Komisioni Shtetëror Zgjedhor ju njofton se më datë 22.03.2019 (e premte) në ora 11:00, në selinë e Komisionit Shtetëror Zgjedhor do të mbajë seancë publike në të cilën me short do të caktohet radhitja e listës së vetme e kandidatit për zgjedhjen e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

KONKLUZION për miratimin e raportit në lidhje me kërkesat e parashtruara me të cilat qytetarët u paraqitën për të votuar në përfaqësitë diplomatiko-konsullore dhe zyrat konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit

NJOFTIM PËR SHTOJCAT E NEVOJSHME NË LISTËN E PARASHTRUAR PËR KANDIDAT PËR KRYETAR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT ZGJEDHJET 2019

Për shqyrtimin publik të Listës Zgjedhore nga data 23.02.2019 deri 14.03.2019 për zbatimin e zgjedhjeve për Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave Ohër, Novo Sellë dhe Dibër më 21 prill 2019

Shqyrtimi publik i Listës Zgjedhore filloi më 23 shkurt 2019, dhe mbaroi më 14 mars 2019. Shqyrtimi publik i Listës Zgjedhore u realizua në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe në 46 zyra të tjera të vendosura në njësitë e vetëqeverisjes lokale në përputhje me Vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 08-494 / 1 nga 21.02.2019, në periudhën prej orës 09.00 deri në ora 19.00, duke përfshirë fundjavën dhe festat.
Shqyrtimi publik u realizua në Listën Zgjedhore me gjendjen e të dhënave të qytetarëve si më poshtë:

  • Qytetar me 18 vite të mbushura me letërnjoftim ose pasaport valide në ditën e votimit (21 prill 2019),
  • Personat e vdekur 30 ditë para shpalljes së zgjedhjeve (9 janar 2019) dhe
  • Të dhëna të tjera nga Lista Zgjedhore në ditën e shpalljes së zgjedhjeve (8 shkurt 2019).

Në përgjithësi, shqyrtimi publik kaloi pa ndonjë problem në një procedurë të rregullt në përputhje me drejtimet dhe udhëzimet e dhëna paraprakisht nga Komisioni shtetëror zgjedhor.
Sipas të dhënave të marra çdo ditë nga njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit shtetëror zgjedhor për shqyrtimin dhe ndryshimet në Listën zgjedhore gjatë gjithë periudhës prej 23.02.2019 deri më 14.03.2019 (20 ditë pune), për zbatimin e zgjedhjeve për kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunave të Ohrit, Novo Sellos dhe Dibrës, të cilat do të mbahen më datë 21.04.2019 u fitua gjendja në vazhdim:

Gjithsejtë: nga 23.02 deri 13.03.2019.

  1. Qytetarët që kontrolluan Listën zgjedhore, 53972 qytetarë,
  2. Qytetarët për të cilët është miratuar aktvendim për pranim në LZ 517 qytetar,
  3. Qytetarët për të cilët është miratuar aktvendim për shlyerjen nga LZ 412 qytetar,
  4. Qytetarët për të cilët është kryer ndryshim i të dhënave në LZ 129 qytetar,
  5. Qytetarët me vendbanim të shlyer, të cilët bënë këqyrje në LZ 1 qytetar.

Pjesë e këtij raporti është edhe tabela ditore: Shqyrtimi publikë për datën 14.03.2019

Në takimin koordinativ ndërmjet Dr.Bujar Osmani, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Koordinatorit nacional të IPA-s, i cili u mbajt në hapësirat e Komisionit shtetëror zgjedhor, u diskutua rreth masave dhe aktiviteteve të cilat po ndërmerren për zbatimin e pandërprerë të Zgjedhjeve për Kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, 2019.

Në takim ndërmjet Dr. Bujar Osmanit, zëvendëskryetar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe koordinatorit nacional të IPA-së, tregoi interes për kapacitetet administrative-teknike dhe nevojat e Komisionit shtetëror zgjedhor, me qëllim që të tejkalohen problemet dhe mangësitë eventuale për pasqyrimin pozitiv të procesit të tërësishëm zgjedhor.

Të dy palët theksuan rëndësinë e këtyre Zgjedhjeve që të zbatohen në atmosferë të drejtë dhe demokratike, në përputhje me dispozitat pozitive ligjore dhe legjislacionin ndërkombëtar, të cilët do të paraqesin indikator (tregues) të rëndësishëm dhe parakusht në progresin e implementimit në Prioritetet urgjente të reformave gjegjësisht zbatimin e Listës së prioriteteve të Planit 18 në pjesën e Zgjedhjeve për pritjen e rezultateve të cilat do të sjellin vlerësim pozitiv në raportin e Komisionit Evropian.

KOMISIONI SHTETËROR ZGJEDHOR

Pdf 2Raporti i zbatimit të zgjedhjeve për anëtarë të këshillit të komunave dhe këshillit të qytetit të shkupit, për kryetarë të komunave dhe qytetit të Shkupit 15 tetor 2017.pdf

 

Delegacioni i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve e prezentoi Republikën e Maqedonisë në konferencën e 26- të vjetore të Shoqatës evropiane të organeve zgjedhore
Konferenca u mbajt në Sofje, Republika e Bullgarisë, nga 8 deri 10 nëntorë.

[ux_image id=”http://www.sec.mk/wp-content/uploads/2017/11/Group-photo-ACEEEO-1.jpg” link=”http://www.sec.mk/wp-content/uploads/2017/11/Group-photo-ACEEEO.jpg”]

Në vendvotimin 2901 në komunën e Çairit 719 votues të regjistruar në ekstraktin zgjedhor mund të zbatojnë të drejtën e tyre të votimit.
Gjer më ora 13.00, nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar (jehona) kanë votuar 150 persona ose 20.86%

Pdf 2Konkluzë për njoftimin e rezultateve përfundimtare të votimit më 29 tetor 2017, pas sjelljes së aktgjykimeve dhe aktvendimit të Gjykatës administrative për paditë e parashtruara në mbrojtjen e drejtës zgjedhore e parashtruesve të listave të kandidatëve për komunat përkatëse.pdf

 

Pdf 2Raport për njoftimin e përfundimit të rezultateve nga votimi më 15 tetor 2017 pas sjelljes së aktgjykimeve dhe aktvendimit të Gjykatës administrative për paditë e parashtruara për mbrojtjen e drejtës zgjedhore të parashtruesve të listave të kandidatëve për komunat përkatëse.pdf

Pdf 2Konkluzë për njoftimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga votimi më 15 tetor 2017 për komunat përkatëse .pdf

 

Pdf 2Raport për kundërshtimet e parashtruara në procedurën e votimit, sumimit dhe konfirmimit të rezultateve sipas listave të kandidatit për kryetarë të komunave dhe Qytetit të Shkupit dhe anëtarë të këshillave të komunave dhe Qytetit të Shkupit, të mbajtura më 15tetor 2017.pdf

 

Pdf 2Udhëzim për mospërcaktimin e vendvotimeve për vendbanime ku jetojnë më pak se dhjetë votues.pdf

Skip to content