Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, bazuar në procesverbalet origjinale për përmbledhjen dhe vërtetimin e rezultateve të dërguara nga këshillat zgjedhorë dhe komisionet komunale zgjedhore, KSHZ konstatoi që nga numri total prej 1.814.317 votues të regjistruar në Listën Zgjedhore, gjithsej kanë votuar 905.971 qytetarë, përkatësisht 49.9 %. Në rrethin e parë të Zgjedhjeve Presidenciale 2024, numri i fletëvotimeve të papërdorura është 908.384, numri i fletëvotimeve të vlefshme është 881.376, ndërsа numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 24.562.
KSHZ informoi që ka vepruar lidhur me kundërshtimet e dorëzuara e që janë në lidhje me procedurën për votim. Kundërshtimet e pranuara kanë të bëjnë me regjistrim në Listën Zgjedhore në ditën e zgjedhjeve. Nga ana tjetër, KSHZ ka refuzuar një pjesë të kundërshtimeve për disa shkaqe: ndryshim i vendbanimit, heqje e aftësisë për veprim, dokumente të pavlefshme për identifikim, persona që nuk kanë pasur vendbanim të përhershëm dhe janë të regjistruar në ekstraktet e posaçme të Listës Zgjedhore. Ato kundërshtime që nuk janë dorëzuar në mënyrë të rregullt, KSHZ i hodhi poshtë.
KSHZ-ja në votimin për listat për kandidat për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në afatin e përcaktuar me ligj i publikoi rezultatet e para si më poshtë:
Stevo Pendarovski: 180500.
Gordana Siljanovska-Davkova: 363086.
Stevço Jakimovski: 8121.
Бујар Bujar Osmani: 121088.
Biljana Vankovska-Cvetkovska: 41331.
Arben Taravari: 83393.
Maksim Dimitrievski: 83856.
Parashtruesit e listave të kandidatëve kanë të drejtë të parashtrojnë kundërshtim në KSHZ lidhur me procedurën e votimi, në afat prej 48 orësh pas përfundimit të votimit, ndërsa kundërshtimet që janë në lidhje me procedurën e përmbledhjes dhe vërtetimit të rezultateve parashtrohen në afat prej 48 orësh nga shpallja e rezultateve të para.
Afati për parashtrim të kundërshtimeve në procedurën për votim skadon më 26 prill 2024 (e premte, në orën 19:00), kurse afati për parashtrim të kundërshtimeve që kanë të bëjnë me procedurën e përmbledhjes dhe vërtetimit të rezultateve skadon më 27 prill 2024 (e shtunë, në orën 19:00).
KSHZ e ka për detyrë që në afat prej 72 orësh nga parashtrimi i kundërshtimit të miratojë vendim.
Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi i kundërshtimit mund të paraqesë padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i aktvendimit, ndërsa Gjykata Administrative vendos në afat prej 48 orësh nga parashtrimi i padi.
KSHZ-ja rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet i publikon menjëherë, ndërkaq më së voni në afat prej 24 orësh nga dita e vërtetimit të tyre.
Gjithashtu, KSHZ informoi që gjatë ditës ka pasur ndërprerje në tre vendvotime, edhe atë vendvotimet nr. 1075, 1100, 1090 në Kumanovë, ashtu që për shkak se ndërprerja ka zgjatur më tepër se 3 orë, KSHZ-ja në pajtim me neni 151 paragrafi (1) alineja 3 e Kodit Zgjedhor, me aktvendim e anulon votimin në vendvotimin konkret, mirëpo për shkakun që numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në këto vendvotime nuk ndikon në rezultatet e përgjithshme, votimi nuk do të përsëritet.
Gjithashtu, për arsye se në pajtim me nenin 151 paragrafi (1) alineja 1, këshillat zgjedhorë nuk e kanë zbatuar votimin në mënyrën e përcaktuar me këtë kod, ndërsa parregullsitë kanë ndikuar në procedurën për votim apo procedurën për përmbledhjen dhe vërtetimin e rezultateve, KSHZ-ja me aktvendim e anulon votimin në vendvotimin konkret, ndërsa nga shqyrtimi në procesverbalet prej këtyre tre VV-ve është konstatuar që KZ-të nuk kanë vepruar në pajtim me udhëzimet e KSHZ-së dhe ato janë shkarkuar.
Përveç kësaj, angazhohet shërbimi profesional i KSHZ-të të përcaktojë nëse ka bazë për të vepruar edhe sipas nenit 177b të Kodit Zgjedhor, në lidhje me konstatimin e përgjegjësisë së anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në këta këshilla zgjedhorë.
Në fakt, ky është mesazhi i përgjithshëm i KSHZ-së për rrethin e dytë të zgjedhjeve, veçanërisht për shkak të faktit që nga KSHZ-ja janë siguruar udhëzues, trajnime dhe të gjitha kushtet e nevojshme për punë të objektive, profesionale të KZ-ve dhe si rrjedhojë e kësaj, KSHZ nuk do të tolerojë punë të parregullt dhe të paligjshme.
Duke e pasur parasysh që më 8 maj 2024 do të zbatohen dy lloje zgjedhjesh dhe për atë shkak do të nevojitet përkushtim dhe profesionalizëm maksimal i këshillave zgjedhorë, për punë më efikase dhe në interes të ligjshmërisë së procesit zgjedhor si dhe shmangie të gabimeve, ndërsa me qëllim të përmirësohet organizimi i KZ-ve, në votimin më 8 maj 2024, KSHZ ka vendosur që KZ-të ta zbatojnë votimin me shtatë anëtarë ose zëvendës nga KZ, edhe atë:
- Person që e bën identifikimin e votuesve (letërnjoftim ose dokument udhëtimi),
- Person që punon me PIBV, ndërsa i cili së pari e ka për detyrë të pyet për cilin lloj zgjedhjesh qytetarët dëshirojnë të votojnë, nëse votojnë për zgjedhjet parlamentare ose presidenciale, apo për të dy llojet e zgjedhjeve dhe këtë në mënyrën përkatëse ta evidentojë në PIBV, me çka do të ceket se qytetarët pastaj NUK do të mund sërish gjatë ditës të vijnë në vendvotim për të votuar për atë lloj zgjedhjesh për të cilat nuk kanë votuar dhe paraprakisht nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e caktuar për zgjedhje.
- Person që punon vetëm me LZ-në për Zgjedhjet Presidenciale dhe do ta kontrollojë nënshkrimin e votuesve në LZ
- Person që punon vetëm me LZ-në për Zgjedhjet Parlamentare dhe do ta kontrollojë nënshkrimin e votuesve në LZ
- Person që do të jetë i angazhuar vetëm për fletëvotimet për zgjedhjet Presidenciale, do t’i ndajë ato dhe do të vë vulën në to
- Person që do të jetë i angazhuar vetëm për fletëvotimet për zgjedhjet Parlamentare, do t’i ndajë ato dhe do të vë vulën në to
- Person që do të jetë përgjegjës për kontrollimin, përkatësisht për të siguruar fshehtësinë e votimit mbrapa paravanit dhe kutisë së votimit, përkatësisht futjen e drejtë të fletëvotimeve në kutinë e votimit.
KSHZ u bëri apel KZ-ve dhe KKZ-ve të vazhdojnë t’i respektojnë ligjet dhe Kodin Zgjedhor, udhëzimet dhe rregulloret e miratuara nga KSHZ-ja, me qëllim që në mënyrë të suksesshme të zbatohen zgjedhjet dhe të gjithë doemos të marrin pjesë në trajnimet shtesë që do të zbatohen nga trajnues të certifikuar për edukimin e organeve zgjedhore.
KSHZ u shprehi mirënjohje të gjithë anëtarëve të KZ-ve dhe KKZ-ve për angazhimin dhe punën e tyre në zbatimin e rrethit të parë të Zgjedhjeve Presidenciale 2024.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE