Në pajtim me nenin 31 paragrafi 2 pika 2 të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 51/11,, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 dhe 142/16), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 22.11.2016 solli këtë

UDHËZIM
Për zbatimin e nenit 111 paragrafi 1,2 dhe 3 të Kodit zgjedhor
– për persona të sëmurë dhe të pafuqishëm –


Neni 111, paragrafi 1,2 dhe 3 i Kodit zgjedhor

1) Votuesi i cili nuk është në gjendje të votojë në vendvotim (person i sëmurë apo i pafuqishëm sipas udhëzimit të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve), ndërsa dëshiron të votojë, për atë do ta informojë komisionin komunal zgjedhor, respektivisht Komisionin zgjedhor të qytetit të Shkupit, më së voni shtatë ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.
2) Njoftimi i dhënë nga paragrafi 1 i këtij neni vlen edhe për rrethin e parë edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve.
3) Njoftimi nga paragrafi 1 i këtij neni mund të jepet edhe nëpërmjet personit të autorizuar.

1. Me fjalën person i sëmurë ose i paaftë nënkuptojmë, person i cili nuk është në gjendje ti kryejë nevojat elementere jetësore (nuk është në gjendje të lëvizë nëpër banesë as duke shfrytëzuar mjetet ndihmëse përkatëse , të mirëmbajë higjienë personale, të vishet, të ushqehet, as të kryejë veprime tjera të mjaftueshme për plotësimin e nevojave elementare jetësore), përkatësisht personi është i palëvizshëm, krejtësisht i verbër, i sëmurë prej distrofisë ose sëmundjeve të ngajshme muskulare dhe nervore muskulore, nga paraliza cebrale ose paraliza fëmijërore ose paraplegji).
2. Njoftimi se personi ka dëshirë të votojë, i dorëzohet Komisionit komunal të zgjedhjeve ku personi e ka adresën e përhershme të banimit. Përveç njoftimit deri te Komisioni komunal i zgjedhjeve, duhet të dorëzohet në origjinal ose kopje edhe prova medicinale për sëmundjen ose aktvendimi për shërbimin e përkujdesjes prej personit të tretë për sëmundjet e cekura në pika 1 të këtij Udhëzimi)…(më shumë)

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në bazë të nenit 31 paragrafi 2 alinea në lidhje me nenin 18 paragrafi 3, nenin 33 paragrafi 1, 34 paragrafi 1 dhe 4 dhe nenin 35 paragrafi 1 dhe 2 të Kodit zgjedhor, („Gaz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër ,40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14 dhe 30/14) duke vepruar në shkarkimin e funksionit kryetar, zëvendëskryetar, anëtar dhe zëvendës anëtar të komisioneve komunale të zgjedhjeve lëshon

NJOFTIM

1. Kërkesa, numër 08-3149/1 të datës 16.11.2016, për shkarkimin nga funksioni zëvendës anëtar i Komisionit komunal të zgjedhjeve Gradsko, parashtruar nga TONI TASKOV, i punësuar në Agjencionin për stimulim të zhvillimit të bujqësisë –Veles, i emëruar me vendim për formimin e komisionin komunal të zgjedhjeve Gradsko, të shpallur në ,, Gaz. Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” numër 84 të datës 30 prill 2016 NUK U PRANUA
2. Ky njoftim me do të shpallet në faqen e internetit të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve…(më shumë)

[ux_banner height=”250px” bg=”10900″ link=”https://drive.google.com/file/d/0B8ZpCwro9h-zVlJDZXhaQm4yUjg/view” text_color=”dark” text_width=”90%” text_align=”center” text_pos=”full-width far-bottom” text_bg=”#FFF” padding=”1px” parallax=”0″ parallax_text=”0″]

KODEKSI PËR ZGJEDHJE KORREKTE DHE DEMOKRATIKE

[/ux_banner]

 

Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, në pajtim me dispozitat e Kodit zgjedhor nënshkruan Kodeks për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Ky Kodeks këtë vit përherë të parë u organizua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ku duke pasur parasysh rëndësinë e nënshkrimit të këtij Kodeksi për nisje pozitive të fushatës zgjedhore organizoi pritje soleme ku u relizua gjatë firmosjes.Pritja soleme u mbajtë sot më 20 nëntor, me fillim në ora 14, në sallën e madhe të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.
Në pritje soleme morrën pjesë gjithë liderët e kolicioneve dhe të partive politike dhe e firmosën Kodeksin, me të cilën riafirmuan përpjekjen e partive të tyrew dhe koalicioneve për zgjedhje korrekte dhe demokratike
Në pritje soleme të pranishëm ishin gjithë nënshkruesit e Kodeksit për zgjedhje korrekte dhe demokratike- kryetarët e partive politike pjesëmmarrëse në zgjedhje, si dhe kori diplomatik në Republikën e Maqedonisë

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 17.11.2016, miratoi

 

KONKLUZË
PËR LISTAT E KONFIRMUARA TË KANDIDATËVE TË CILËT DO TË MARRIN PJESË NË ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE PËR DEPUTETË NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË – 11 DHJETOR 2016

Në zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë 11 dhjetor 2016 do të marrin pjesë këto 6 parti politike dhe 5 koalicione me 58 lista të kandidatëve në këto njësi zgjedhore…(më shumë)

Skip to content