Mbledhja e nënshkrimeve fillon ditën e dhjetë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve dhe zgjat 15 ditë.
Mbledhja e nënshkrimeve fillon më 23 shkurt dhe zgjat deri më 8 mars në orën 24:00.
Gjatë mbledhjes së nënshkrimeve, Seksionet dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, do të punojnë çdo ditë në periudhën e paraqitur, pa ndërprerë në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 20:00 ditën e ardhshme, përkatësisht 8 mars deri në orën 24:00.
Iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve për përkrahje të përkrahje të listës së parashtruar për kandidat për President të Republikës dhe për listë të parashtruar për kandidatë për deputetë kur lista është e parashtruar nga “grup i zgjedhësve” iniciohet me dorëzim të Njoftimit dhe Deklaratës (https://drive.google.com/file/d/1QpAHy23Hpuja0Ndt_gp3PWbrJk_LRwMY/view) në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, nga kandidati i propozuar, përkatësisht personi i autorizuar nga ai me autorizim të përgjithshëm të vërtetuar në noter.
Autorizimi i përgjithshëm që e jep kandidati për të cilin mblidhen nënshkrime vlen edhe për dërgimin e njoftimit dhe të deklaratës në KSHZ si dhe dërgimin e formularëve përkatës në seksionet dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, shikim në nënshkrimet e paraqitura për listën për kandidat për të cilën janë të autorizuar dhe marrje të formularit me nënshkrimet e mbledhura.
Personi i autorizuar nga parashtruesi i iniciativës, mund të autorizojë person tjetër për çdo seksion dhe zyrë rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, që në emër të tij t’i kryen aktivitetet e cekura me autorizime të veçanta. Autorizimet duhet të vërtetohet në noter, origjinali i autorizimit u dërgohet seksioneve dhe zyrave rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kopjen e mban parashtruesi.
Në njoftimin shënohet që do të mblidhen nënshkrime për përkrahje dhe ceket në cilat seksione dhe zyra rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe noterë do të mblidhen nënshkrimet.
Seksionet dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ( https://www.sec.mk/kontakti/ )
Seksioni rajonal Gjevgjeli, kompetent për komunën Gjevgjeli, Dojran dhe komunën Bogdanci
Zyra Vallandovë, kompetente për komunën Vallandovë
Seksioni rajonal Kërçovë, kompetent për komunën Kërçovë
Zyra Makedonski Brod kompetente për komunat Makedonski Brod dhe Pllasnicë
Seksioni rajonal Koçani, kompetent për komunat Koçani, Çeshinovë – Obleshevë dhe komunën Zërnovci
Zyra Vinicë kompetente për komunën Vinicë
Seksioni rajonal Berovë, kompetent për komunat Berovë dhe Pehçevë
Zyra Dellçevë kompetente për komunat Dellçevë dhe Makedonska Kamenica
Seksioni rajonal Ohër, kompetent për komunat Ohër dhe Debarcë
Seksioni rajonal Strugë, kompetent për komunën Strugë dhe Vevçani
Zyra Dibër kompetente për komunat Dibër dhe Qendra Zhupë
Seksioni rajonal Strumicë, kompetent për komunat Strumicë, Novo Sellë, Vasilevë dhe Bosilovë
Zyra Radovish kompetente për komunat Radovish dhe Konçe
Seksioni rajonal Veles, kompetent për komunat Veles, Çashka dhe Gradsko
Zyra Kavadarci kompetente për komunat Kavadarci dhe Rosoman
Zyra Negotinë kompetente për komunat Negotinë dhe Demir Kapi
Seksioni rajonal Shtip, kompetent për komunat Shtip dhe Karbinci
Zyra Probishtip kompetente për komunën Probishtip
Zyra Shën Nikole kompetente për komunat Shën Nikole dhe Llozovo
Seksioni rajonal Manastir, kompetent për komunat Manastir, Novaci dhe Mogillë
Zyra Resnjë kompetente për komunën Resnjë
Zyra Demir Hisar kompetente për komunën Demir Hisar
Seksioni rajonal Gostivar, kompetent për komunat Gostivar, Vrapçishtë dhe Mavrovë e Rostushë
Seksioni rajonal Kumanovë, kompetent për komunën Kumanovë, Likovë dhe Stari Nagoriçani
Zyra Kriva Pallankë kompetente për komunat Kriva Pallankë dhe Rankovcë
Zyra Kratovë kompetente për komunën Kratovë.
Seksioni rajonal Prilep, kompetent për komunat Prilep, Dollnenin dhe Krivogashtani.
Zyra Krushevë kompetente për komunën Krushevë.
Seksioni rajonal Tetovë, kompetent për komunat Tetovë, Tearcë, Bërvenicë, Bogovinjë, Zhelinë dhe Jegunovcë.
Seksioni rajonal Karposh, kompetent për komunat Karposh, Gjorçe Petrov dhe Saraj.
Seksioni rajonal Qendër, kompetent për komunat Qendër dhe Aerodrom
Seksioni rajonal Çair, kompetent për komunat Çair, Butel, Shuto Orizarë dhe Çuçer Sandevë
Seksioni rajonal Gazi Baba, kompetent për komunat Gazi Baba, Haraçinë, Petrovec dhe Ilinden
Seksioni rajonal Kisella Voda, kompetent për komunën Kisella Voda, Studeniçan, Zelenikovë dhe Sopishtë
Nënshkrimet grumbullohen në formularë të përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe publikohen në internet faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve https://www.sec.mk/. në “PJESËMARRËS NË ZGJEDHJE” në pjesën “ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2024” përkatësisht “ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2024”
Për mbledhjen e nënshkrimeve për propozim të kandidatit për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të propozuar nga një GRUP I ZGJEDHËSVE – është formulari numër 1b https://docs.google.com/document/d/1RpyQVPx7qZPuBRupIdusfRTD9y7wE9JY/edit
Për mbledhjen e nënshkrimeve për propozim të kandidatëve për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për listë të kandidatëve të propozuar nga grup i zgjedhësve – është formulari numër 2
https://docs.google.com/document/d/1jQA0rlJd33CXfbkJ2e1fPdUX3S9EZmxS/edit Secili parashtrues i listës së kandidatëve e ka për detyrë që vet ta plotësojë formularin.
Rregullore për rregullimin e procedurës për për mbledhjen e nënshkrimeve dhe mënyrën e përcaktimit të noterëveKOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE