Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton që regjistrimet e radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (internet portalet), që janë të regjistruar prej më herët në KSHZ dhe kërkesa e të cilëve për regjistrim është vërtetuar me Aktvendimin për regjistrim në Regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portale) të miratuar në seancën nr. 21 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve më 10.09.2021, mbeten në fuqi dhe janë valide, përkatësisht ata nuk duhet të parashtrojnë kërkesa të reja për regjistrim në KSHZ.
Radiodifuzerët që janë regjistruar prej më herët në KSHZ janë të detyruar t’i dërgojnë listat e çmimeve të reja (të korrigjuara) në pajtim me nenin 75-gj paragrafi (9) nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor i publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 215/21 nga 16.09.2021, më së voni deri më 19.09.2021 (e diel) deri në orën 24:00, ndërsa mediat e shtypit nëse kanë korrigjim në listat e çmimeve të dërguara nga ana e tyre mund të dërgojnë lista të reja të çmimeve (të korrigjuara) në afatin e njëjtë.
Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit që nuk janë regjistruar prej më herët në Regjistër për radiodifuzerët, mediat shtypit dhe mediat elektronike (internet portale) në KSHZ (nuk kanë paraqitur kërkesë për regjistrim, nuk kanë pasur dokumentacion të plotë ose e kanë lëshuar afatin) kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë të re në KSHZ dhe të regjistrohen më së voni deri më 19 shtator deri në orën 24.00.
Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit me kërkesën për regjistrim janë të detyruar të dërgojnë edhe lista të çmimeve në pajtim me nenin 75-gj paragrafi (9) nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor i publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 215/21 nga 16.09.2021, për Zgjedhjet e Parakohshme Paralamentare 2014, Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2016, Zgjedhjet Lokale 2017, Zgjedhjet Presideciale 2019 dhe Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2020.
Radiodifuzerët janë të detyruar listat e korrigjuara të çmimeve t’i dërgojnë në ASHMA, KSHZ, ESHA dhe KSHPK në afat prej tre ditësh nga dita e publikimit të Kalendarit të reviduar të aktiviteteve, më së voni më 19 shtator deri në orën 24:00.
Mediat e shtypit që kanë korrigjim në listat e çmimeve janë të detyrzuara ato t’i dërgojnë në KSHZ, KSHPK dhe ESHA më së voni më 19 shtator deri në orën 24:00.
Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit që nuk do të regjistrohen ose nuk do të dërgojnë lista të reja të çmimeve (korrigjuara) më së voni deri më 19 shtator (e diel) – deri në orën 24:00, nuk do të kenë të drejtë të përdorin mjete financiare për reklamim të paguar politik, të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.
Nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstaton parregullsi në listat e çmimeve nga radiodifuzerët, e njofton median përkatëse për ta korrigjuar listën e çmimeve në afat prej 72 orësh nga pranimi i njoftimit.
Radiodifuzerët e regjistruar si dhe radiodifuzerët që kanë parashtruar kërkesa të reja për regjistrim, ndërkaq të cilët nuk do të dorëzojnë lista të reja të çmimeve (të korrigjuara) në afatin e përcaktuar e humbin të drejtën për të qenë të regjistruar për reklamim të paguar politik dhe nuk do të kenë të drejtë të përdorin mjete financiare për reklamim të paguar politik, të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.
Regjistri për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portale) mbahet në bazë të kërkesës së parashtruar për regjistrim në KSHZ, me shtojcë për gjendjen aktuale të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më të vjetër se 30 ditë.
Dokumentacioni nga ky njoftim parashtrohet në mënyrë elektronike në këtë llogari elektronike: [email protected], ose në arkivin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në bul. Shën Qirili dhe Metodij nr. 54, 1000 Shkup, më së voni më 19 shtator (e diel) deri në orën 24:00.
Arkivi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të bëjë pranimin e kërkesave për regjistrim në Regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike më datën 18.09.2021 (e shtunë) nga ora 10:00 dhe më datën 19.09.2021 (e diel), nga ora 10:00 deri në orën 24:00.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE