KONKLUZION për shpalljen e rezultateve të para zyrtare nga rrethi i dytë i votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Republikës në bazë të të dhënave nga procesverbalet e komisioneve komunale zgjedhore

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në seancën e 39-të e cila u mbajt më 06.05.2019, duke u bazuar në të dhënat sipas procesverbaleve të dorëzuara nga komisioniet komunale të zgjedhjeve, konstatoi se numri i votave të cilat i ka fituar secila Listë e kandidatit për zgjedhjen e Kryetarit të Republikës, veç e veç janë:

  • Kandidatja Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar 377.713 vota;
  • Kandidati Stevo Pendarovski, ka fituar 436.212 vota.
    Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, sipas rezultateve të përllogaritura dhe të konfirmuara të votimit, konstatoi se Kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut u zgjodh kandidati Stevo Pendarovski i cili fitoi shumicën e votave nga zgjedhësit të cilët kanë votuar.
    Në përputhje me nenin 148 paragrafi (2) i Kodit zgjedhor, me shpalljen e rezultateve të para fillon të rrjedhë dhe afati prej 48 orëve për parashtrimin e kundërshtimeve (ankimimeve).
    Kryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Oliver Derkoski iu falemnderua anëtarëve dhe shërbimit profesional të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve për punën e kryer me sukses në këtë proces zgjedhor.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

REPORT ON CROSS, GROUND AND ADMINISTRATIVE CHECKS CARRIED OUT FOR THE PURPOSES OF UPDATING THE ELECTORAL ROLL BASED ON THE RULEBOOK ON THE METHODOLOGY FOR MAINTAINING AND UPDATING THE ELECTORAL […]

RAPORT NGA KONTROLLET E KRYQËZUARA, NË TERREN DHE ADMINISTRATIVE PËR PËRDITËSIMIN E LISTËS ZGJEDGORE NË BAZË TË RREGULLORES PËR METODOLOGJINË PËR UDHËHEQJE DHE PËRDITËSIM TË LISTËS ZGJEDHORE RAPORT I REZULTATEVE […]

Skip to content