Udhëzim për paraqitje dhe votim të personave të cilat janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv për kovid 19 dhe të personave me vetizolim

Udhëzim për plotësim të udhëzimit për votim të personit të pamundur ose të sëmurë (neni 111 paragrafi (1), (2) dhe (3) i Kodit zgjedhor)

Njoftim për paraqitjen e personave të cilët janë pozitiv me KOVID-19, personat që janë në vetëizolim, të sëmurë, të pafuqishëm dhe personat me sëmundje kronike

Përfaqësuesit e Zyrës së OBSE/ODIHR-së, në krye me Shefin e Misionit Vëzhgues për zgjedhje të OSBE/ODIHR-së, Laima Andrikine, sot, 22 qershor 2020, realizuan mbledhje pune me anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në selinë e Komisionit.

Për faktin se Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 15 korrik, mbahen në rrethana specifike të cilat i shkaktoi gjendja e sapokrijuar me Koronavirusin, qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte që të shqyrtohen të gjitha aktivitetet që do të ndërmerren nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për të mundësuar proces të drejtë dhe demokratik, si proces zgjedhor i cili do t’i mbrojë të gjitha pjesëmarrësit.

Duke e pasur parasysh atë që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve theksoi se do të punojë në mënyrë konsekuente në pajtim me kornizën ligjore, me të gjitha aktet e miratuara nga ana e Komisionit, të cilat i përfshijnë të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor, si dhe në pajtim me masat dhe rekomandimet e miratuara nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe protokollet e miratuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryetari i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve, Oliver Derkovski, i informoi përfaqësuesit e Misionit të OSBE/ODIHR-së, se është miratuar Kalendari i reviduar i afateve për vazhdimimin e veprimeve zgjedhore për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme, si dhe se janë propozuar aktivitete të propozuara për azhurnimin e Listës së zgjedhësve. Në lidhje me realizimin e votimit për këto zgjedhje informoi se ky proces do të zgjasë tre ditë, përkatësisht fillon më 13 korrik 2020, ku do të votojnë personat që gjenden në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të KOVID-19 dhe personat të cilat me aktvendim të lëshuar nga Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar gjenden në vetëizolim shtëpiak. Për realizimin e votimit më 13 korrik 2020, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të formojë këshilla të veçanta zgjedhore të përbërë nga punëtorë shëndetësorë të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe persona të propozuara nga partitë politike. Më 14 korrik 2020 do të votojnë persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe persona me sëmundje kronike. Më 15 korrik 2020, do të realizohet votimi i cili do të zgjasë deri në ora 21:00. Personat të cilët pas datës 8 korrik 2020 janë testuar dhe kanë dalë pozitiv me KOVID -19 nuk do të mund ta realizojnë të drejtën e votës. Për këtë qëllim Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kryen kontroll në vendvotimet, ku do të sigurohen hapësira më të mëdha për ditën e votimit, atje ku ekziston mundësi, ndërsa atje ku nuk ekziston ajo mundësi të sigurohen kushte në pajtim me masat, rekomandimet dhe protokollet, për mbrojtje nga Koronavirusi.

Njëkohësisht, Oliver Derkoski, kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, informoi se vazhdon trajnimi i detyrueshëm i administratës zgjedhore dhe përsëri i theksoi rezultatet të cilat i kishin këto trajnime në zgjedhjet e mëparshme.

Mes tjerash u diskutua edhe për çështjen për mënyrën e ndarjes dhe shfrytëzimit të mjeteve financiara për reklamim të paguar politik, të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe portalet elektronike (portalet e internetit) që do të sigurojnë reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore.

Përfaqësuesit e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-së, theksuan se detyra e tyre është vëzhgimi i zgjedhjeve dhe në këto zgjedhje do të punojnë në pajtim me masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga Koronavirusi. Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR-së do të jetë i pranishëm deri më 27 korrik 2020 kur do të japin raport dhe rekomandime për zgjedhjet e mëtutjeshme.

Edhe më tej mbetet bashkëpunimi i hapur ndërmjet të dyja palëve dhe KSHZ-ja i ftoi Përfaqëfuesit e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-së për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet të cilat do t’i ndërmarrë Komisioni, që ky bashkëpunim në përputhje me ligjet, rregullat, protokollet dhe transparencën të jetë një proces i suksesshëm zgjedhor.

Me respekt,

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Udhëzim për veprim gjatë pranimit të kërkesave për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore të pranuara në formë elektronike në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (neni 50 paragrafi (2) i Kodit zgjedhor)

Udhëzim për mënyrën dhe procedurën e zgjidhjes së kundërshtimeve në kompetencë të Komisioneve komunale zgjedhore

Në seancën e 70 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e cila u mbajtë më 18 qershot 2020 u miratua Procesverbali i seancës së 65 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, mbajtur më 19.03.2020 dhe Provcesverbali i i seancës së 66 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, mbajtur më 20.03.2020.

Njëkohësisht, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, e realizoi shortin për përcatimin e lokaliteteve të panove reklamuese dhe bilbordeve, me të cilët menaxhojnë Komunat e Republikën së Maqedonisë së Veriut, Qyteti i Shkupit dhe personat juridik,ndërsa ofrohen për reklamim politik në pajtim me kriteret e përcaktuara në nenin 78-a paragrafi(4),(5) dhe (6), në të cilën morrën pjesë përfaqësuesit e operatorëve ekonomik të cilët dorëzuan oferta në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve dhe atë: DOOEL,,MX-BOX”-Ohër, OK MEDIA DOOEL, MEDIA MARKETING LTD DOOEL EXSPORT –IMPORT Shkup, LID KOMJUNIKEJSHNSDOO, S MEDIA (STEFANOVSKI MEDIA), TEHNOMAKS-R DOEL eksport-import, STRIT NJUZ DOOEL,FOTOMAL, IZI MEDIA dhe AKCENT

Kalendar i reviduar për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, 15 korrik 2020

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, Ju informon që me datë 18 qershor 2020 (e ejnte), me fillim në ora 11:00, do të nënshkruhet Kodeksi për zgjedhje korrekte dhe demokratike, nga ana e parashtruesve të listave të kandidatëve në Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 15 korrik 2020.

Nënshkrimi i Kodeksit për zgjedhje korrekte dhe demokratike është obligim që rrjedh nga neni 8-v i Kodit zgjedhor.

Njëkohësisht Ju informojmë që pas nënshkrimit të Kodeksit për zgjedhje korrekte dhe demokratike, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve do të tërheq shortin për përcaktimin e bilbordeve për reklamim politik.

Udhëzim për pamjen e bexheve për identifikim të organeve zgjedhore, administratës zgjedhore, përfaqësuesve të autoruzuar të parashtruesve të listave për kandidatë, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendas për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020

Udhëzim për mënyrën dhe procedurën e zgjidhjes së kundërshtimeve në kompetencë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

Raport për fletëparaqitje të pranuara dhe të përpunuara për votim në PDK të RMV-së me pasqyrë për 11.03.2020 në ora 11:50

Vendim – për ndarje të mjeteve për komisionet komunale të zgjedhjeve për zbatim të Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, 12 prill 2020

Skip to content