Më 10 mars 2022, përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut realizuan takim me ministrin e Drejtësisë Nikolla Tupançeski, në të cilin u nënshkrua marrëveshja për shkëmbimin e të dhënave me organet dhe institucionet shtetërore.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbështet lidhjen e institucioneve shtetërore përmes mjeteve të TIK-ut për të lehtësuar procesin dhe për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin dhe qasjen në informacion. Për këtë qëllim, palët kontraktuese ranë dakord të marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për ndërlidhjen dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve gjyqësore, organeve shtetërore dhe institucioneve përmes Platformës kombëtare për ndërveprueshmëri.

Bashkëpunimi i realizuar ndërmjet institucioneve do të kontribuojë në lehtësimin e procesit zgjedhor me marrjen më të shpejtë të të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme për votuesit, me qëllim përditësimin e Listës zgjedhore, si dhe marrjen e të dhënave nga gjykatat në lidhje me aftësinë e punës së qytetarëve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Thirrje publike për kontroll të të dhënave në Listën zgjedhore për Zgjedhjet për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të komunës së Qendër Zhupës më 17 prill 2022

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i njofton radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe medit elektronike (portalet e internetit), që do të sigurojnë reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore në Zgjedhjet për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të komunës së Qendër Zhupës në vitin 2022, se janë të obliguar të regjistrohen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në afat prej 3 ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve.

Radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portalet e internetit) dorëzojnë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve “Kërkesë për regjistrim në regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (portalet e internetit)”, detyrimisht të bashkangjitur në shtojcë gjendjen rrjedhëse të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut jo më të vjetër se 30 ditë.

Kërkesat për regjistrim me gjendjen rrjedhëse të bashkangjitur parashtrohen në mënyrë elektronike në adresën elektronike: [email protected] ose në arkivin e KSHZ-së në bulev.”Kirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup (jo më vonë se ora 24:00 më datë 07 shkurt 2022).

Në bazë të kërkesave të dorëzuara për regjistrim, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të përgatisë “Regjistër të radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (portalet e internetit)” të cilët do të ofrojë shërbime të reklamave të paguara politike gjatë Zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të komunës së Qendër Zhupës në vitin 2022. Regjistri me kërkesat e parashtruara dhe të pranuara për regjistrim në regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portalet ) do të publikohet publikisht në ueb faqen e Komisionit.

Radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit) janë të obliguar që në afat prej pesë ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të përcaktojnë listat e çmimeve për reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor (jo më vonë se data 9 shkurt ora 24:00).

Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit në përputhje me Udhëzimin e miratuar për mënyrën dhe procedurën për konfirmimin e çmimit të arritur mesatar për reklamim të paguar politik nr.11-281/1 të datës 04.02.2022 nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve janë të obliguar që listat e çmimeve për reklamat e paguara politike për çdo media veç e veç t’i aplikojnë edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe në këtë rast çmimi mesatar (mesatarja aritmetrike) për sekondë për një ditë të fituar sipas periudhave të ndryshme të çmimeve dhe reklamave si më poshtë: Periudha 1 – nga ora 00:00 deri në ora 08:00, Periudha 2 – nga ora 08:00 deri në ora 16:00 dhe Periudha 3 – nga ora 16:00 deri në ora 24:00 për radiodifuzerët për reklama të pagaura politike, si dhe çmimi i qirasë së hapësiës reklamuese. në median e shtypit nuk duhet të tejkalojë çmimin e përgjithshëm mesatar të reklamimit të çdo radiodifuzeri të llogaritur veçmas në pesë ciklet e fundit zgjedhore të mbajtura në nivelin gjithë territorit të shtetit, ndërsa për mediat elektronike (portalet e internetit) çmimin qirasë së hapësirës reklamuese në portalin e internetit për reklamim të paguar politik nuk duhet të tejkalojnë çmimin mesatar të reklamimit të llogaritur për pesë ciklet e fundit zgjedhore.

Për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit) që nuk kanë marrë pjesë në të gjitha 5 ciklet e kaluara zgjedhore, çmimi për reklamim të paguar politike nuk mund të tejkalojë çmimin mesatar të reklamimit të llogaritur në pesë ciklet e fundit zgjedhore.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i obliguar që t’i konfirmojë dhe publikojë në ueb faqen e tij listën e çmimeve të dorëzuara me çmimet mesatare të llogaritura të verifikuara nga radiodifuzerët dhe mediat e shtypit, si dhe t’i publikojë listat e çmimeve me çmimet e verifikuara nga mediat elektronike (portalet e internetit ), në pajtim me nenin 75-gj paragrafi (3) dhe (9) të Kodit zgjedhor, në afat prej 10 ditësh nga skadimi i afatit për dorëzimin e listave të çmimeve të përcaktuara në paragrafin (3) të këtij neni.

Nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstaton parregullsi në listat e çmimeve të radiodifuzerëve dhe mediave të shtypit, e njofton median përkatëse që brenda 72 orëve nga marrja e njoftimit të bëjnë korrigjimin e listës së çmimeve.

Arkiva e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të bëjë pranimin e kërkesave për regjistrim në Regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portale) më datë 06.02.2022 (e diel), nga ora 10:00 deri në orën 18:00..


KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Njoftim për regjistrim dhe dorëzim të listave të çmimeve të mediave për reklamim të paguar politik

Në seancë u miratua Plotësimi i Konkluzionit për njoftimin për rezultatet përfundimtare nga votimi për zgjedhje të kryetarëve të komunave dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit, pas rrethit të mbajtur të dytë zgjedhor më 31 tetor 2021, për komunat përkatëse.

Përkatësisht, pas përfundimit të procedurës për kundërshtime të parashtruara për procedurën e votimit, përmbledhjes dhe verifikimit të rezultateve, u vërtetuan rezultate përfundimtare nga votimi për zgjedhje të kryetarëve të komunave Zhelinë, Bërvenicë, Studeniçan dhe Staro Nagoriçane.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Pas njoftimit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut se është konstatuar ndërprerja e mandatit të deputetëve të zgjedhur për kryetarë të komunave, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i cili zbaton procedurën në pajtim me Kodin zgjedhor njoftoi kandidatët nga listat e kandidatëve për deputetë që vijnë në vend të deputetëve të cilëve u ka përfunduar mandati.

Kandidatët Toni Jarevski, Zoran Kocevski, Dragan Kovaçki dhe Gracia Bakraçeska nga lista e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të parashtruesit të autorizuar VMRO-DPMNE dhe Koalicionit “Përtëritja e Maqedonisë” dhe kandidatët Lubica Spasova dhe Dragolub Filiposki nga lista e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të parashtruesit të autorizuar Koalicionit Mundemi, nënshkruan deklarata për pranimin e kandidaturës, me të cilën në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u konstatua se bëhen deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për pjesën e mbetur të mandatit në pajtim me nenin 153 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi dhe I dorëzoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Raportin për punët e ndërmarra në përputhje me nenin 153 të Kodit zgjedhor, për pranimin e pjesës së mbetur të mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa deputetëve të rinjë u ndau certifikatat.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratua Plotësimi i konkluzionit për njoftimin për rezultatet përfundimtare nga votimi për zgjedhje të kryetarëve të komunave dhe të kryetarit të Qytetit të Shkupit, pas ciklit të dytë të mbajtur zgjedhor më 31 tetor 2021, për komunat përkatëse.

Në seancë u shqyrtua dhe u vendos për kundërshtime të parashtruara nga paraqitës të listave të kandidatëve në procedurën për votim, mbledhje dhe verifikim të rezultateve nga votimi.

Në afatin e përcaktuar ligjor, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë parashtruar kundërshtime nga më shumë paraqitës të listave edhe atë Bashkimi i Përhershëm Radikal Maqedonas BPRM, Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI dhe Grupi i zgjedhësve “Enver Pajaziti”.

Përkatësisht, meqë kundërshtimet e parashtruara nga Bashkimi i Përhershëm Radikal Maqedonas BPRM, nuk janë parashtruar në pajtim me nenin 148 të Kodit Zgjedhor, përkatësisht nuk janë parashtruar nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar dhe janë dorëzuar në komisionin komunal të Zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i refuzoi njëzëri.

Një pjesë e kundërshtimeve të parashtruara nga Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI dhe të gjitha kundërshtimet e parashtruara nga Grupi i zgjedhësve “Enver Pajaziti” janë refuzuara njëzëri për shkak se nuk janë mbështetur me fakte dhe prova. Në konstatimet në kundërshtimet nuk kishte asnjë arsyetim për konstatimet për mospërputhje në të dhënat nga procesverbalet,ndërsa në procesverbalet dhe ditaret e ngjarjeve, nuk kishte vërejtje nga përfaqësues të autorizuar të paraqitësve të listave ose anëtarëve apo zëvendësve të këshillave zgjedhorë.

Lidhur me këtë është theksuar që parashtruesit e kundërshtimeve nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën dhe mundësinë që ofrohet në pajtim me Kodin Zgjedhor për t’uj vepruar në rast të parregullsive eventuale në procedurën e votimit dhe mbledhjes së rezultateve, të shënohen vërejtje për parregullsi eventuale nëse janë evidentuar.

Gjithashtu, në shtojcë të kundërshtimeve nuk janë dorëzuar fakte ose prova tjera për konstatimet që janë paraqitur në ato (në pajtim me nenin 116 paragrafin (3) të Kodit Zgjedhor), diçka që është konstatuar pas kontrolleve dhe këqyrjeve të shumëfishta në procesverbalet dhe materialin tjetër të besueshëm zgjedhor nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Lidhur me kundërshtimet e parashtruara nga Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, nga Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve në pajtim me nenin 148 paragrafi (3) i Kodit Zgjedhor, ndërsa në lidhje me nenin 108-а pika 10 e ligjit të njëjtë, pas propozimit të anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është zbatuar kontroll në materialin votues, por është konstatuar se të gjitha të dhënat përputhen, ndësa konstatimet në kundërshtimet nuk janë të bazuara dhe ato janë refuzuar.

Vetëm në lidhje me kundërshtimet e parashtruara nga Bashkimi Demokratik për Integrim, për Vendvotimin 2107 Zhelinë, është konstatuar që një person ka votuar me letërnjoftim të pavlefshëm, ndërsa në Raportin nga pajisja për identifikim biometrik të votuesve nuk përputhen të dhënat nga Procesverbali nr. 16 dhe konform kësaj, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e pranoi kundërshtimin dhe e anuloi votimin në këtë vendvotim.

Aktet e miratuara do të publikohen në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në senacë u miratua Konkluzioni për njoftimin për përfundimin e rezultateve të votimit për zgjedhje  të kryetarëve të komunave dhe kryetarit të qytetit të Shkupit, pas rrethit të dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 31 tetor 2021, për komunat përkatëse, si dhe Plotësim i konkluzionit për raportimin e përfundimit të rezultateve nga votimi për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit të Komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit, pas rivotimit në rrethin e parë nga 31 tetor 2021, për komunat përkatëse.

Konkluzionet e miratuara do të publikohen në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content