Konkluzion i shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarit të Republikës 2019

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në seancën e 40-të, e cila u mbajt më 09.05.2019 (e enjte), Komisioni i shqyrtoi dhe vendosi sipas kundërshtimeve (ankimimeve) të parashtruara nga përfaqësuesi i autorizuar. Sa i takon kundërshtimeve të parashtruara u vendos në mënyrën si vijon:

  1. Kundërshtimi Pa1 9 107 i datës 7.5.2019 , për Vendvotimin 1789 Komuna Novo Sellë, për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Novo Sellës, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.

Njëkohësisht, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, miratoi Konkluzion për shkarkimin e anëtarëve të këshillit zgjedhor për këtë vendvotim si dhe të komisioni komunal zgjedhor të Novo Sellës.

  • Kundërshtimi Pa1 9 108 i datës 7.5.2019, për Vendvotimin 1001 Komuna Kumanovë, për zgjedhjen e kryetarit të Republikës, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. • Njëkohësisht, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, miratoi Konkluzion për shkarkimin e anëtarëve të këshillit zgjedhor për këtë vendvotim.

Gjithashtu, për vendvotimet ku u pranuan kundërshtimet, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve miratoi Aktvendim për anulimin e votimit, në përputhje me nenin151 paragrafi (1) të Kodit zgjedhor, por duke pasur parasysh se rezultatet e vendvotimeve të anuluara nuk ndikojnë në rezultatin përfundimtar, nuk do të ketë rivotim në të njëjtët.

  • Kundërshtimi Pa1 9 109 i datës 7.5.2019, për Vendvotimin 2350/1 Komuna Studeniçan, për zgjedhjen e kryetarit të Republikës, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
  • Kundërshtimi Pa1 9 110 i datës 7.5.2019, për Vendvotimin 2047 Komuna Bërvenicë, për zgjedhjen e kryetarit të Republikës, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
  • Kundërshtimi Pa1 9 111 i datës 7.5.2019, për Vendvotimin 2967/1 Komuna Shuto Orizar, për zgjedhjen e kryetarit të Republikës, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Njëkohësisht, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, miratoi Konkluzion për shkarkimin e këshillit zgjedhor të këtij vendvotimi, në ndërrimin përkatës kur ka ndodhur shkelja.

• Kundërshtimi Pa1 9 112 i datës 7.5.2019, për Vendvotimin 2859 Qendër, për zgjedhjen e kryetarit të Republikës, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga ana e Komisionit shtetëror zgjedhor.

  • Kundërshtimi Pa1 9 113 i datës 7.5.2019 për Vendvotimin 2430/1 Komuna Saraj, për zgjedhjen e kryetarit të Republikës, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u pranua nga ana e Komisionit shtetëror zgjedhor. Njëkohësisht, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, miratoi Konkluzion për shkarkimin e anëtarëve të këshillit zgjedhor për këtë vendvotim.
  • Kundërshtimi Pa1 9 114 i datës 7.5.2019, për Vendvotimin 0277/1 Komuna Plasnicë, për zgjedhjen e kryetarit të Republikës, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga ana e Komisionit shtetëror zgjedhor.

Gjithashtu, për vendvotimet ku u pranuan kundërshtimet, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve miratoi Aktvendim për anulimin e votimit, në përputhje me nenin151 paragrafi (1) të Kodit zgjedhor, por duke pasur parasysh se rezultatet e vendvotimeve të anuluara nuk ndikojnë në rezultatin përfundimtar, nuk do të ketë rivotim në të njëjtët.

  • Kundërshtimi Pa1 9 115 i datës 7.5.2019, për Vendvotimin 1281/1 Komuna Ohër, për zgjedhjen e kryetarit të Republikës, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga ana e Komisionit shtetëror zgjedhor.
  1. Kundërshtimi Pa1 9 116 i datës 7.5.2019, për Vendvotimin 1261 Komuna Ohër, për zgjedhjen e kryetarit të Republikës, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga ana e Komisionit shtetëror zgjedhor. Njëkohësisht, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, miratoi Konkluzion për shkarkimin e anëtarëve të këshillit zgjedhor për këtë vendvotim.
  1. Kundërshtimi Pa1 9 117 i datës 7.5.2019, për vendvotimin 1521 Komuna Prilep, për zgjedhjen e Kryetarit të Republikës, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga ana e Komisionit shtetëror zgjedhor. Njëkohësisht, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, miratoi Konkluzion për shkarkimin e anëtarëve të këshillit zgjedhor për këtë vendvotim.

Gjithashtu, për vendvotimet ku u pranuan kundërshtimet, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve miratoi Aktvendim për anulimin e votimit, në përputhje me nenin151 paragrafi (1) të Kodit zgjedhor, por duke pasur parasysh se rezultatet e vendvotimeve të anuluara nuk ndikojnë në rezultatin përfundimtar, nuk do të ketë rivotim në të njëjtët.

  1. Kundërshtimi Pa1 9 118 i datës 7.5.2019, për vendvotimin 1588 Komuna Radovish, , pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u pranua nga ana e Komisionit shtetëror zgjedhor.

Gjithashtu, për vendvotimet ku u pranuan kundërshtimet, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve miratoi Aktvendim për anulimin e votimit, në përputhje me nenin151 paragrafi (1) të Kodit zgjedhor, por duke pasur parasysh se rezultatet e vendvotimeve të anuluara nuk ndikojnë në rezultatin përfundimtar, nuk do të ketë rivotim në të njëjtët.

  1. Njëkohësisht, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, miratoi Konkluzion për shkarkimin e anëtarëve të këshillit zgjedhor për këtë vendvotim.

Gjithashtu, për vendvotimet ku u pranuan kundërshtimet, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve miratoi Aktvendim për anulimin e votimit, në përputhje me nenin151 paragrafi (1) të Kodit zgjedhor, por duke pasur parasysh se rezultatet e vendvotimeve të anuluara nuk ndikojnë në rezultatin përfundimtar, nuk do të ketë rivotim në të njëjtët.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

KONKLUZION për shpalljen e rezultateve të para zyrtare nga rrethi i dytë i votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Republikës në bazë të të dhënave nga procesverbalet e komisioneve komunale zgjedhore

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në seancën e 39-të e cila u mbajt më 06.05.2019, duke u bazuar në të dhënat sipas procesverbaleve të dorëzuara nga komisioniet komunale të zgjedhjeve, konstatoi se numri i votave të cilat i ka fituar secila Listë e kandidatit për zgjedhjen e Kryetarit të Republikës, veç e veç janë:

  • Kandidatja Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar 377.713 vota;
  • Kandidati Stevo Pendarovski, ka fituar 436.212 vota.
    Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, sipas rezultateve të përllogaritura dhe të konfirmuara të votimit, konstatoi se Kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut u zgjodh kandidati Stevo Pendarovski i cili fitoi shumicën e votave nga zgjedhësit të cilët kanë votuar.
    Në përputhje me nenin 148 paragrafi (2) i Kodit zgjedhor, me shpalljen e rezultateve të para fillon të rrjedhë dhe afati prej 48 orëve për parashtrimin e kundërshtimeve (ankimimeve).
    Kryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Oliver Derkoski iu falemnderua anëtarëve dhe shërbimit profesional të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve për punën e kryer me sukses në këtë proces zgjedhor.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

KORRIGJIM I REZULTATEVE PËRFUNDIMTARE NGA RRETHI I PARË I VOTIMIT PËR ZGJEDHJEN E KRYETARIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në seancën e mbajtur më datë 25.04.2019, i shqyrtoi dhe vendosi sipas kundërshtimeve (ankimimeve) të parashtruara nga përfaqësuesi i autorizuar. Në seancë ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i autorizuar i parashtruesit të listës për Kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2019, Gordana Siljanovska Davkova.

Sa i takon kundërshtimeve të parashtruara u vendos në mënyrën si vijon:

  1. Kundërshtimi Pa1 9 67 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 0006 Berovë, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
  2. Kundërshtimi Pa1 9 68 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 2053 Bogovinë, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
  3. Kundërshtimi Pa1 9 69 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 0684/1 Kavadar, pas shqyrtimit të kryer u konstatua cenim në përputhje me nenin 151 paragrafi (1) аlineа 1 dhe 5 të Kodit zgjedhor, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Me Aktvendim në këtë Vendvotim u anulua votimi.
  4. Kundërshtimi Pa1 9 70 i datës  23.4.2019, për Vendvotimin 1075 Kumanovë, pas shqyrtimit të kryer u konstatua cenim në përputhje me nenin 151 paragrafi (1) аlineа 1 dhe 5 të Kodit zgjedhor, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Me Aktvendim në këtë Vendvotim u anulua votimi.
  5. Kundërshtimi Pa1 9 71 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 682 Kavadar, pas shqyrtimit të kryer u konstatua cenim në përputhje me nenin 151 paragrafi (1) аlineа 1 dhe 5 të Kodit zgjedhor, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Me Aktvendim në këtë Vendvotim u anulua votimi.
  6. Kundërshtimi Pa1 9 72 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 1091 Kumanovë,pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
  7. Kundërshtimi Pa1 9 73 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 1338 Оhër, pas shqyrtimit të kryer u konstatua cenim në përputhje me nenin 151 paragrafi (1) аlineа 1 të Kodit zgjedhor, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Me Aktvendim në këtë Vendvotim u anulua votimi.
  8. Kundërshtimi Pa1 9 74 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin, 2208 Veles, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
  9. Kundërshtimi Pa1 9 75 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin, 2688 Аеrodrom, pas shqyrtimit të kryer u konstatua cenim në përputhje me nenin 151 paragrafi (1) аlineа 1 dhe 5 të Kodit zgjedhor, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Me Aktvendim në këtë Vendvotim u anulua votimi.
  10. Kundërshtimi Pa1 9 76 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 2808 Qendër, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
  11. Kundërshtimi Pa1 9 77 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 2830 Qendër, pas shqyrtimit të kryer u konstatua cenim në përputhje me nenin 151 paragrafi (1) аlineа 1 dhe 5 të Kodit zgjedhor, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Me Aktvendim në këtë Vendvotim u anulua votimi.
  12. Kundërshtimi Pa1 9 78 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 0816 Kërçovë, pas shqyrtimit të kryer u konstatua cenim në përputhje me nenin 151 paragrafi (1) аlineа 1 dhe 6 të Kodit zgjedhor, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Me Aktvendim në këtë Vendvotim u anulua votimi.
  13. Kundërshtimi Pa1 9 79 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 2805/1 Qendër, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
  14. Kundërshtimi Pa1 9 80 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 2844 Qendër,pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.

Rezultatet e Vendvotimeve të anuluara nuk ndikojnë në rezultatet në nivel shtetëror dhe për këtë arsye nuk do të ketë rivotim dhe më datë 5.5.2019, do të votohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Në lidhje me punën e Këshillave zgjedhorë në këto Vendvotime, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në mënyrë unanime vendosi që të njëjtët të shkarkohen nga funksioni i tyre. Në ato Vendvotime ku mund të përcaktohet se në cilin ndërrim ka ndodhur cenimi, do të shkarkohet ai ndërrim i Këshillt zgjedhor, ndërsa aty ku nuk mund të përcaktohet koha e kryerjes së cenimit do të shkarkohet e gjithë përbërja e Këshillit zgjedhor.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, i obligoi Komisionet komunale përkatëse të zgjedhjeve dhe shërbimet profesionale të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve të ndërmarrin aktivitet për formimin e Këshillave zgjedhorë për Vendvotimet përkatëse si dhe edukimin e tyre.

Konkluzioni i shpalljes së rezultateve zyrtare të korrigjuara nga rrethi i parë i votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Republikës sipas të dhënave të procesverbaleve nga Komisionet komunale zgjedhore

Në selinë e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve u mbajt takimi ndërmjet anëtarëve të Komisionit dhe anëtarëve të misionit vëzhgues të OSBE / ODIHR, me rastin e përfundimit të rrethit të parë të Zgjedhjeve për Kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2019.

Në takim u diskutua për realizimin e procesit zgjedhor në tërësi, veprimet e ndërmarra të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve që të mundësohet proces demokratik dhe korrekt si dhe për zbatimin e votimit gjatë ditës së Zgjedhjeve 21.04.2019.

Temë e diskutimit ishte edhe deklarata për vlerësimin dhe konkluzionet e përpunuara nga ana e Misionit ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve. Komisioni shtetëror iu përgjigj të gjitha pyetjeve dhe vërejtjeve të parashtruara nga ana e anëtarëve të Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR.

Sa i takon disa vërejtjeve dhe sfidave, të cilave duhet t’u përgjigjemi në të ardhmen, rrethi i parë i këtyre Zgjedhjeve është vlerësuar si proces i qetë, i rregullt dhe transparent.

Të dy palët presin që edhe rrethi i dytë i procesit zgjedhor të realizohet në atmosferë korrekte dhe demokratike, ndërsa për suksesin e tërësishëm zgjedhor, bashkëpunimi dhe transparenca ndërmjet dy palëve do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e 35-të të Komisonit shtetëror të zgjedhjeve, më datë 22.04.2019, sipas procesverbaleve të komisioneve komunale të zgjedhjeve dhe këshillave zgjedhorë u shpallën rezultatet e rrethit të parë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas rezultateve të përllogaritura konfirmohet se nga votimi i zbatuar më 21.04.2019, numri i përgjithshëm i votave të cilat i ka fituar secila listë e kandidatëve për Krytar veç e veç është siç vijon:

  • Kandidati Blerim Reka, ka fituar 79.921 vota.
  • Kandidatja Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar 319.364 vota dhe
  • Kandidati Stevo Pendarovski, ka fituar 323.892.

Në bazë të nenit 121 paragrafi (1) të Kodit zgjedhor, në rrethin e dytë do të votohet për dy kandidatët të cilët kanë fituar më së shumti vota, përkatësisht Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Njëkohësisht, në seancë u morr vendim sipas detyrës zyrtare për votimin në VV 2564 në Gjorçe Petrov, sipas nenit 151 paragrafi (1) alinea 5 të Kodit zgjedhor, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve me Aktvendim e anuloi votimin në këtë Vendvotim, duke pasur parasysh se numri i fletëvotimeve në kutinë e votimit është më i madh se numri i zgjedhësve të cilët kanë votuar.

Pasi numri i votave nuk ndikon në rezultatin përfundimtar, në këtë vendvotim do të votohet në rreth të dytë më datë 05.05.2019.

Sa i takon kundërshtimit të VV 006 Berovë, u hodh poshtë si palejuar, ndërsa u verifikua se Këshilli zgjedhor nuk e ka zbatuar votimin sipas mënyrës së përcaktuar në Kodin zgjedhor.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, gjithashtu vendosi që Këshillat zgjedhorë të këtyre vendvotimeve të shkarkohen.


KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Sot, në hapësirat e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, ishin të pranishëm z.Igor Janushev, z.Aleksandar Kiracovski dhe z.Florin Hasani, shefat e shtabeve zgjedhore të Zgjedhjeve presidenciale 2019, të cilët bashkë me anëtarët e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, apeluan deri te qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, ditën e diel, më 21.04.2019.

Të pranishmit, theksuan se deri më tani ky proces zgjedhor po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe përveç kësaj sqaruan se me këto zgjedhje kemi mundësinë ta tregojmë pjekurinë dhe ndërgjegjjen politike.

Të gjithë bashkërisht apelojmë deri te qytetarët për zgjedhje korrekte dhe demokratike!

Kryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Oliver Derkoski, apeloi që të respektohet heshtja në ditën para mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ashtu siç ka vepruar deri tani do të vazhdojë të jetë i hapur për opinionin, me qëllim që procesi zgjedhor të jetë i suksesshëm.

UDHËZIM PËR DORËZIMIN E TË DHËNAVE PËR REZULTATIN E VOTIMIT NGA KËSHILLAT ZGJEDHOR TË PROCESVERBALIT NUMËR 16 DHE TË PROCESVERBALIT 21 TË KKZ NË KOMISIONI SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE

Komisioni shtetëror zgjedhor, Ju njofton se më datë 25.03.2019 (e hënë), në ora 12:00, në selinë e Komisionit shtetëror zgjedhor do të mbahet seancë e hapur, gjatë së cilës me tërheqjen e shortit do të përcaktohet rradhitja e listës unike e kandidatëve për kryetarë të komunave Ohër, Novo Sellë dhe Dibër.

Konkluzion për konfirmimin e listës së kandidatëve të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2019

Skip to content