Rezultatet fillestare nga zgjedhjet e mbajtura të parakohshme për Kryetar komune në Komunën e Pllasnicës dhe Komunën e Shtipit, në bazë të të dhënave nga procesverbalet e komisioneve komunale të zgjedhjeve

Përshkrimi i vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë së veriut për zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunës në komunën e shtipit dhe në komunën e plasnicës 13.12.2020

Konkluzion për përfundimin e Zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 15 korrik viti 2020

Konkluzion për publikim të rezultateve përfundimtare dhe të shpërndarjes së mandateve për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga votimi për Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 15 korrik 2020

Konkluziom për korigjimin e gabimeve teknike në konkludimin numër 08-19661 të vitit 16.07.2020

Konkluzion për publikim të rezultateve nga votimi për Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kovendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 15 korrik 2020, nl bazë të të dhënave nga procesverbalet e komisioneve komunale zgjedhore


AUDIO DORACAK PËR PERSONAT E VERBËR DHE PERSONAT ME SHIQIM TË DËMTUAR, ME MASAT MBROJTËSE TË KOVID 19

Udhëzim për paraqitje dhe votim të personave të cilat janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv për kovid 19 dhe të personave me vetizolim

Udhëzim për plotësim të udhëzimit për votim të personit të pamundur ose të sëmurë (neni 111 paragrafi (1), (2) dhe (3) i Kodit zgjedhor)

Njoftim për paraqitjen e personave të cilët janë pozitiv me KOVID-19, personat që janë në vetëizolim, të sëmurë, të pafuqishëm dhe personat me sëmundje kronike

Përfaqësuesit e Zyrës së OBSE/ODIHR-së, në krye me Shefin e Misionit Vëzhgues për zgjedhje të OSBE/ODIHR-së, Laima Andrikine, sot, 22 qershor 2020, realizuan mbledhje pune me anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në selinë e Komisionit.

Për faktin se Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 15 korrik, mbahen në rrethana specifike të cilat i shkaktoi gjendja e sapokrijuar me Koronavirusin, qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte që të shqyrtohen të gjitha aktivitetet që do të ndërmerren nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për të mundësuar proces të drejtë dhe demokratik, si proces zgjedhor i cili do t’i mbrojë të gjitha pjesëmarrësit.

Duke e pasur parasysh atë që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve theksoi se do të punojë në mënyrë konsekuente në pajtim me kornizën ligjore, me të gjitha aktet e miratuara nga ana e Komisionit, të cilat i përfshijnë të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor, si dhe në pajtim me masat dhe rekomandimet e miratuara nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe protokollet e miratuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryetari i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve, Oliver Derkovski, i informoi përfaqësuesit e Misionit të OSBE/ODIHR-së, se është miratuar Kalendari i reviduar i afateve për vazhdimimin e veprimeve zgjedhore për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme, si dhe se janë propozuar aktivitete të propozuara për azhurnimin e Listës së zgjedhësve. Në lidhje me realizimin e votimit për këto zgjedhje informoi se ky proces do të zgjasë tre ditë, përkatësisht fillon më 13 korrik 2020, ku do të votojnë personat që gjenden në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të KOVID-19 dhe personat të cilat me aktvendim të lëshuar nga Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar gjenden në vetëizolim shtëpiak. Për realizimin e votimit më 13 korrik 2020, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të formojë këshilla të veçanta zgjedhore të përbërë nga punëtorë shëndetësorë të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe persona të propozuara nga partitë politike. Më 14 korrik 2020 do të votojnë persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe persona me sëmundje kronike. Më 15 korrik 2020, do të realizohet votimi i cili do të zgjasë deri në ora 21:00. Personat të cilët pas datës 8 korrik 2020 janë testuar dhe kanë dalë pozitiv me KOVID -19 nuk do të mund ta realizojnë të drejtën e votës. Për këtë qëllim Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kryen kontroll në vendvotimet, ku do të sigurohen hapësira më të mëdha për ditën e votimit, atje ku ekziston mundësi, ndërsa atje ku nuk ekziston ajo mundësi të sigurohen kushte në pajtim me masat, rekomandimet dhe protokollet, për mbrojtje nga Koronavirusi.

Njëkohësisht, Oliver Derkoski, kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, informoi se vazhdon trajnimi i detyrueshëm i administratës zgjedhore dhe përsëri i theksoi rezultatet të cilat i kishin këto trajnime në zgjedhjet e mëparshme.

Mes tjerash u diskutua edhe për çështjen për mënyrën e ndarjes dhe shfrytëzimit të mjeteve financiara për reklamim të paguar politik, të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe portalet elektronike (portalet e internetit) që do të sigurojnë reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore.

Përfaqësuesit e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-së, theksuan se detyra e tyre është vëzhgimi i zgjedhjeve dhe në këto zgjedhje do të punojnë në pajtim me masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga Koronavirusi. Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR-së do të jetë i pranishëm deri më 27 korrik 2020 kur do të japin raport dhe rekomandime për zgjedhjet e mëtutjeshme.

Edhe më tej mbetet bashkëpunimi i hapur ndërmjet të dyja palëve dhe KSHZ-ja i ftoi Përfaqëfuesit e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-së për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet të cilat do t’i ndërmarrë Komisioni, që ky bashkëpunim në përputhje me ligjet, rregullat, protokollet dhe transparencën të jetë një proces i suksesshëm zgjedhor.

Me respekt,

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Udhëzim për veprim gjatë pranimit të kërkesave për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore të pranuara në formë elektronike në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (neni 50 paragrafi (2) i Kodit zgjedhor)

Udhëzim për mënyrën dhe procedurën e zgjidhjes së kundërshtimeve në kompetencë të Komisioneve komunale zgjedhore

Në seancën e 70 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e cila u mbajtë më 18 qershot 2020 u miratua Procesverbali i seancës së 65 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, mbajtur më 19.03.2020 dhe Provcesverbali i i seancës së 66 të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, mbajtur më 20.03.2020.

Njëkohësisht, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, e realizoi shortin për përcatimin e lokaliteteve të panove reklamuese dhe bilbordeve, me të cilët menaxhojnë Komunat e Republikën së Maqedonisë së Veriut, Qyteti i Shkupit dhe personat juridik,ndërsa ofrohen për reklamim politik në pajtim me kriteret e përcaktuara në nenin 78-a paragrafi(4),(5) dhe (6), në të cilën morrën pjesë përfaqësuesit e operatorëve ekonomik të cilët dorëzuan oferta në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve dhe atë: DOOEL,,MX-BOX”-Ohër, OK MEDIA DOOEL, MEDIA MARKETING LTD DOOEL EXSPORT –IMPORT Shkup, LID KOMJUNIKEJSHNSDOO, S MEDIA (STEFANOVSKI MEDIA), TEHNOMAKS-R DOEL eksport-import, STRIT NJUZ DOOEL,FOTOMAL, IZI MEDIA dhe AKCENT

Skip to content