Raport për fletëparaqitje të pranuara dhe të përpunuara për votim në PDK të RMV-së me pasqyrë për 04.03.2020 në ora 12:30

Raport për fletëparaqitje të pranuara dhe të përpunuara për votim në PDK të RMV-së me pasqyrë për 03.03.2020 në ora 12:00

Regjistër të radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (portale të internetit)

Raport për fletëparaqitje të pranuara dhe të përpunuara për votim në PDK të RMV-së me pasqyrë për 02.03.2020 në ora 12:30

Vendim për përcaktimin e shumës maksimale të mjeteve të nevojshme për marrje me qira të hapësirave private

Raport për fletëparaqitje të pranuara dhe të përpunuara për votim në PDK të RMV-së me pasqyrë për 28.02.2020 në ora 11:30

Raport për fletëparaqitje të pranuara dhe të përpunuara për votim në PDK të RMV-së me pasqyrë për 27.02.2020 në ora 12:00

Raport për fletëparaqitje të pranuara dhe të përpunuara për votim në PDK të RMV-së me pasqyrë për 26.02.2020 në ora 12:00

Raport për fletëparaqitje të pranuara dhe të përpunuara për votim në PDK të RMV-së me pasqyrë për 25.02.2020 në ora 12:00

Raport për fletëparaqitje të pranuara dhe të përpunuara për votim në PDK të RMV-së me pasqyrë për 24.02.2020 në ora 11:45

Në seancën e 60-të të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, që u mbajt më 28.2.2020, u shqyrtuan dhe u miratuan aktet nënligjore në vijim:

  • Udhëzimi për fletëvotime të pavlefshme, me të cilin për fletëvotim të vlefshëm përcaktohet fletvotimi i vlefshëm i cili është në pajtim me nenin 110 të Kodit Zgjedhor dhe fletëvotimi nga i cili në mënyrë të sigurt dhe të qartë mund të konstatohet për cilën listë të kandidatëve ka votuar zgjedhësi, ndërsa fletëvotim i pavlefshëm është ai i cili nuk është plotësuar ose votuesi ka rrethuar më shumë lista të kandidatëve ose kanditatit.

  • Udhëzimi për votim të zgjedhësve që janë anëtarë të Këshillave Zgjedhore që e realizojnë votimin në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore përkatësisht zyrat konsullore (neni 113-b i Kodit Zgjehdor).

  • Udhëzimi për shpërndarje të panove reklamuese dhe afisheve përmes shortit (në pajtim me nenin 78-a të Kodit Zgjedhor), në pajtim me të cilin komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Qyteti i Shkupit dhe personat juridikë që menaxhojnë me panotë dhe afishet reklamuese janë të obliguar që në afat prej pesë ditësh nga shpallja e zgjedhjeve që t’i shpallin publikisht lokacionet dhe çmimet për blerje të panove dhe afisheve reklamuese, të cilat lokacione dhe çmime duhet t’i dorëzojnë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve me qëllim për të realizuar shortin.

  • Udhëzimi për konfirmimin e identitetit personal të votuesit (neni 108 të Kodit Zgjedhor).

  • Udhëzimi për votim të personave që gjendjen në burg shtëpiak (neni 113 I Kodit Zgjedhor), në pajtim me të cilin qytetarët të cilët deri në ditën e votimit gjenden në burg shtëpiak, nëse dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit nevojitet që përmes të autorizuarit ta njoftojnë Komisionin Komunal Zgjedhor i cili është kompent për vendin ku votuesi është në burg shtëpiak, më së voni tre ditë para ditës së caktuar për votim.

  • Udhëzimi për zbatim të nenit 112-a të Kodit Zgjedhor – për persona me aftësi të kufizuara, me të cilin zgjedhësit, personat me aftësi të kufizuara që nuk mund të hyjnë përkatësisht që nuk mund të kenë qasje në vendvotimin në pajtim me Kodin Zgjedhor, Këshilli Zgjedhor është i obliguar që t’u mundësojë në mënyrë adekuate të hyjnë, përkatësisht të kenë qasje në vendvotim për ta realizuar të drejtën e tyre të votimit.

  • Udhëzimi për votim të personave të verbër dhe personave me shikim të dëmtuar, me të cilin është përcaktuar votimi i personave me shikim të dëmtuar, me atë që Komisioni komunal zgjedhor çdo këshill zgjedhor i jep një shambllon në të cilin me ndihmën e alfabetit Braj janë shypur të dhëna nga fletëvotimi.

  • Udhëzimi për votim të personit të pafuqishëm ose të sëmurë (neni 111 paragrafët 4, 5, 6 dhe 7 të Kodit Zgjedhor) dhe Udhëzim për votim të personit të pafuqishëm dhe të sëmurë (neni 111 paragrafi 1, 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor) me të cilat përcaktohet mënyra në të cilën personat e sëmurë dhe të pafuqishëm që dëshirojnë të votojnë e njoftojnë Komisionin komunal zgjedhor, me dokumentacion të parashtruar adekuat, si dhe mënyra e realizimit të votimit për këto persona nga ana e Këshillit Zgjedhor.

  • Udhëzimi për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe procedurës zgjedhore, në të cilën janë përfshirë drejtimet për mënyrën e realizimit të vëzhgimit të zgjedhjeve dhe procedurës zgjedhore.

  • Konkluzioni për Rregulloren për mënyrën e veprimit të policies gjatë realizimit të zgjedhjeve nr. 07-210/4 nga 19.2.2014.

  • Udhëzimi për mënyrën dhe procedurën e parashtrimit, pranimit dhe vërtetimit të listave të kandidatëve për Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, viti 2020 dhe Vendimi për përcaktimin e shumës maksimale të mjeteve të nevojshme për marrje me qira të lokaleve në pronësi private për realizimin e votimit, për ato vendvotime ku nuk ekzistojnë objekte që i përmbushin kushtet ligjore për realizim të saj.

Njëkohësisht, në seancën u miratuan edhe Formulari nr. 16 BShSh (për mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga votimi i zgjedhësve që janë në vuajtje të dënimit me burg ose janë në paraburgim, që votojnë në vendvotimin nr. 5050 dhe janë zgjedhur anëtarë të këshillave zgjedhore kompetente për realizimin e votimit në PDK të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zgjedhës që janë me status të personave të shpërngulur brenda territorit dhe për zgjedhës që janë paraqitur në institucionet për përkujdesje jashtëfamiljare Formulari 16vd (për votim, përmbledhje dhe përcaktim të rezultateve nga votimi për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga këshilli zgjedhor në PDK, Formulari nr. 16 (për votim, përmbledhje dhe përcaktim të rezultateve nga votimi për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga këshilli zgjedhor), Formulari sipas nenit 107 të Kodit Zgjedhor – pamundësi për realizimin e të drejtës së votimit, Formulari nr. 18 sipas nenit 113 të Kodit Zgjedhor (Procesverbal i veçantë i votimit sipas listave të kandidatëve për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjedhësit që vuajnë dënimin me burg në institucionin ndëshkues-përmirësues) dhe Formulari nr. 18-a sipas nenit 111-a të Kodit Zgjedhor (Procesverbal i veçantë i votimit sipas listave të kandidatëve për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjedhësit që votojnë në institucionin e veçantë për përkujdesje jashtëfamiljare).

Gjithashtu, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i shqyrtoi kërkesat për mospranim të ushtrimit të detyrës kryetar, zëvendëskryetar, anëtar dhe zëvendësanëtar i komisioneve komunale zgjedhore me ç’rast u bë zgjedhje e rastësisishme e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarit dhe zëvendësanëtarit të komisioneve komunale zgjedhore kërkesat për përjashtim të të cilave u pranuan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

 

Me respekt,

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

 

Formulari B1 – Kërkesë për regjistrim në Listën e zgjedhësve

Formulari B2 – Kërkesë për fshirjen e të dhënave në Listën e zgjedhësve

Formulari B3 – Kërkesë për ndryshimin e të dhënave në Listën e zgjedhësve

Kalendari për kryerjen e veprimeve zgjedhore për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 12 shkurt – 12 prill 2020

Më 26.2.2020 (e mërkurë) në selinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u mbajt takim pune në të cilin kanë marrë pjesë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Dr. Renata Deskoska, ministre e drejtësisë, Enti Shtetëror për Auditim dhe Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

Duke e pasur parasysh që janë miratuar ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor, qëllimi i këtij takimi ishte të gjendet mënyra më e mirë për t’u përgjigjur ndaj sfidave të reja të cilat dalin dhe me të cilat ballafaqohen gjatë zbatimit të Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2020

Në veçanti është shqyrtuar çështja për financim të fushatës politike, me çka është konfirmuar që për të njëjtën do të mbahet takim pune i ri, në të cilin do të duhet të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Ministria e Financave.

Lidhur me çështjet dhe aktivitetet për zbatim të ciklit zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në takimin e punës u sugjeroi të pranishmëve se është në dispozicion të tyre dhe për bashkëpunim në kuadër të kompetencave të tij.

Në mbledhjen e 59-të të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, që u mbaj më datë 26.02.2020 u miratua Thirrja publike për kontroll të të dhënave në Listën e zgjedhësve për Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 12 prill 2020, me të cilën njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut se e njëjta do të fillojë më datë 26.02.2020 dhe do të zgjasë deri më 11.03.2020 deri në ora 24:00. Me këtë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i fton të gjithë qytetarët e interesuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët dëshirojnë t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën e zgjedhësve që atë ta bëjnë në formë elektronike, në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në www.sec.mk, izbirackispisok.gov.mk, ose personalisht në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në pajtim me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, në këtë cikël zgjedhor, qytetarët të cilët në ditën e zgjedhjeve kanë mbushur 18 vjet dhe të cilët në ditën e shpalljes së zgjedhjeve nuk kanë pasur dokumente të vlefshme personale, do të jenë në Listën e Zgjedhësve. Është me rëndësi të theksohet se megjithëse ky grup i qytetarëve do të jetë në listën e zgjedhësve, të drejtën e votës do të mund ta realizojnë vetëm ata qytetarë të cilët në ditën e zgjedhjeve do të kenë dokumente të vlefshme personale.

Ndërsa qytetarët të cilët nuk kanë pasur dokumente të vlefshme në ditën para shpalljes së zgjedhjeve, nuk do të jenë në Listën e zgjedhësve. Kjo kategori e qytetarëve do të duhet të parashtrojë kërkesë për regjistrim në Listën e zgjedhësve si dhe t’i ripërtërijë dokumentet personale.

Më tutje është miratuar edhe Rregullorja për rregullim të procedurës për grumbullim të nënshkrimeve dhe të mënyrës së përcaktimit të noterëve, sipas të cilës të drejtë për të parashtruar listë të kandidatëve për deputetë kanë partitë e regjistruara politike në mënyrë pavarur, si koalicione si dhe grup zgjedhësish. Nënshkrimet e zgjedhësve në procedurën për kandidim për mbështetje të listave të kandidatëve të propozuara nga grup të zgjedhësve grumbullohen pranë personave zyrtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe pranë noterit kompetent, me çka shpenzimet për grumbullim të nënshkrimeve pranë noterit i bartë parashtruesi i listës. Grumbullimi i nënshkrimeve në procedurën për kandidim për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020 fillon më 26.02.2020 dhe mbaron më 6.3.2020.

Në mbledhjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve pas shqyrtimit për dokumentacion të plotë është miratuar edhe Regjistri i radiodifuzerëve, media të shtypit dhe media elektronike (internet portale) në pajtim me nenin 75-gj paragrafi (7) nga Kodi Zgjedhor, në të cilin bëjnë pjesë të gjithë ata të cilët i kanë plotësuar kushtet.

Gjithashtu janë miratuar edhe Formulari B1 – Kërkesë për regjistrim në Listë zgjedhëse, B2 – Kërkesë për shlyerjen e të dhënave në Listë zgjedhëse dhe B3 – Kërkesë për ndryshimin e të dhënave në Listë zgjedhëse, me të cilat në këtë proces zgjedhor u jepet mundësi qytetarëve në formë elektronike të mund t’i bëjnë ndryshimet e nevojshme në Listën zgjedhëse, në [email protected], me kërkesë përkatëse të nënshkruar e të skanuar dhe dokumentet e nevojshme të parashtruara – shtojcë me Kërkesën.

Me respekt,

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Për mënyrën e grumbullimit të nënshkrimeve në përfaqësitë Diplomatiko-konsulare të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit për mbështetje të listës së kandidatëve për deputetë, parashtruar nga grup zgjedhësish (neni 61 paragrafi 2 i Kodit zgjedhor)

Sqarim për zbatimine shikimit publik në përfaqësitë diplomatiko konzulare të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit dhe paraqitja për votim

Njoftim radiodifuzerëve, mediat e shtypit dhe elektronike (internet portalet) për regjistrim në KSHZ për reklamim të paguar politik

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në pajtim me kushtet e parashtruara në „Programin e edukimit të detyrueshëm të Komisionit komunal të zgjedhjeve, këshillave zgjedhorë për votim në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Këshillave zgjedhorë për votim jashtë vendit”, për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut 2020, Shpall

 

THIRRJE PËR PARAQITJEN E KANDIDATËVE

TË INTERESUAR TË BËHEN BASHKËPUNTORË T

Ë  STAFIT PËR EDUKIM NË KSHZ        

Nga kandidatët e interesuar dotë selektohen më së shumti  25 kandidatë.

Nga kandidatët që do ta kalojnë selektimin

  • Ta vizitojnë trajnimin ,, Trajnim për trajnuesit “ në kohëzgjatje prej 5 ditëve, me qëllim ta përforcojnë dijen dhe aftësitë e kandidatëve për zbatimin e trajnimit/edukimit e moshave madhore për procesin zgjedhor si dhe përgjegjësitë e organeve zgjedhore dhe gjitha palëve të kyçura dhe

  • Program rrjedhës për mbështetje mentoreske nga ana e të punësuarve në Sektorin e e edukimit të KSHZ-së.

 

KSHZ-ja për kandidatët që do ta kaklojnë me sukses  trajnimin për trajnues dhe procesin e selektimit do të ndajë sertifikate. Kandidatët e sertifikuar kanë për detyrë që ta zbatojnë trajnimin komisioneve komunale të zgjedhjeve dhe këshillave zgjedhorë sipas nevojave të përcaktuaradhe programit të miratuar të KSH-së , në pajtim me kalendarin e afateve për organizimin e Zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin Maqedonisë së Veriut 2020

 

Kushtet të cilat duhet ti përmbushë kandidati:

  1. Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut (legjitimohet me kopje të letërnjoftimit /ose pasaportës);

  2. Të ketë të kryer arsimim të lartë(dorëzohet kopje e diplomës ose/ të çertifikatës për mbarimin e arsimimit të lartë);

  3. Përvojë për zbatimin e trajnimeve në organizim të organizatatave qytetare ose/ administratës publikenë lëminë juridike/ose sistemit politik(tregohet kopje e sertifikatit, vërtetimit ose çertifikatës);

  4. Përvoja e mëpaershme në procesin zgjedhor logaritet si avansim ( tregohet kopje e sertifikatit, vërtetimit ose çertifikatës);

    Përgjegjësitë:
  • Përgaditja dhe zbatimi i trajnimeve të Komisioneve komunale të zgjedhjeve dhe të këshillave zgjedhorë në përgaditjen e Zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin Maqedonisë së Veriut 2020;

  • Zbatimi i trajnimeve gjatë kohës së ditëve të punës, ditëve të fundjavës dhe festave shtetërore;

  • Puna e përbashkët me stafin e trajnuesve nën udhëheqjen e e mentorit të KSHZ-së;

  • Udhëtimi brenda shtetit në pajtim me nevojat:

Kandidatët e interesuar fletëparaqitjet e tyre veta( komplete me CV dhe dëshmitë e duhura ti dorëzojnë më së voni deri më 08.01.2020  në ora 14:00 (e mërkurë) në këtë adresë: Bul. Sv.Kiril I Metodi nr. 54, 1000 Shkup ose në mënyrë elektronike  е-mail : [email protected]

 

                                                                                                        KOMISIONI SHTETËR I ZGJEDHJEVE                                                                                                                                              Kryetar,                                                                                                                                       Oliver Derkoski                                                            
Skip to content