[ux_banner height=”250px” bg=”10900″ link=”https://drive.google.com/file/d/0B8ZpCwro9h-zVlJDZXhaQm4yUjg/view” text_color=”dark” text_width=”90%” text_align=”center” text_pos=”full-width far-bottom” text_bg=”#FFF” padding=”1px” parallax=”0″ parallax_text=”0″]

KODEKSI PËR ZGJEDHJE KORREKTE DHE DEMOKRATIKE

[/ux_banner]

 

Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, në pajtim me dispozitat e Kodit zgjedhor nënshkruan Kodeks për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Ky Kodeks këtë vit përherë të parë u organizua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ku duke pasur parasysh rëndësinë e nënshkrimit të këtij Kodeksi për nisje pozitive të fushatës zgjedhore organizoi pritje soleme ku u relizua gjatë firmosjes.Pritja soleme u mbajtë sot më 20 nëntor, me fillim në ora 14, në sallën e madhe të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.
Në pritje soleme morrën pjesë gjithë liderët e kolicioneve dhe të partive politike dhe e firmosën Kodeksin, me të cilën riafirmuan përpjekjen e partive të tyrew dhe koalicioneve për zgjedhje korrekte dhe demokratike
Në pritje soleme të pranishëm ishin gjithë nënshkruesit e Kodeksit për zgjedhje korrekte dhe demokratike- kryetarët e partive politike pjesëmmarrëse në zgjedhje, si dhe kori diplomatik në Republikën e Maqedonisë

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 17.11.2016, miratoi

 

KONKLUZË
PËR LISTAT E KONFIRMUARA TË KANDIDATËVE TË CILËT DO TË MARRIN PJESË NË ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE PËR DEPUTETË NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË – 11 DHJETOR 2016

Në zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë 11 dhjetor 2016 do të marrin pjesë këto 6 parti politike dhe 5 koalicione me 58 lista të kandidatëve në këto njësi zgjedhore…(më shumë)

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në bazë të nenit 31 paragrafi 2 alinea 2 të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 51/11,, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 dhe 142/16), në seancën e mbajtur më 15.11.2016 miratoi këtë

 

UDHËZIM
për zbatimin e nenit 165 paragrafi 3 të Kodit zgjedhor

Neni 165 paragrafi 3

,,(3) Vendvotim nuk mund të caktohet në vendbanim ku jetojnë më pak se dhjetë votues dhe PDK ku janë paraqitur më pak se dhjetë votues për votim .,,

1.Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në pajtim me të dhënat e Listës zgjedhore, konstatoi se nga gjithsejt 3480 vendvotime në vend në 64 prej tyre – në rajonet e 24 komisioneve komulale të zgjedhjeve janë evidentuar më pak se 10 votues dhe atë…(më shumë)

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në pajtim me nenin 49 dhe 49 a, paragrafi 1 të Kodit zgjedhor, pas mbarimit të shikimit publik („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 51/11,, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 dhe 142/16) dhe nenit 34 të Rregullores së përkohshme, në seancën e mbajtur më 17.11.2016 miratoi këtë

 

KONKLUZË
për përcaktimin e gjendjes në Listën zgjedhore pas mbarimit të shikimit publik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 11.12. 2016

1. Konfirmohet Lista zgjedhore pas shikimit publik.
Pas kryerjes së ndryshimeve e të dhënave në Listën zgjedhore të krijuara gjatë kohës së shikimit publik, gjendja e Listës zgjedhore është si në vijim…(më shumë)

Në pajtim me nenin 31 paragrafi 2 pika 44 dhe nenit 88 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 51/11,, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 dhe 142/16), ndërsa në pajtim me nenin 34 të Rregullores së përkohshme të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, numër 01-1089/1 të datës 04.07.2016 dhe në lidhje me Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, numër 09-4469/1 të datës 18.10.2016, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 01.11.2016 miratoi

 

VENDIM
për shpërndarjen e mjeteve për shpenzime xhiruese dhe shpenzime për transport të komisioneve komunale zgjedhore, për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 11.12.2016

1. 80 komisioneve komunale zgjedhore ju aprovohen mjete financiare në shumë totale prej 334.000 denarë, kompenzim për shpenzime xhiruese dhe 1.320.000 denarë për shpenzime transporti, për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 11.12.2016.
2. Mjetet sigurohen nga llogaria e rregullt e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, nga artikulli 02004, nga mjetet për aktivitete zgjedhore, sipas pasqyrës në vijim…(më shumë)

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të caktuara për tu mbajtur më 11 dhjetor të këtij viti do të fillojë më 21 nëntor (e hënë).
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve rikujton se nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në fillimin e fushatës zgjedhore, radiodifuzerët dhe mediumet e shkruara nuk guxojnë të emitojnë, përkatësisht të publikojnë reklamime politike.

Gjithashtu, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në mbarimin e tyre, radiodifuzerët, mediumet e shkruara dhe mediumet elektronike (internet portalet) nuk guxojnë të emitojnë, përkatësisht të publikojnë reklama të financuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, nga buxhetet e komunave dhe të Qytetit të Shkupit dhe të gjithë personave të tjerë, të cilëve me ligj u është deleguar kryerja e autorizimeve publike.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, për shkelësit e këtyre dispozitave do të inicojë ngritjen e procedurave përkatëse në pajtim me kompetencat e tij. Shumat e gjobave për shkeljet e tilla janë të përcaktuara në nenin 181 dhe 182 të Kodit zgjedhor.

Ju njoftojmë se komisioni komunal i zgjedhjeve, në pajtim me nenin 38 paragrafi 5 të Kodit zgjedhor me qëllim që të respektohet përfaqësimi përkatës, është i detyruar ti pranojë propozimet për anëtarë dhe zëvendës anëtarë të këshilleve zgjedhore nga partitë politike të opozitës dhe mazhorancës edhe në situatat kur listat me propozime ose zëvendësime të kandidatëve më veç të propozuar, partitë politike i kanë dorëzuar jashtë afateve të parashikuara në Kalendarin e fateve për kryerjen e veprimeve zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, 18 tetor – 11 dhjetor 2016…(më shumë)

Në pajtim me nenin 45 paragrafi 3, nenin 50-a paragrafi 7 dhe 8 dhe nenin 165 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 51/11,, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 dhe 142/16) dhe nenin 34 të Rregullores së përkohshme, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve pas shqyrtimit të raportit përfundimtar në lidhje me fletëparaqitjet e parashtruara me të cilët qytetarët janë paraqitur për të realizuar të drejtën e tyre të votës jashtë vendit, pas mbarimit të shikimit publik. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 14.11.2016 miratoi këtë

 

KONKLUZË
për miratimin e raportit në lidhje me fletëparaqitjet e parashtruara me të cilat qytetarët janë paraqitur për votim në përfaqësitë diplomatiko-konsulare dhe zyrat konsulare të Republikës së Maqedonisë pas mbarimit të afatit për paraqitje

1. Pas mbarimit të afatit për parashtrimin e fletëparaqitjeve në nenin 50-a paragrafi 8 të Kodit zgjedhor, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve verifikoi se 20.629 qytetarë i kanë plotësuar kushtet për realizimin e të drejtës së tyre për votim në 49 përfaqësi diplomatiko-konsulare dhe zyra konsulare të Republikës së Maqedonisë.

2. Komisioni shteëror i zgjedhjeve verifikoi se në 9 përfaqësi diplomatiko-konsulare dhe zyra konsulare të Republikës së Maqedonisë edhe atë në Tokio, Nju Delhi, Athinë, Astana, Kairo, Kiev, Talin, Tell Aviv dhe Selanik, janë paraqitur më pak se 10 qytetarë edhe atë…(më shumë)

Në pajtim me nenin 196-b paragrafi 10 të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 51/11,, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 dhe 142/16) dhe nenin 34 të Rregullores së përkohshme, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve pas shqyrtimit të raportit përfundimtar mbi paraqitjet e qytetarëve, të dhënat e të cilëve në Listën zgjedhore, pas mbarimit të shikimit publik janë kontestuese, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 13.11.2016 miratoi këtë

 

KONKLUZË
për miratimin e raportit të fletëparaqitjeve të qytetarëve, të dhënat e të cilëve pas mbarimit të shikimit publik janë kontestuese

1. Pas shikimit të realizuar publik, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në pajtim me nenin 196-b paragrafi 10 të Kodit zgjedhor, verifikoi se mundësinë plotësuese për paraqitje gjatë kohës së realizimit të shikimit publik e shfrytëzuan gjithsej 1.517 qytetarë, të dhënat e të cilëve pas zbatimit të analizave statistikore, kontrolleve të kryqëzuara dhe në terren në bazat e ndryshme të të dhënave u verifikuan si kontestuese, përkatësisht mospërputhja e të dhënave të tyre ishte temë e kontrollit të Listës zgjedhore.
Këta 1.517 qytetarë do të regjistrohen në Listën zgjedhore.

2. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve verifikoi se pas zbatimit të shikimit publik si mundësi plotësuese e dhënë nga neni 196-b paragrafi 10 të Kodit zgjedhor, si kontestuese mbeten të dhënat e 28.341 qytetarëve.
3. Në pajtim me nenin 196-b paragrafi 8 të Kodit zgjedhor, personat nga alinea 2 të kësaj konkluze për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të parapara për 11.12.2016 nuk regjistrohen në Listën zgjedhore…(më shumë)

Në bazë të nenit 31 paragrafi 2 alineja 40 të Kodit zgjedhor („Gaz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër ,40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14 dhe 30/14), dhe nenit 34 të Rregullores së përkohshme, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në seancën e mbajtur më 08.11.2016 miratoi:

 

KONKLUZË
Për zbatimin e nenit 38-a paragrafi 7 dhe 8 të Kodit zgjedhor

1.  Për Këshillat zgjedhorë në Përfaqësitë diplomatiko-konsulare dhe Zyrat e Republikës së Maqedonisë, për të cilat një parti politike në pushtet, përkatësisht një parti politike në opozitë, nuk propozon kandidat të vet anëtar dhe zëvendës të tyre, bendet e tyre plotësohen me propozim të partisë tjetër politike në pushtet, përkatësisht partisë tjetër politike në opozitë.

Në rast se, edhe partia tjetër politike në pushtet, përkatësisht në opozitë nuk propozon kandidat të vet për anëtar dhe zëvendës anëtarë të KZ-së, atëherë zgjidhen me zgjedhje të rastit nga rradhët e të punësuarve në administratën publike.

2.  Për Këshillat zgjedhorë në Përfaqësitë diplomatiko-konsulare dhe Zyrat e Republikës së Maqedonisë, për të cilat asnjë parti politike nuk ka propozuar kandidat të vet për anëtar dhe zëvendës anëtar të KZ-së, atëherë zgjidhen me zgjedhje të rastit nga rradhët e të punësuarve në administratën publike…(më shumë)

Në bazë të nenit 31 paragrafi 2 alinea 2 të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40106, 136/08, 148/08, 1551D8, 163/08, 44111, 51111, 54111, 142/12, 31113, 34113, 14/14, 30114 dhe 196/15, 35/16, 97/16, 99116, 136116 и 142/16), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur më 28.10. 2016, e solli këtë

 

KONKLUZË

1.   Komisioni shtetëror i zgjedhjeve më 28.10.2016, në pajtim me nenin 49 të Kodit zgjedhor e vendos në shikim publik Listën zgjedhore. Shikimi publik do të zgjasë deri më 11.11.2016, deri në ora 24:00.

2.   Lista zgjedhore të shpallet në veb faqen e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve dhe në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së.

3.   Nëpërmjet Ministrisë së punëve të jashtme të RM-së, të dorëzohen ekstraktet e veçanta të listës zgjedhore deri te përfaqësitë diplomatiko-konsulare dhe zyrat e RM-së për personat që gjenden në punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, në bazë të evidencave të organit kompetent, për vendosjen në shikim publik…(më shumë)

Në bazë të nenit 34 të Rregullores së përkohshme, numër 01-1089/1 të datës 04.07.2016, neni 31 paragrafi (2) alinea 10 e Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. бр. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 и 142/16), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur më 19.10. 2016, miratoi këtë

 

KONKLUZË
për vlefshmërinë dhe zbatimin e formularëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, 11 dhjetor 2016

1) Me këtë Konkluzë përcaktohet se formularët për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të miratuara nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve dhe të shpallura në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë numër 88 të datës 6 maj 2016 dhe në VEB faqen e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, janë të VLEFSHËM dhe do të ZBATOHEN edhe për „Zgjedhjet e parakohshme parlamentare për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, 11 dhjetor 2016 “.
2) Kjo konkluzë hyn në fuqi në ditën e miratimit…(më shumë)

PARTITË POLITIKE DORËZOJNË:

  • Vërtetim i gjyqit kompetent për regjistrimin e partisë politike- në origjinal ose në kopje të vërtetuar në noter
  • Formulari numër 4 – Lista e kandidatëve –në origjinal
  • Formulari numër 1 – Deklaratë për pranimin e kandidaturës për secilin kandidat të listës – në origjinal
  • Formulari numër 27 – Deklarata e përkatësisë etnike për secilin kandidat të listës- në origjinal
  • Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës për secilin kandidat të listës
  • Provë për secilin kandidat të listës që nuk është i gjykuar me vendim të plotë fuqishëm gjyqësor me dënim pa kusht mbi gjashtë muaj dhe vuajtja të cilit ende nuk ka filluar- në origjinal
  • Simboli, nëse e ka , në formë elektronike në format .jpg ose .tif – në CD ROM, USB ose në ndonjë medium të ngjajshëm
  • Formular për sigurimin e NUT me shenjë ,,për fushatë zgjedhore” dhe për hapjen e llogarisë rrjedhëse me shenjë ,,për fushatë zgjedhore” në në origjinal ose në kopje të vërtetuar në noter… (më shumë)

Në bazë të nenit  196-б  paragrafi  10 të Kodit zgjedhor („Gaz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër ,40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14 dhe 30/14), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në seancën e mbajtur më 28. 10. 2016  miratoi

THIRRJE PUBLIKE

Thirren gjitë  29 858 qytetarët e Republikës së Maqedonisë, përshkrimet e të cilëve në Listën zgjedhore pas kontrolleve të kryqëzuara dhe në teren u konfirmuan si kontestuese, përkatësisht ka mospërputhje e të dhënave të qytetarëve të cilët ishin lëndë e kontrolleve në Listën zgjedhore dhe të cilët  nuk u paraqitën gjatë periudhës 26 korrik deri më 19 gusht 2016 kanë mundësi  të paraqiten në njësitë dhe zyrat e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve  prej 28 tetorit deri më 11 nëntorë deri sa zgjat Shikimi publik të regjistrohen në Listën zgjedhore.

Lista e 29 858 qytetarëve të Republikës së Maqedonisë përshkrimet e të cilëve në Listën zgjedhore pas kontrolleve të kryqëzuara dhe në teren u konfirmuan si kontestuese, përkatësisht ka mospërputhje e të dhënave të qytetarëve të cilët ishin lëndë e kontrolleve në Listën zgjedhore është shpallur :

  • në faqen oficiele të internetit të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve ,.www.mk dhe
  • njësitë rajonale të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve… (më shumë)

Në bazë të nenit 34 të Rregullore së përkohshme të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, numër, 01-1089/1 nga 04.07.2006, në pajtim me nenin 31 paragrafi (2) të Kodit zgjedhor („Gaz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër ,40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14 dhe 30/14), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në seancën e mbajtur më 19. 10. 2016 miratoi

 

KONKLUZË
për validitetin dhe zbatimin e Kodeksit për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe procedurës zgjedhore të Zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 11 dhjetor 2016

1.  Me këtë Konkluzë verifikohet se Kodeksi për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe procedurës zgjedhore numër 08-128/1 të datës 27.04.2016 të miratuar nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve dhe i shpalur në veb faqen e KSHZ-zë është valid dhe do të zbatohet në ,,Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë” që do të mbahen më 11 dhjetor 2016

2.  Kjo Konkluzë me ditën e miratimit hyn në fuqi…(më shumë)

Në bazë të nenit 31 paragrafi 2 pika 44 dhe nenit 50-а paragrafi 1, 3 dhe 4 të Kodit zgjedhor (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14 dhe 196/15), në pajtim me nenet 18 dhe 34 të Rregullores së përkohshme të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, numër. 01-1089/1 të datës 04.07.2006 dhe në lidhje me Vendimin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për shpalljen e „Zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë“, numër 09-4469/1 18.10.2016,të shpallur në „Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë“, numër 193 të datës 18.10.2016, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur më 18 tetor 2016, miratoi

THIRRJE PUBLIKE
për shpalljen e Zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë

                                                    të dhëna për llojin e zgjedhjeve për të cilat do të votohet
Njoftohen nënshtetasit e Republikës së Maqedonisë që janë me punë ose qëndrim të përkohshëm në (ceket shteti) se më 11 dhjetor 2016 do të mbahen Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë…(më shumë)

Delegacion I Komisionit shteteror te zgjedhjeve merr pjese ne Konferencen vjetore jubileare te 25-te, te Asociacionit te organeve zgjedhore ne Europe, e cila mbahet ne Shqiperi. Tema e Konferences eshte ” Zhvillimi I sistemeve zgjedhore dhe proceseve zgjedhore ne 25 vitet e fundit”

Në pajtim me nenin 196-b të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhorик („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“, nr. 136/16 të datës 23.07.2016) dhe nenin 31 paragrafi 2 pika 2 dhe pika 28-e të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“, nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16 dhe 136/16), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur 25.07.2016 solli këtë:

UDHËZIM
Për procedimin e fletëparaqitjeve të parashtruara të qytetarëve shënimet e të cilëve në Listën zgjedhore pas kontrolleve të realizuara eadministrative dhe në terren janë shënime kontestuese, respektivisht për të cilët ka mospërputhje të të dhënave për qytetarët subjekt të kontrollit në Listën zgjedhore

Neni 1

Me këtë Udhëzim rregullohet mënyra e veprimit ndaj fletëparaqitjeve të parashtruara të qytetarëve shënimet e të cilëve në Listën zgjedhore pas kontrolleve të realizuara eadministrative dhe në terren janë shënime kontestuese, respektivisht për të cilët ka mospërputhje të të dhënave për qytetarët subjekt të kontrollit në Listën zgjedhore… (më shumë)

Shkarko (Fletëparaqitje e personave përshkimet e të cilëve në Listën zgjedhore pas kontrollimeve të kryquzuara dhe në teren mbetën jokonzistente)

Në bazë të nenit 196-b tp Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës ës Maqedonisë“, nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16 dhe 136/16) dhe nenit 5 të Udhëzuesit për veprim me paraqitjet e qytetarëve shënimet e të cilëve në Listën e zgjedhësve pas kontrollimit administrativ dhe në terren janë shënime të dyshimtë, gjegjësisht për të cilët ka mospërputhje të të dhënave të qytetarëve lëndë e kontrollit në Listën e zgjedhësve, Komisioni shtetëror i zjedhjeve në mbledhjen e 48-të të mbajtur me 25.07.2016 aprovoi këtë

V E N D I M
për hapjen e zyrave të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve në selite e njësive të vetëqeverisjes lokale ku do të realizohet paraqitja

neni 1

Për shkak të paraqitjes së qytetarve shënimet e të cilëve në Listën e zgjedhësve pas kontrollimit administrativ dhe në terren janë shënime të dyshimtë, gjegjësisht për të cilët ka mospërputhje të të dhënave të qytetarëve lëndë e kontrollit në Listën e zgjedhësve, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve do të hapë zyra shtesë në selite e njësive të vetëqeverisjes lokale ku do të realizohet paraqitja…(më shumë)

Skip to content