Lënda:  Ndërhyrje

Të nderuar,

Ju njoftojmë se, si përgatitje për takimin me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, nevojitet që përsëri t’i dorëzoni të dhënat në vijim:

– Nëse komuna juaj ka gjiro-llogari të bllokuar,
– Nëse komuna juaj ka planifikuar paragraf në buxhetin për vitin 2017 për Zgjedhjet lokale 2017
– Nëse në Komisionin komunal të zgjedhjeve janë të siguruara të gjitha kushtet hapësinore dhe teknike nga ana e komunës përkatëse.

Kërkesa me përmbajtjen e njëjtë është dorëzuar para një jave deri te Ju, por duke marrë parasysh se vetëm disa komisione komunale të zgjedhjeve u përgjigjën në kërkesën e parë, Ju lutem menjëherë, dhe më së voni deri nesër 06 shtator 2017, deri në orën 14:00 t’i dorëzoni të dhënat e kërkuara.

 

Pdf 2Ndërhyrje në KKZ.pdf

 

Lënda: Raportim për udhëzimet për komunikim dhe koordinim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më 4 shtator 2017, me qëllim koordinim efikas midis Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve dhe komisioneve komunale i zgjedhjeve ka miratuar udhëzimet e mëposhtme për komunikim:

1. Komisionet komunale të zgjedhjeve janë të ndara në pesë grupe, ku për secilin prej grupeve është i detyruar nga një ekip i posaçëm nga ana e të punësuarve në shërbimin profesional, kompetent për komunikim dhe koordinim si edhe për zbatim të zgjedhjes së kryetarëve, zëvendës kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të komisioneve komunal të zgjedhjeve.

Komisionet komunale të zgjedhjeve tërë komunikimin e tyre do ta bëjnë duke përdorur postën elektronike zyrtare të komisionit të tyre ([email protected]) në mënyrë që të gjitha aktet do t’i dërgojnë deri te personi i autorizuar për komisionin e tij komunal të zgjedhjeve.

Përgjigjet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, do të marrin në postën elektronike zyrtare të komisionit komunal të zgjedhjeve.

GRUPI 1-1
Personi i autorizuar: Lupka Guguçevska, [email protected]. Komisionet komunale të zgjedhjeve nën kompetencë të saj: QENDËR, KARPOSH, KISELLA VODË, AERODORM, GJORÇE PETROV, GAZI BABË, ÇAIR, SHUTO ORIZARË dhe BUTEL.

GRUPI 1-2
Personi i autorizuar Beti Gjorgjeska, [email protected]. Komisionet komunale zgjedhore nën kompetencë të saj: PETROVEC, ZELENIKOVË, SOPISHTË, ILINDEN, ÇUÇER SANDEVË, STUDENIÇAN dhe HARAÇINË…(më shumë)

Lënda: RAPORTIM

Të nderuar,

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve Ju raporton se, në shtojcë të listave të parashtruara të kandidatëve për kryetar dhe anëtar të këshillit të komunës, për secilin nga kandidatët në mënyrë të detyruar të dorëzohet edhe “evidenca penale”, në përputhje me nenin 7 parag. 3 i Kodit Zgjedhor.
Vërtetimet e dorëzuara duhet të jenë nga të evidenca penale nga gjykata themelore kompetente.
Ju, si Komisioni komunal i zgjedhjeve gjatë kontrollit të listave të kandidatëve, si një dëshmi relevante duhet ta pranojnë Evidencën penale, e lëshuar nga gjykata kompetente.

 

Pdf 2Lajmërim KKZ-ve për listat e parashtuara të kandidatëve.pdf

 

Pdf 2Vendim për dhënien e fondeve të paradhënieve në departamentet rajonale dhe zyrat për vizita dhe sigurimin e qendrave të votimit.pdf

 

LAJMËRIM


Në lidhje me nenin 78-a

(Panot e reklamave dhe bilborde)

Komunat në Republikën e Maqedonisë, qyteti i Shkupit dhe personat juridik që posedojnë panot e reklamave dhe bilbordet, janë të detyrueshme brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve (më së voni deri më 11 gusht 2017) publikisht të publikojnë lokacionet dhe çmimet për marrje me qira të panove të reklamave dhe bilbordeve (në mënyrë të detyrueshme në faqet e internetit të tyre ose buletinat ose në mediat – të shtypura dhe elektronike).

Numri maksimal i panove të reklamave dhe bilbordeve, që mund të përdoren për reklamim politik të jetë 50% të numrit të përgjithshëm në territorin e komunës së caktuar, qytetit të Shkupit, përkatësisht në territorin ku një person i caktuar juridik menaxhon me ato.

Për shkak të ndarjes së lokacioneve për reklamimin politik me një short, që zbaton Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve, komunat, qyteti i Shkupit dhe personat juridike janë të detyruar lokacionet dhe çmimet për marrje me qira të panove të reklamave dhe bilbordeve t’i dorëzojnë deri te Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve.

Dorëzimi deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëhet personalisht në arkivin ose në mënyrë elektronike përmes adresës së postës elektronike [email protected], më së voni deri më 14 shtator 2017 deri në orën 16:30.

Komunat në Republikën e Maqedonisë, qyteti i Shkupit dhe personat juridik që nuk do të dorëzojnë të dhënat e kërkuara deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk do të marrin pjesë në shortin për ndarje të lokacioneve për reklamimin politik.

Pdf 2Lajmërim në lidhje me nenin 78-a (Panot e reklamave dhe bilborde).pdf

 

Në bazë të nenit 66 të Rregullores së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 01-1322/1 më 06.07.2017 dhe neni 31 paragraf 2 pikat 2 dhe 10 të Kodit Zgjedhor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14 dhe 196/15, 35/16, 97/16, 136/16, 142/16 dhe 67/17), Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 19 gusht 2017, miratoi

KONKLUZION
PËR RËNDËSINË DHE PËRDORIMIN E FORMULARËVE PËR ZBATIMIN
E ZGJEDHJEVE LOKALE, 15 TETOR 2017

1. Formularët për zbatimin e zgjedhjeve për Kryetar të komunave, respektivisht Kryetar i Qytetit të Shkupit dhe zgjedhje e anëtarëve të këshillit të komunës, respektivisht anëtarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit, të publikuar në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, nr. 7/2009, 12/2009, 15/2009 dhe 27/2009 dhe në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe të vënë në rëndësi dhe përdorim për Zgjedhjet lokale nga viti 2013 me Vendim me nr. 07-299/1 më 24.07.2013, do të jenë TË VLEFSHËM dhe DO TË PËRDOREN edhe në zbatimin e zgjedhjeve lokale në vitin 2017, që do të mbahen më 15 tetor 2017…(më shumë)

[ux_image id=”14013″ drop_shadow=”1″ link=”http://www.sec.mk/wp-content/uploads/2017/08/Sredba-so-EU-2.jpg” ]

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve sot realizoi takim me përfaqësues të delegacionit të Parlamentit Europian dhe delegacioni i BE. Në këtë rast, përfaqësuesit e  delegacionit   dhanë përkrahje për angazhimin dhe organizimin e mirëfilltë të punës së Komisionit shtetëror të zgjedhjeve për zgjedhjet lokale 2017.

Përfaqësuesit e delegacionit të Parlamentit europian dhe delegacionit të BE u interesuan edhe për një sërë çështjesh që janë në kompetenca të KSHZ-së, si implementimin rekomandimeve të ODIHR-it dhe OBSE-es si dhe për mënyrën e azhurimit të të dhënave të listës zgjedhore.

Komisionit shtetëror të zgjedhjeve,  theksoi se organi që udhëheq ai, në vazhdimësi të përhershme ka qenë në kontakt dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante përkatëse. Madje, mysafirët e Parlamentit evropian u informuan se lista zgjedhore tani më është në shqyrtim publik në faqen zyrtare të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, si dhe në të gjitha komunat, respektivisht në të gjitha sektorët dhe zyrat e KSHZ-së.

Gjithashtu, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, delegacionin e Parlamentit evropian e informoi edhe për aktivitetet e ndërmarra në kompetenca të saj si pjesë e planit 3-6-9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e që janë përputhshmëri me planin strategjik  të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve për periudhën 2017 – 2020.

Ndër  të tjera u theksua se KSHZ-ja, që nga formimi i saj  punon me përkushtim dhe përgjegjësi të madhe për rritjen e besimit në organizimin e procesit zgjedhor tek të gjithë aktorët kyç si dhe çdo gjë që është në suazat dhe kompetencat e saj.

 

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, Ju njofton se më 22 gusht (ditën e martë) në ora 11:00 do të fillojë zgjedhja e e anëtarëve të këshillit zgjedhor me anë të zgjedhjes së rastit. Zgjedhja e rastit do të kryhet në periudhën prej 22 deri më 25 gusht 2017 në objektin e Shtëpisë së armatës të ARM-së.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve

Ne bazë të nenit 49 ,  paragrafi (1) të Kodit zgjedhor (“Gazeta zyrtare e RM”, nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08 dhe 163/0844/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142/16 dhe 67/17), Komisioni shtetëror të zgjedhjeve më daten 18.gusht  2017, miratoi:

 

THIRRJE PUBLIKE
për за kontrollimin e të dhënave në Listën zgjedhore

 

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve i njofton gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë se shikimi publik i të dhënave në Listën zgjedhore do të fillojë më 21 gusht 2017 dhe do të zgjasë deri më 9 shtator 2017.

Shikimi publik në Listën zgjedhore zbatohet në njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve dhe si shtesë zyrat e hapura dhe në selitë e Vetëqeverisjes lokale në kohë prej ora 8:30 deri në ora 17:00, duke i përfshi edhe ditët e fundjavës (vikendit) dhe festat. Më 9 shtator 2017 shikimi publik do të zgasë deri në ora 24 :00.

Lista zgjedhore në shikim publik do të vihet me gjendjen e të dhënave dhe atë:

  • Qytetarë të moshës madhore që kanë mbushur 18 vjet me letërnjoftim apo pasaportë valide në ditën e votimit (15 tetor 2017),
  • Persona të vdekur 30 ditë para shpalljes së zgjedhjeve (06 korrik 2017) dhe
  • Të dhëna tjera të Listës zgjedhore në ditën e shpalljes së zgjedhjeve(06 gusht 2017)…(më shumë)

Në pajtim me Aktvendimin nr. 09-2482/1 të datës 06.08.2017 e shpalljes së zgjedhjeve për anëtarë të këshilleve të komunave dhe këshillt të Qytetit të Shkupit,kryetarë të komunave dhe Qytetit të Shkupit të miratuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bazë të nenit 31 paragrafi(1)alineja 2 të Kodit zgjedhor (gaz,Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 142/16 и 67/17). Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e 125 të mbajturmë 7 gusht 3017 miratoi;

K A L E N D A R   T Ë   A F A T E V E
për kryerjen e veprimeve zgjedhore në zbatimin e Zgjedhjeve lokale për anëtarë të këshilleve të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit, kryetarë të komunave dhe Qytetit të Shkupit

I.MBAJTJA E ZGJEDHJEVE
I. 1 Zgjedhjet për anëtarë të këshilleve të komunave dhe këshillt të Qytetit të Shkupit,kryetarë të komunave dhe Qytetit të Shkupit ( në tekstin e mëtejmë : Zgjedhjet lokale) do të mbahen më 15 dhjetor 2017.

II. ORGANET DHE AFATET PËR ZBATIMIN E ZGJEDHJEVE
II.1 KSHZ-ja, në afat prej tri ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve parashtron kërkesë në Ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës(në tekstin e mëtejmë MSHIA) për dorëzimin e të dhënave për të punësuarit në administratën shtetërore, komunale dhe në atë të Qytetit të Shkupit si dhe në administratënpublike, të sistematizuar nëpër komuna sipas adresës së banimit (neni 32 paragrafi(1)
më së voni deri më 09 gusht 2017… (më shumë)

Në bazë të nenit 31 paragrafi 2, pika 37 të Kodit zgjedhor të Republikës së Maqedonisë, („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“, nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14 dhe 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 и 142/16), ndërsa në lidhje me zbatimin e nenit 31 paragrafi 2 pikat 28a, 28gj, 30 dhe 35, paragrafi 4, paragrafi 7, neni 37 paragrafi 2 pika 17, neni 69-а paragrafi 3, neni 147, neni 148, neni 149, neni 149-а, neni 150 dhe neni 151 të Kodit zgjedhor të Republikës së Maqedonisë, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 05.07.2017 e miratoi këtë

RREGULLORE
PËR MËNYRËN DHE PROCEDURËN PËR ZGJIDHJEN E KUNDËRSHTIMEVE

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Me këtë Rregullore përshkruhet mënyra dhe procedura për kundërshtimet për shkeljet e supozuara të rregullave për fushatën zgjedhore nga neni 69-а, për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore të parashtruesve të listave nga neni 148 dhe të zgjedhësve nga neni 149 dhe 149-а, në lidhje me nenin 147 dhe për anulimin dhe përsëritjen e votimit nga neni 151 i Kodit zgjedhor.

Neni 2
Qëllimi i Rregullores është që të:
– sigurojë shqyrtim dhe vendimmarrje të pavarur, të paanshme dhe të drejtë për lëndët lidhur me zgjedhjet;
– rregullojë formën dhe përmbajtjen e kundërshtimit dhe të sqarohet mënyra e parashtrimit të kundërshtimit te Komisioni shtetëror i zgjedhjeve;
– rregullojë procedurën për regjistrimin e kundërshtimeve, mënyrën e kontrollit të dëshmive, kqyrjen në materialin zgjedhor, njoftimin e palëve të interesuara dhe publikut, procedurat për analizën dhe vendimmarrjen për kundërshtimet, anulimin dhe përsëritjen e votimit;
– rregullojë procedurën për monitorimin operativ të kundërshtimeve dhe qasjen te databaza e të dhënave…(më shumë)

Në bazë të nenit 31 paragrafi 2 pika 34 të Ligjit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“, nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142/16 и 67/17), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 05.07.2017, miratoi këtë

 

RREGULLORE E PUNËS SË
KOMISIONIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE

KREU 1
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
(1) Me këtë Rregullore rregullohet mënyra e punës dhe vendimmarrjes së së Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (në tesktin e mëtejmë: Komisioni).

Neni 2
(1) Seancët e Komisionit janë publike/të hapura.
(2) Komisioni mund të vendosë të punojë pa prezencën e publikut, nën kushtet e përcaktuara me Ligjin zgjedhor dhe këtë Rregullore.
(3) Komisioni për të gjitha çështjet nën kompetencën e tij vendosë me votim publik.

Neni 3
(1) Kryetari e përfaqëson Komisionin.
(2) Në mungesë të Kryetarit, Komisionin e përfaqëson Nënkryetari.

Neni 4
(1) Komisioni ka statusin e personit juridik.
(2) Selia e Komisionit është në Shkup, bul. „Sh. Qirili dhe Metodiu “ numër 54.
(3) Në ndërtesën ku është vendosur selia e Komisionit vendoset tabelë me shkrim: „Republika e Maqedonisë, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, Shkup“.
(4) Tabelat në sallat e punës së Komisionit shkruhen edhe në gjuhët e bashkësive të përmendura në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë…(më shumë)

Në bazë të nenit 31 paragrafi 2 alineja 28 të Kodit zgjedhor („Gaz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër ,40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14 dhe 30/14,196/15, 35/16, 97/16),99/16.136/16 dhe 142/16) Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, miratoi

 

THIRRJE PUBLIKE
për kontrollimin e të dhënave në Listën zgjedhore

 

Thirren gjithë qytetarët e interesuar e Republikës së Maqedonisë, të cilët dëshirojnë të kryejnë shikim në të dhënat e tyre në Listën zgjedhore dhe nëse është e duhur në të njëjtën të kërkojnë ndryshim , plotësim ose shlyerje e të dhënave.

Lista zgjedhore lista zgjedhore e cila vihet në shikim publik është e përpiluar me të dhënat e qytetarëve të cilët përfundimisht më 1 shkurt 2017 kanë mbushur 18 vjet.

Shikimi publik mund të kryhet :
-në veb faqen e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve www.sec.mk;
-në Njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve

Lista e adresave të Njësive rajonale dhe zyrave të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve si dhe informacione tjera më të detajuara mund ti gjeni në veb faqen zyrtare www.sec.mk

Qytetarët, kërkesat për ndryshim .plotësim ose shlyerje e të dhënave në Listën zgjedhore i parashtrojnë në -në Njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve

   
 
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, me rastin e Ditës globle të zgjedhjeve që mbahet çdo vit në ditën e ejtes së parë të muajit shkurt, realizoi takim pune me përfaqësuesit e Asociacionit qytetar MOST.

Takimi ishte në kahje për zgjërimin e e bashkëpunimit në mes KSHZ-së dhe Asociacionit qytetar MOST. Asociacioni qytetar MOST, KSHZ-së i dha në shfrytëzim datëbazën e vendimeve dhe aktgjykimeve sipas kundërshtimeve dhe padive për zgjedhjet, të përgaditur nga ana e tyre.

Datëbaza është e përpunuar në formë veb-faqeje (http://izborna pravda.mk) e cila i përmban vendimet dhe aktgjykimet në formë të dokumenteve në pdf format, si dhe të dhënat themelore për të njëjtat si psh. Në cikël zgjedhor, lloji i kundërshtimit, vendvotimi, vendime sipas kundërshtimeve etj. Sipas kë[tyre kritereve edhe mund të kërkohet datëbazë.

Datëbaza u përgadit si pjesë e projektitt ,, Udhërëfyes në zgjedhje të lira dhe korrekte” të cilëin e zbatoi Asociacioni qytetar MOST e finansuar nga ana e Ambasadës së Mbretërisësë Holandeze në Republikën e Maqedonisë , Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup, Instiitutit Nacional Demokratik (NDI) dhe Fondit Nacional për Demokraci (NED).

Në pajtim me nenin 31 paragrafi 2 pika 11 të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 51/11,, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 dhe 142/16), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në seancën e mabjtur më 06.12.2016, miratoi këtë

VENDIM
për vënien jashtë përdorimit të vulave të vendvotimeve të cilët janë shfrytëzuar gjatë cikleve të mëparshme zgjedhore

1. Me këtë Vendim vihen jashtë përdorimit vulat e vendvotimeve për votim në Republikën e Maqedonisë dhe në përfaqësitë diplomatiko-konsulare dhe zyrat konsulare jashtë vendit, të cilët janë shfrytëzuar gjatë cikleve të mëparshme zgjedhore.

2. Vulat nga pika 1 i këtij Vendimi të magazinohen dhe ruhen në zyrat e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.

3. Për zbatimin e këtij Vendimi obligohet Sekretari i përgjithshëm.

4. Ky Vendim hyn në fuqi ditën e miratimit…(më shumë)

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve i demanton në tërësi dezinformatat dhe shpekulimet që po përhapen nëpër mediume në raport me materialin e besueshëm zgjedhor për gjoja tetëdhjetë mijë fletëvotime të shtypura provuese.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ka kontrollë të plotë mbi tërë procesin zgjedhor, posaçërisht mbi shtypjen e materialit të besueshëm zgjedhor.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve i njofton të gjithë qytetarët se ekstraktet e Listës zgjedhore janë të shtypura, të kontrolluara, të konfirmuara dhe të nënshkruara nga të gjithë anëtarët e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve. Gjithashtu, janë shtypur edhe fletëvotimet dhe po paketohen për shpërndarjen e tyre deri te komisionet kompetente komunale zgjedhore gjatë ditëve të ardhshme.

Njëherit, dëshirojmë të ju informojmë se gjatë këtyre ditëve në zyrat e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve do të zbatohet votimi i anëtarëve të këshillave zgjedhorë të cilët do të zbatojnë votimin në përfaqësitë diplomatiko-konsulare dhe zyrat konsulare të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në pajtim me nenin 31 paragrafi 2 pika 2 të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 51/11,, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 dhe 142/16), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 22.11.2016 miratoi këtë

UDHËZIM
për zbatimin e nenit 111 paragrafi 4,5, 6 dhe 7 të Kodit zgjedhor
– për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm –


Neni 111, paragrafi 4,5.6 dhe 7 i Kodit zgjedhor

(4) Këshilli zgjedhor, personit nga paragrafi (1) të këtij neni, në shtëpinë e tij do ti mundësojë të votojë në mënyrë me të cilën do të sigurohet fshehtësia e votimit.
(5) Këshilli zgjedhor për votimin nga paragrafi (3) të këtij neni siguron kuti të veçantë të votimit e cila dërgohet e zbrazur në shtëpinë ku banon votuesi .
(6) Këshilli zgjedhor votimin nga paragrafi (3) të këtij neni e shënon në procesverbal.
(7) Kryetari i i komisionit komunal të zgjedhjeve, përkatësisht i komisionit zgjedhor të Qytetit të Shkupit i lajmëron përfaqësuesit e autorizuar të listave për ditën dhe kohën e votimit nga paragrafi (3) i këtij neni.

1. Personat e pafuqishëm dhe të sëmurë votimin e kryejnë sipas vendit të banimit në shtëpitë e tyre. Zgjedhësi i cili është i pafuqishëm ose i sëmurë mund të votojë edhe në shtëpinë e personit të afërt me adresë të ndryshme nga ajo që është shënuar në dokumentin e identifikimit, me kusht që ajo adresë të gjendet në territorin e komunës ku votuesi voton.
Në atë rast, në njoftimin dërguar deri te KKZ-ja duhet të theksohet edhe adresa ku gjendet personi.
2. Komisioni komunal zgjedhor kryen kontrollin elektronik në Listën zgjedhore për të gjithë personat e paraqitur në mënyrë të rregullt si të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Pas pranimit të njoftimit për votim të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në përputhje me Udhëzimin për zbatimin e nenit 111 paragrafet 1,2 dhe 3, të Kodit zgjedhor, komisioni komunal zgjedhor përpilon listë të të gjithë njoftimeve të pranuara dhe të njejtët i shpërndan deri te këshillat përkatës zgjedhorë të cilët do duhet të zbatojnë votimin për këta persona…(më shumë)

Në pajtim me nenin 31 paragrafi 2 pika 2 të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 51/11,, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 dhe 142/16), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 22.11.2016 solli këtë

UDHËZIM
Për zbatimin e nenit 111 paragrafi 1,2 dhe 3 të Kodit zgjedhor
– për persona të sëmurë dhe të pafuqishëm –


Neni 111, paragrafi 1,2 dhe 3 i Kodit zgjedhor

1) Votuesi i cili nuk është në gjendje të votojë në vendvotim (person i sëmurë apo i pafuqishëm sipas udhëzimit të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve), ndërsa dëshiron të votojë, për atë do ta informojë komisionin komunal zgjedhor, respektivisht Komisionin zgjedhor të qytetit të Shkupit, më së voni shtatë ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.
2) Njoftimi i dhënë nga paragrafi 1 i këtij neni vlen edhe për rrethin e parë edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve.
3) Njoftimi nga paragrafi 1 i këtij neni mund të jepet edhe nëpërmjet personit të autorizuar.

1. Me fjalën person i sëmurë ose i paaftë nënkuptojmë, person i cili nuk është në gjendje ti kryejë nevojat elementere jetësore (nuk është në gjendje të lëvizë nëpër banesë as duke shfrytëzuar mjetet ndihmëse përkatëse , të mirëmbajë higjienë personale, të vishet, të ushqehet, as të kryejë veprime tjera të mjaftueshme për plotësimin e nevojave elementare jetësore), përkatësisht personi është i palëvizshëm, krejtësisht i verbër, i sëmurë prej distrofisë ose sëmundjeve të ngajshme muskulare dhe nervore muskulore, nga paraliza cebrale ose paraliza fëmijërore ose paraplegji).
2. Njoftimi se personi ka dëshirë të votojë, i dorëzohet Komisionit komunal të zgjedhjeve ku personi e ka adresën e përhershme të banimit. Përveç njoftimit deri te Komisioni komunal i zgjedhjeve, duhet të dorëzohet në origjinal ose kopje edhe prova medicinale për sëmundjen ose aktvendimi për shërbimin e përkujdesjes prej personit të tretë për sëmundjet e cekura në pika 1 të këtij Udhëzimi)…(më shumë)

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në bazë të nenit 31 paragrafi 2 alinea në lidhje me nenin 18 paragrafi 3, nenin 33 paragrafi 1, 34 paragrafi 1 dhe 4 dhe nenin 35 paragrafi 1 dhe 2 të Kodit zgjedhor, („Gaz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër ,40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14 dhe 30/14) duke vepruar në shkarkimin e funksionit kryetar, zëvendëskryetar, anëtar dhe zëvendës anëtar të komisioneve komunale të zgjedhjeve lëshon

NJOFTIM

1. Kërkesa, numër 08-3149/1 të datës 16.11.2016, për shkarkimin nga funksioni zëvendës anëtar i Komisionit komunal të zgjedhjeve Gradsko, parashtruar nga TONI TASKOV, i punësuar në Agjencionin për stimulim të zhvillimit të bujqësisë –Veles, i emëruar me vendim për formimin e komisionin komunal të zgjedhjeve Gradsko, të shpallur në ,, Gaz. Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” numër 84 të datës 30 prill 2016 NUK U PRANUA
2. Ky njoftim me do të shpallet në faqen e internetit të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve…(më shumë)

Skip to content