Në seancë u miratua Plotësimi i Konkluzionit për njoftimin për rezultatet përfundimtare nga votimi për zgjedhje të kryetarëve të komunave dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit, pas rrethit të mbajtur të dytë zgjedhor më 31 tetor 2021, për komunat përkatëse.

Përkatësisht, pas përfundimit të procedurës për kundërshtime të parashtruara për procedurën e votimit, përmbledhjes dhe verifikimit të rezultateve, u vërtetuan rezultate përfundimtare nga votimi për zgjedhje të kryetarëve të komunave Zhelinë, Bërvenicë, Studeniçan dhe Staro Nagoriçane.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Pas njoftimit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut se është konstatuar ndërprerja e mandatit të deputetëve të zgjedhur për kryetarë të komunave, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i cili zbaton procedurën në pajtim me Kodin zgjedhor njoftoi kandidatët nga listat e kandidatëve për deputetë që vijnë në vend të deputetëve të cilëve u ka përfunduar mandati.

Kandidatët Toni Jarevski, Zoran Kocevski, Dragan Kovaçki dhe Gracia Bakraçeska nga lista e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të parashtruesit të autorizuar VMRO-DPMNE dhe Koalicionit “Përtëritja e Maqedonisë” dhe kandidatët Lubica Spasova dhe Dragolub Filiposki nga lista e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të parashtruesit të autorizuar Koalicionit Mundemi, nënshkruan deklarata për pranimin e kandidaturës, me të cilën në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u konstatua se bëhen deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për pjesën e mbetur të mandatit në pajtim me nenin 153 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi dhe I dorëzoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Raportin për punët e ndërmarra në përputhje me nenin 153 të Kodit zgjedhor, për pranimin e pjesës së mbetur të mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa deputetëve të rinjë u ndau certifikatat.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratua Plotësimi i konkluzionit për njoftimin për rezultatet përfundimtare nga votimi për zgjedhje të kryetarëve të komunave dhe të kryetarit të Qytetit të Shkupit, pas ciklit të dytë të mbajtur zgjedhor më 31 tetor 2021, për komunat përkatëse.

Në seancë u shqyrtua dhe u vendos për kundërshtime të parashtruara nga paraqitës të listave të kandidatëve në procedurën për votim, mbledhje dhe verifikim të rezultateve nga votimi.

Në afatin e përcaktuar ligjor, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë parashtruar kundërshtime nga më shumë paraqitës të listave edhe atë Bashkimi i Përhershëm Radikal Maqedonas BPRM, Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI dhe Grupi i zgjedhësve “Enver Pajaziti”.

Përkatësisht, meqë kundërshtimet e parashtruara nga Bashkimi i Përhershëm Radikal Maqedonas BPRM, nuk janë parashtruar në pajtim me nenin 148 të Kodit Zgjedhor, përkatësisht nuk janë parashtruar nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar dhe janë dorëzuar në komisionin komunal të Zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i refuzoi njëzëri.

Një pjesë e kundërshtimeve të parashtruara nga Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI dhe të gjitha kundërshtimet e parashtruara nga Grupi i zgjedhësve “Enver Pajaziti” janë refuzuara njëzëri për shkak se nuk janë mbështetur me fakte dhe prova. Në konstatimet në kundërshtimet nuk kishte asnjë arsyetim për konstatimet për mospërputhje në të dhënat nga procesverbalet,ndërsa në procesverbalet dhe ditaret e ngjarjeve, nuk kishte vërejtje nga përfaqësues të autorizuar të paraqitësve të listave ose anëtarëve apo zëvendësve të këshillave zgjedhorë.

Lidhur me këtë është theksuar që parashtruesit e kundërshtimeve nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën dhe mundësinë që ofrohet në pajtim me Kodin Zgjedhor për t’uj vepruar në rast të parregullsive eventuale në procedurën e votimit dhe mbledhjes së rezultateve, të shënohen vërejtje për parregullsi eventuale nëse janë evidentuar.

Gjithashtu, në shtojcë të kundërshtimeve nuk janë dorëzuar fakte ose prova tjera për konstatimet që janë paraqitur në ato (në pajtim me nenin 116 paragrafin (3) të Kodit Zgjedhor), diçka që është konstatuar pas kontrolleve dhe këqyrjeve të shumëfishta në procesverbalet dhe materialin tjetër të besueshëm zgjedhor nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Lidhur me kundërshtimet e parashtruara nga Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, nga Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve në pajtim me nenin 148 paragrafi (3) i Kodit Zgjedhor, ndërsa në lidhje me nenin 108-а pika 10 e ligjit të njëjtë, pas propozimit të anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është zbatuar kontroll në materialin votues, por është konstatuar se të gjitha të dhënat përputhen, ndësa konstatimet në kundërshtimet nuk janë të bazuara dhe ato janë refuzuar.

Vetëm në lidhje me kundërshtimet e parashtruara nga Bashkimi Demokratik për Integrim, për Vendvotimin 2107 Zhelinë, është konstatuar që një person ka votuar me letërnjoftim të pavlefshëm, ndërsa në Raportin nga pajisja për identifikim biometrik të votuesve nuk përputhen të dhënat nga Procesverbali nr. 16 dhe konform kësaj, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e pranoi kundërshtimin dhe e anuloi votimin në këtë vendvotim.

Aktet e miratuara do të publikohen në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në senacë u miratua Konkluzioni për njoftimin për përfundimin e rezultateve të votimit për zgjedhje  të kryetarëve të komunave dhe kryetarit të qytetit të Shkupit, pas rrethit të dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 31 tetor 2021, për komunat përkatëse, si dhe Plotësim i konkluzionit për raportimin e përfundimit të rezultateve nga votimi për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit të Komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit, pas rivotimit në rrethin e parë nga 31 tetor 2021, për komunat përkatëse.

Konkluzionet e miratuara do të publikohen në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancë u pranuan kërkesat për marrjen e autorizimit për vëzhgues për Zgjedhjet Lokale 2021 të paraqitura nga disa organizata dhe ambasada.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi për ankesat për mbrojtjen e të drejtës së votës personale dhe për ankesat e parashtruara nga votuesit, të cilët ishin refuzuar me kërkesë për të votuar në shtëpitë e tyre si të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Në seancë janë miratuar edhe rekomandime për punën e këshillave zgjedhorë për përshpejtimin e procedurës së votimit në vendvotime, të cilat u janë dorëzuar komisioneve komunale zgjedhore dhe këshillave zgjedhorë, bazuar në analizën dhe përvojën e punës së këshillave zgjedhorë në raundin e parë dhe janë në funksion të përmirësimit të procedurës së votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Përkatësisht, në vendvotimet ku janë regjistruar një numër i madh i votuesve, ku disa vendvotime janë të grupuara në një vendvotim ose në vendvotimet ku më shumë votues do të presin në radhë për të votuar, këshillat zgjedhorë duhet të kujdesen për organizimin e votimit dhe për rendin, dhe mënyra se si:

  1. Anëtari ose zëvendës anëtari i Këshillit Zgjedhor të paraqitet para vendvotimeve, dhe nëse është e nevojshme edhe para objektit të votimit për të ndihmuar dhe drejtuar votuesit në vendvotimet e tyre të votimit, për vendosje më të lehtë dhe zvogëlimin e rendit të pritjes.
  2. Këshilli Zgjedhor të lirojë në mënyrë të vazhdueshme votuesit në vendvotim menjëherë pas përfundimit të identifikimit të votuesit të mëparshëm me pajisjet teknike, duke u kujdesur që të ketë në të njëjtën kohë vetëm një votues prapa secilit paravan të votimit.
  3. Identifikimin me shenjë gishti në pajisjen teknike (gjurmë gishti), Këshilli Zgjedhor të kryejë me një kontroll nga çdo gisht tregues (djathtas dhe majtas), dhe më pas nëse nuk konstaton përputhje të procedojë menjëherë me gjetjen (identifikimin) e votuesit nëpërmjet lexuesit MP3 pajisjes teknike ose duke vendosur numrin personal të identifikimit,
  4. Në të njëjtën kohë me identifikimin në pajisjen teknike, anëtari i Këshillit Zgjedhor që trajton ekstraktin nga Lista e Votuesve duhet të gjejë votuesin dhe të përgatisë për nënshkrim (ose vulosje) ekstraktin nga Lista e Votuesve.
  5. Për gjetjen më të shpejtë dhe më të lehtë të votuesve në ekstraktin nga Lista e Votuesve, Këshilli Zgjedhor mund të vendosë fletore për shënim (ngjitës-stikerë) në fletëvotim për secilën shkronjë fillestare të mbiemrit të votuesve.

Gjithashtu, si në raundin e parë, rekomandimet mbeten nëse ka turmë në vendvotim, këshilli zgjedhor të mos humbasë kohë duke shtypur raporte statistikore për daljen nga mjetet teknike, por ta bëjë atë me telefon në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve sipas numrit të votuesve të nënshkruar në listën e e votuesve që kanë votuar.

Meqë fushata zgjedhore përfundon në mesnatën e sotme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u ka bërë apel partive politike, kandidatëve dhe mediave që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe Kodin Zgjedhor.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të votojnë lirshëm. Votimi është i fshehtë, fletëvotimet janë të mbrojtura dhe nuk mund të keqpërdoren.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjithashtu kërkoi nga komisionet komunale zgjedhore dhe këshillat zgjedhorë që të veprojnë dhe të punojnë profesionalisht, me përgjegjësi, pa marrë parasysh çfarëdo përkatësie partiake. Ata janë të detyruar të respektojnë Kodin Zgjedhor, udhëzimet, aktet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe udhëzimet e marra në trajnime, për të zhvilluar një proces të rregullt zgjedhor, i cili është me interes të përbashkët për të gjithë.

Seanca e 36-të mbetet e hapur dhe publiku do të informohet në mënyrë plotësuese.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancë u miratua Vendimi për anulimin e ndryshimit të Udhëzimit për fletëvotimet e vlefshme dhe të pavlefshme nr.10-689/1 nga data 03.03.2020, miratuar me numër 08-3154/1 nga 26 tetori 2021.

Gjegjësisht, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në seancën e djeshme nuk e ka hequr vulën e fletëvotimit. Vulosja e fletëvotimit është e detyrueshme në pajtim me nenin 109 paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor. Kështu, çdo anëtar i Këshillit Zgjedhor që punon me fletëvotimet duhet të vendosë vulën në fletëvotim në vendin e parashikuar për vulën.

Ky ndryshim në Udhëzimin e zbatimit të nenit 110 të Kodit Zgjedhor, ka rezultuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Administrative ku ndër të tjera thuhet… “Në këtë kuptim është i papranueshëm, për shkak të lëshimeve të bëra nga anëtarët e Këshillit Zgjedhor, votuesit që kanë votuar dhe kanë shprehur vullnetin e tyre për të votuar, fletëvotimet e tyre të pavulosura të konsiderohen të pavlefshme”.

Konkretisht, Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut është ajo që i ka shpallur të vlefshme fletëvotimet pa vulë, e jo Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përkundrazi, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka theksuar dhe ka kërkuar nga anëtarët e këshillave zgjedhorë që të vulosin fletëvotimet.

Për këtë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ndryshoi Udhëzimin për fletëvotimet e vlefshme dhe të pavlefshme vetëm në pjesën ku thuhet se fletëvotimi është i pavlefshëm nëse nuk është i vulosur, me qëllim që të respektohet vullneti i votuesit nëse është bërë lëshim i qëllimshëm ose i paqëllimshëm nga Këshilli Zgjedhor. Njëkohësisht, theksohet se përcaktimi për fletëvotim të vlefshëm dhe të pavlefshëm përshkruhet në nenin 110 dhe nenin 115 të Kodit Zgjedhor, ndërsa procedura e votimit përcaktohet nga neni 109 i Kodit Zgjedhor, pra me ndryshimin e Udhëzimit nuk është shkelur asnjë nga nenet e përmendura të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu theksohet se në vetë fletëvotimin është shtypur numri i vendvotimit të cilit i përket fletëvotimi, gjë që parandalon çdo manipulim tjetër me të.

Duke pasur parasysh të gjitha reagimet e opinionit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve anulon ndryshimin e Udhëzimit për zbatimin e nenit 110 të Kodit Zgjedhor, përkatësisht për fletëvotim të vlefshëm dhe të pavlefshëm, me të cilin do të hyjë në fuqi Udhëzimi i mëparshëm.

Theksohet se këshillat zgjedhorë duhet të respektojnë në vazhdimësi dispozitën e nenit 109 paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor dhe duhet të vënë vulën në fletëvotim në vendin e paraparë për vulë.

Çdo lëshim në këtë pjesë do të trajtohet si lëshim në procedurë dhe nëse konstatohet funksionimi jo i duhur i Këshillit Zgjedhor, përkatësisht mosrespektimi i ndonjë pjese të procedurës dhe veçanërisht nenit 109 paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor do të jetë lëndë për procedim penal.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratua konkluzion për plotësim të Konkluzionit për njoftim për rezultate përfundimtare nga votimi për zgjedhje të anëtarëve të këshillit të komunave dhe të këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit, të mbajtura më 17 tetor 2021 për komunat përkatëse, me të cilin do të vërtetohen rezultatet përfundimtare nga votimi për zgjedhje të këshillave të komunave dhe për zgjedhjen e kryetarëve në komunat Kisella Voda dhe Pllasnicë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Vendim për përsëritje të votimit në Vendvotimin 0543, Dibër, për zgjedhje të anëtarëve të këshillit të komunës së Dibrës dhe për zgjedhje të anëtarëve të këshillit të komunës Shuto Orizarë dhe të këshillit të komunës së Qytetit të Shkupit në vendvotimin 2957/1 Shuto Orizarë, pasi Gjykata Administrative paraprakisht i pranoi paditë e parashtruesve të autorizuar të kundërshtimeve të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i refuzoi për këto vendvotime.

Gjithashtu, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi ndryshim të Udhëzimit për fletëvotime të vlefshme dhe të pavlefshme. Në lidhje me këtë, Komisioni gjithashtu në mënyrë plotësuese i njoftoi dhe u bëri thirrje këshillave zgjedhorë detyrimisht të veprojnë sipas nenit 109 paragrafi (2) dhe t’i vënë vulë çdo fletëvotimi, mirëpo nëse ka fletëvotime pa vulë, për të fletëvotimet e tilla do të veprohet në pajtim me nenin 115, ndërsа lidhur me nenin 110 të KZ dhe fletëvotimet e tilla do të jenë të vlefshme nëse vullneti i votuesit është shprehur në mënyrë të qartë.

Në seancë u miratuan kërkesa për pranim të autorizimit për vëzhgues të Zgjedhjeve Lokale 2021 të parashtruara nga Shoqata Federalistë të rinj evropianë, ambasada e Amerikës në Shkup dhe OSBE-ODIHR Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut në zgjehdje.

Seanca në mënyrë plotësuese do të vazhdojë për çka opinioni do të jetë i njoftuar.

Aktet e miratuara do të publikohen në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratua Konkluzion për njoftim të rezultatit përfundimtar nga votimi për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit të komunës dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, të mbajtura më 17 tetor 2021 për komunat përkatëse

Pas votimit të mbajtur më 17 tetor 2021 për rrethin e dytë që do të mbahet më 31 tetor 2021, do të votohet në gjithsej 44 komuna dhe për Qytetin e Shkupit.

Në pajtim me nenin 136 paragrafi (3) të Kodit zgjedhor është e nevojshme që Komisionet Komunale të Zgjedhjeve të shpallin menjëherë rezultatet përfundimtare të votimit të mbajtura më 17 tetor 2021, dhe brenda 24 orëve nga shpallja të njoftojnë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për shkak të nevojës që rezultatet përfundimtare të votimit të mbajtura më 17 tetor 2021 të publikohen në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Konkluza do të publikohet në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratua Vendimi për plotësim të Vendimit për ndarje të mjeteve për Komisionet Komunale Zgjedhore për realizim të Zgjedhjeve për anëtarë të këshillave komunal dhe të këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit, 17 tetor 2021, me të cilin, Komisioneve Komunale Zgjedhore u ndahen mjete për realizimin e ciklit të dytë zgjedhor, shumë mjetesh që përcaktohet në pajtim me numrin e vendvotimeve.

Gjithashtu, është miratuar edhe Vendimi për përcaktim të formës së vulës me numër të vendvotimit që e përdorin vendvotimet gjatë realizimit të votimit, që paraprakisht me aktvendim të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë përjashtuar nga përdorimi.

Në seancë është vendosur për kundërshtimet të parashtruara nga paraqitës së listës së kandidatëve në procedurën për votim, mbledhje dhe verifikim të rezultateve nga votimi.

Përkatësisht, në afatin e përcaktuar ligjor, në pajtim me nenin 148 të Kodit Zgjedhor, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë parashtruar kundërshtime nga më tepër paraqitës të listave edhe atë VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Përtëritje e Maqedonisë”, Koalicioni – Më të mirën për komunën time të udhëhequr nga LSDM, Koalicioni – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja – Me vendosmëri për ndryhsime, Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni, E Majta dhe Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga ‘Partia Jote’ është parashtruar kundërshtim për mosrespektimin e dispozitave për aktivitetet dhe kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore, mirëpo për shkak se nuk është parashtruar në afatin e përcaktuar ligjor është hedhur poshtë unanimisht. Gjithashtu edhe Kërkesa për këqyrje në fletëvotimet e pavlefshme e parashtruar nga Maqedonia e Vetme, është parashtruar jashtë afatit ligjor.

Kundërshtimet e parashtruara nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni ‘Përtëritje e Maqedonisë’, Koalicioni – Më të mirën për komunën time të udhëhequr nga LSDM, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një pjesë nga Koalicioni – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, nga ana e paraqitësve të autorizuar të listave me njoftim me shkrim janë tërhequr.

Kundërshtimet tjera Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i refuzoi për shkak se nuk janë bazuar me fakte dhe prova. Parashtruesit e kundërshtimeve nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën dhe mundësinë që ofrohet në pajtim me Kodin Zgjedhor të veprohet në rast të parregullsive eventuale në procesin zgjedhor, të evidentohen vërejtje të tyre për parregullsi eventuale nëse janë evidentuar nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar në procesverbalet e këshillave zgjedhorë ose të komisioneve komunale të zgjedhjeve, si për procedurën e votimi ashtu edhe për mbledhjen dhe verifikimin e rezultateve.

Në shtojcë të kundërshtimeve është dorëzuar provë përkatëse për të dhënat që janë paraqitur në ato, ndërsa në Procesverbalin nr. 16 dhe Procesverbalin nr. 21 për secilin vendvotim që është lëndë e kundërshtimit, nuk kishte vërejtje nga asnjë anëtar i këshillave zgjedhorë, as nga përfaqësuesit e autorizuar të paraqitësve të listave (në pajtim me nenin 116 paragrafi (3) i Kodit Zgjedhor), që gjithashtu është konstatuar pas kontrolleve dhe këqyrjeve të shumëfishta në procesverbalet nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu nuk është vepruar edhe në pajtim me nenin 117 paragrafi (6) ku është thënë që nëse vërejtjet e përfaqësuesve të paraqitësve të listave nuk janë evidentuar në procesverbal, ata kanë të drejtë t’i dorëzojnë ato në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në afat prej 5 orësh nga përpilimi i procesverbalit dhe ato vërejtje në pajtim me dispozitat nga neni 116 paragrafi (3) të jenë bazë për kundërshtim.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Në vazhdimin e seancës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u shqyrtuan kundërshtimet e parashtruara nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Përtëritje e Maqedonisë” për fushatën gjatë heshtjes zgjedhore, në pajtim me nenin 69–а të Kodit Zgjedhor. Në të dhënat për dy kundërshtimet bëhet fjalë për aktivitete dhe veprime nga ana e kandidatëve për kryetar komune që i kanë publikuar në rrjetet sociale, ndër të cilët, njëri nga kandidatët në rrjetin social personal. Statusi në rrjetet sociale nuk është i përkufizuar dhe i përfshirë në Kodin Zgjedhor që donë të thotë se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mund të merr qëndrim objektiv dhe të veprojë lidhur me raste të këtilla. Gjithashtu, kundërshtimi për komunën Gjorçe Petrov ka të bëjë me një postim që është publikuar gjatë fushatës zgjedhore, derisa ende nuk ka filluar heshtja zgjedhore.

Në pajtim me të lartpërmendurën, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njëzëri i refuzoi kundërshtimet e parashtruara.

Njëkohësisht, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi që seanca nuk është transmetuar drejtpërsëdrejti për shkak se kapacitetet hapësinore dhe kushtet teknike nuk janë të plotësuara për këtë, për shkak të pranimit të pajisjeve për identifikim teknik të votuesve, të cilat komisionet komunale zgjedhore i dorëzojnë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content