëse, me të cilin do të vërtetohen rezultatet përfundimtare nga votimi për zgjedhje të këshillave të komunave dhe për zgjedhjen e kryetarëve në komunat Kisella Voda dhe Pllasnicë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Vendim për përsëritje të votimit në Vendvotimin 0543, Dibër, për zgjedhje të anëtarëve të këshillit të komunës së Dibrës dhe për zgjedhje të anëtarëve të këshillit të komunës Shuto Orizarë dhe të këshillit të komunës së Qytetit të Shkupit në vendvotimin 2957/1 Shuto Orizarë, pasi Gjykata Administrative paraprakisht i pranoi paditë e parashtruesve të autorizuar të kundërshtimeve të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i refuzoi për këto vendvotime.

Gjithashtu, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi ndryshim të Udhëzimit për fletëvotime të vlefshme dhe të pavlefshme. Në lidhje me këtë, Komisioni gjithashtu në mënyrë plotësuese i njoftoi dhe u bëri thirrje këshillave zgjedhorë detyrimisht të veprojnë sipas nenit 109 paragrafi (2) dhe t’i vënë vulë çdo fletëvotimi, mirëpo nëse ka fletëvotime pa vulë, për të fletëvotimet e tilla do të veprohet në pajtim me nenin 115, ndërsа lidhur me nenin 110 të KZ dhe fletëvotimet e tilla do të jenë të vlefshme nëse vullneti i votuesit është shprehur në mënyrë të qartë.

Në seancë u miratuan kërkesa për pranim të autorizimit për vëzhgues të Zgjedhjeve Lokale 2021 të parashtruara nga Shoqata Federalistë të rinj evropianë, ambasada e Amerikës në Shkup dhe OSBE-ODIHR Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut në zgjehdje.

Seanca në mënyrë plotësuese do të vazhdojë për çka opinioni do të jetë i njoftuar.

Aktet e miratuara do të publikohen në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratua Konkluzion për njoftim të rezultatit përfundimtar nga votimi për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit të komunës dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, të mbajtura më 17 tetor 2021 për komunat përkatëse

Pas votimit të mbajtur më 17 tetor 2021 për rrethin e dytë që do të mbahet më 31 tetor 2021, do të votohet në gjithsej 44 komuna dhe për Qytetin e Shkupit.

Në pajtim me nenin 136 paragrafi (3) të Kodit zgjedhor është e nevojshme që Komisionet Komunale të Zgjedhjeve të shpallin menjëherë rezultatet përfundimtare të votimit të mbajtura më 17 tetor 2021, dhe brenda 24 orëve nga shpallja të njoftojnë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për shkak të nevojës që rezultatet përfundimtare të votimit të mbajtura më 17 tetor 2021 të publikohen në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Konkluza do të publikohet në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratua Vendimi për plotësim të Vendimit për ndarje të mjeteve për Komisionet Komunale Zgjedhore për realizim të Zgjedhjeve për anëtarë të këshillave komunal dhe të këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit, 17 tetor 2021, me të cilin, Komisioneve Komunale Zgjedhore u ndahen mjete për realizimin e ciklit të dytë zgjedhor, shumë mjetesh që përcaktohet në pajtim me numrin e vendvotimeve.

Gjithashtu, është miratuar edhe Vendimi për përcaktim të formës së vulës me numër të vendvotimit që e përdorin vendvotimet gjatë realizimit të votimit, që paraprakisht me aktvendim të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë përjashtuar nga përdorimi.

Në seancë është vendosur për kundërshtimet të parashtruara nga paraqitës së listës së kandidatëve në procedurën për votim, mbledhje dhe verifikim të rezultateve nga votimi.

Përkatësisht, në afatin e përcaktuar ligjor, në pajtim me nenin 148 të Kodit Zgjedhor, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë parashtruar kundërshtime nga më tepër paraqitës të listave edhe atë VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Përtëritje e Maqedonisë”, Koalicioni – Më të mirën për komunën time të udhëhequr nga LSDM, Koalicioni – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja – Me vendosmëri për ndryhsime, Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni, E Majta dhe Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga ‘Partia Jote’ është parashtruar kundërshtim për mosrespektimin e dispozitave për aktivitetet dhe kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore, mirëpo për shkak se nuk është parashtruar në afatin e përcaktuar ligjor është hedhur poshtë unanimisht. Gjithashtu edhe Kërkesa për këqyrje në fletëvotimet e pavlefshme e parashtruar nga Maqedonia e Vetme, është parashtruar jashtë afatit ligjor.

Kundërshtimet e parashtruara nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni ‘Përtëritje e Maqedonisë’, Koalicioni – Më të mirën për komunën time të udhëhequr nga LSDM, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një pjesë nga Koalicioni – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, nga ana e paraqitësve të autorizuar të listave me njoftim me shkrim janë tërhequr.

Kundërshtimet tjera Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i refuzoi për shkak se nuk janë bazuar me fakte dhe prova. Parashtruesit e kundërshtimeve nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën dhe mundësinë që ofrohet në pajtim me Kodin Zgjedhor të veprohet në rast të parregullsive eventuale në procesin zgjedhor, të evidentohen vërejtje të tyre për parregullsi eventuale nëse janë evidentuar nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar në procesverbalet e këshillave zgjedhorë ose të komisioneve komunale të zgjedhjeve, si për procedurën e votimi ashtu edhe për mbledhjen dhe verifikimin e rezultateve.

Në shtojcë të kundërshtimeve është dorëzuar provë përkatëse për të dhënat që janë paraqitur në ato, ndërsa në Procesverbalin nr. 16 dhe Procesverbalin nr. 21 për secilin vendvotim që është lëndë e kundërshtimit, nuk kishte vërejtje nga asnjë anëtar i këshillave zgjedhorë, as nga përfaqësuesit e autorizuar të paraqitësve të listave (në pajtim me nenin 116 paragrafi (3) i Kodit Zgjedhor), që gjithashtu është konstatuar pas kontrolleve dhe këqyrjeve të shumëfishta në procesverbalet nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu nuk është vepruar edhe në pajtim me nenin 117 paragrafi (6) ku është thënë që nëse vërejtjet e përfaqësuesve të paraqitësve të listave nuk janë evidentuar në procesverbal, ata kanë të drejtë t’i dorëzojnë ato në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në afat prej 5 orësh nga përpilimi i procesverbalit dhe ato vërejtje në pajtim me dispozitat nga neni 116 paragrafi (3) të jenë bazë për kundërshtim.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në vazhdimin e seancës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u shqyrtuan kundërshtimet e parashtruara nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Përtëritje e Maqedonisë” për fushatën gjatë heshtjes zgjedhore, në pajtim me nenin 69–а të Kodit Zgjedhor. Në të dhënat për dy kundërshtimet bëhet fjalë për aktivitete dhe veprime nga ana e kandidatëve për kryetar komune që i kanë publikuar në rrjetet sociale, ndër të cilët, njëri nga kandidatët në rrjetin social personal. Statusi në rrjetet sociale nuk është i përkufizuar dhe i përfshirë në Kodin Zgjedhor që donë të thotë se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mund të merr qëndrim objektiv dhe të veprojë lidhur me raste të këtilla. Gjithashtu, kundërshtimi për komunën Gjorçe Petrov ka të bëjë me një postim që është publikuar gjatë fushatës zgjedhore, derisa ende nuk ka filluar heshtja zgjedhore.

Në pajtim me të lartpërmendurën, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njëzëri i refuzoi kundërshtimet e parashtruara.

Njëkohësisht, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi që seanca nuk është transmetuar drejtpërsëdrejti për shkak se kapacitetet hapësinore dhe kushtet teknike nuk janë të plotësuara për këtë, për shkak të pranimit të pajisjeve për identifikim teknik të votuesve, të cilat komisionet komunale zgjedhore i dorëzojnë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, u pranuan kërkesat për marrjen e autorizimit për vëzhgues për Zgjedhjet Lokale 2021 të parashtruara nga Alxhezira Ballkan – korrespondenca Shkup, Civil,  Parandalimi qytetarë “Parandalim gjatë zgjedhjeve” dhe plotësimi nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Bosnjës e Hercegovinës.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i përjashtoi anëtarët të këshillave të veçanta zgjedhore të cilët plotësonin kushtet për t’u përjashtuar dhe në përputhje me të realizoi zgjedhje të rastit për kryetarë dhe anëtarë të këshillave të veçanta zgjedhore që do të zbatojnë votimin e personave që janë në karantinë shtëpiake, për shkak të testit pozitiv me Kovid-19 dhe personave të cilëve u është caktuar masë e vetizolimit.

Në seancë u miratua Vendimi për përcaktimin e formës së 183 vulave me numrin e vendvotimeve që i përdorin këshillat zgjedhore gjatë zbatimit të votimit ndërsa ato janë vënë jashtë përdorimit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi për aktivitetet përfundimtare të ndërmarra pak para ditës së votimit:

  • Për kryetarët dhe nënkryetarët do të realizohen trajnime shtesë për përdorimin e pajisjes për identifikimin biometrik të votuesve, të cilat planifikohen të përfundojnë deri më 15 tetor 2021. Është e nevojshme që të gjithë të marrin pjesë në trajnime, ndërsa punëdhënësit të lirojnë personat e lartpërmendur nga përgjegjësitë e tyre të punës për kohëzgjatjen e trajnimeve.
  • Në ditën e zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve siguroi persona IT për mbështetje teknike për përdorim të pajisjeve për identifikimin biometrik të votuesve, ku një pjesë e të cilëve janë siguruar përmes Dermalog-ut, një pjesë përmes bazës së të dhënave në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe një pjesë përmes Thirrjes Publike, me këtë të gjitha komisionet komunale të zgjedhjeve do të kenë një numër adeukas të personash të IT-së, sipas numrit të vendvotimeve.
  • Materiali zgjedhor është i Kompletuar. Materiali jo i besueshëm i votimit tashmë po i dorëzohet Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, ndërsa materiali i besueshëm zgjedhor do të dorëzohet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjever me përcjellje policore më 14 tetor 2021 (e Enjte). Pajisjet biometrike për identifikimin e votuesve do të dorëzohen më 15 tetor 2021 (e Premte), gjithashtu të shoqëruar nga policia. Materiali zgjedhor do të sigurohet vazhdimisht nga anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
  • Pajisjet për identifikimin biometrik të votuesve janë të mbushura me të dhënat e marra nga Ministria e Punëve të Brendshme. Të dhënat në to janë të koduara, ruajtja dhe transmetimi i të dhënave sigurohet me procedura të përshtatshme dhe ato nuk mund të abuzohen në asnjë fazë. Kjo vlen për të dhënat e qytetarëve që do të dalin për të votuar si dhe për të dhënat e atyre qytetarëve që nuk do të dalin për të votuar.
  • Pajisja për identifikimin biometrik të votuesve i regjistron të gjitha veprimet dhe përpjekjet për të identifikuar secilin votues dhe i mban ata të mbrojtur në formën e rlogove. Për të mbrojtur procesin e votimit dhe mbrojtjen e të drejtës së votës, nëse ka të dyshuar për abuzime të mundshme nga votuesit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të jetë në gjendje të krahasojë të gjitha gjurmët e gishtërinjve të qytetarëve që kanë votuar me shenjat e gishtërinjve në bazën e të dhënave në nivel shtetëror. Kjo do të thotë se çdo përpjekje e mundshme për manipulim do të zbulohet dhe rregulli ligjor “një votues=një votë” do të sigurohet.
  • Nëse ndonjë person përpiqet të votojë dy herë në të njëjtin vendvotim, ose nëse ai / ajo përpiqet të votojë përsëri në një vendvotim tjetër, përpjekja e tij / saj do të regjistrohet në pajisje dhe më vonë personi do të identifikohet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Sanksionet penale për këtë janë të mëdha.
  • Pas mbarimit të votimit, të dhënat nga pajisjet biometrike të identifikimit do të zbrazen sipas procedurës së përcaktuar dhe do të fshihen brenda afatit të caktuar. Procedura do të përsëritet për komunat ku do të zhvillohet votimi në raundin e dytë.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi se votimi për të sëmurët dhe të pamundurit do të bëhet më 16 tetor 2021 (e Shtunë). Gjithsej 7891 persona për të sëmurët dhe të paaftë paraqitën kërkesë në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për të votuar, nga të cilët 3.545 persona janë pranuar deri më tani, dhe 283 persona janë refuzuar. Përpunimi i kërkesave nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve është ende në vazhdim.

Më 16 tetor 2021 (e Shtunë), votojnë edhe personat që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të Kovid-19 dhe personat të cilëve u është caktuar masë vetizolimi dhe brenda afatit të përcaktuar me ligj, janë regjistruar për të votuar gjithsej 476 persona.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb-faqen zyrtare të internetit.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Me qëllim që të sigurohet shqyrtim dhe marrje e vendimeve të pavarura, të paanshme dhe të drejta për kundërshtimet, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Udhëzim për mënyrën dhe procedurën e zgjidhjes së kundërshtimeve që janë në kompetencë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, përmes të cilit rregullohet forma dhe përmbajtja e kundërshtimit dhe kushtet minimale, mënyra e parashtrimit dhe regjistrimit të kundërshtimit, mënyra e propozimit dhe kontrollimit të provave, shqyrtimi i materialit zgjedhor, njoftimi i parashtruesit të kundërshtimit dhe publikut, procedurat e analizës dhe vendimmarrjes sipas kundërshtimeve, anulimi dhe përsëritja e votimit, procedura për monitorimin operacional të kundërshtimeve dhe qasja në bazën e të dhënave, mënyra e ruajtjes dhe arkivimit të kundërshtimeve, dokumenteve, materialit zgjedhor dhe çështje të tjera me rëndësi ligjore për mbrojtjen e procesit zgjedhor, në lidhje me kundërshtimet e parashtruara prej zgjedhësve dhe përfaqsuesve të autorizuar të parashtruesve të listave të kandidatëve në pajtim me nenin 69-a, 108-b, paragrafi 3, 148, 149 paragrafi 2 dhe 149-a të Kodit zgjedhor, ndërsa në lidhje me nenin 147, 147-a dhe nenin 151 të Kodit zgjedhor. Në këtë drejtim, u arsyetuan pjesët e Rregullores për mënyrën e veprimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për kontrollimin e të dhënave në pajisjet për identifikimin biometrik të votuesve, që është bazë për vendimmarrje në përputhje me ndryshimet në Kodit Zgjedhor.

Të dhënat e gjurmëve të gishtërinjve nga sistemi zgjedhor i dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nga Ministria e Punëve të Brendshme për identifikimin biometrik të votuesve në ditën e zgjedhjeve ruhen në një sistem qendror të instaluar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Ato do të importohen në pajisjet për identifikimin biometrik të votuesve që përdoren në ditën e përcaktuar për votim, dhe pas përfundimit të votimit, pajisjet u kthehen Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe ato i kthejnë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ku 10 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.në zgjedhje, gjurmët e gishtërinjve fshihen përgjithmonë. Për atë qëllim, në seancë u miratua Udhëzimi për mënyrën dhe procedurën e ruajtjes, përpunimit dhe fshirjes së të dhënave të shenjave e gishtërinjve nga Lista zgjedhore.

Meqenëse Zgjedhjet lokale 2021 do të mbahen në kushte pandemie për shkak të Koronavirusit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Rekomandimet obligative për mbrojtje shëndetësore gjatë procesit zgjedhor dhe konkludoi që ato t’i paraqesë në Komisionin për Sëmundjet Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në seancë u pranuan kërkesat për marrjen e autorizimit për vëzhgues për Zgjedhjet lokale 2021 të paraqitura nga disa organizata dhe ambasada, kështu që deri në seancën e sotme për këto zgjedhje Komisioni Shtetëror Zgjedhor lëshoi gjithsej 1040 akreditime.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve realizoi zgjedhje të rastëstit për kryetar dhe anëtar të këshillave të veçanta zgjedhore që do të zbatojnë votimin e personave që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv me Kovid-19 dhe personave të cilëve u është caktuar masa e vetëizolimit.

Sa i përket paraqitjes për votim të këtyre personave, përveç mënyrave ekzistuese të paraqitjes, është e mundur që ata të bëjnë të njëjtën gjë përmes aplikacionit https://izolacija.sec.mk.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në faqen zyrtare të internetit.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Udhëzim për mënyrën dhe procedurën e zgjidhjes së kundërshtimeve në kompetencë të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve

Udhëzues për mënyrën dhe procedurën për ruajtjen, përpunimin dhe fshirjen e të dhënave të gjurmëve të gishtave nga lista zgjedhore

Skip to content