Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve Ju informon që Komisioni për furnizim publik i autorizuar për realizimin e furnizimit publik të sistemit të integruar për identifikim të votuesve, me datë 1 korrik 2021 (e ejnte), do të kryej hapje publike të ofertave të ardhura

Hapja publike e ofertave të ardhura do të filloj në ora 13:00 , në sallën për seanca të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më 29 prill (e enjte) në ora 12 mbajti seancën e shtatë me rend dite në vijim:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi I procesverbalit nga seanca e gjashtë të KSHZ-së;
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Planit financiar për shpërndarjen e mjeteve në KSHZ për vitin 2021,numër 05-160/1 të 25 janarit 2021;
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim ndryshimit dhe plotësimit të Planit vjetor për prokurime publike sipas programit 21 të KSHZ-së: dhe
  4. Të ndryshme.

Të gjitha dokumentet në rendin e ditës u miratuan unanimisht.

Seanca ishte e hapur për opinionin, dhe e njëjta mund të ndiqej drejtpërdrejtë me anë të kanalit jutub të KSHZ-së: https://youtube.com/channel/UCn5bjQrKxUgN2TCXP7ylEMQ

Inçizimi nga kjo seancë edhe mëtej është i kapshëm në këtë kanal.

 

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

 

Në seancën e 6-të të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e cila u mbajt me datë 22.04.2021, u shqyrtua dhe u miratua Plan Strategjik i ri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për periudhën 2021-2024.

Më 22 prill 2021 përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve morrën pjesë në Simpoziumin e dytë onllajn pëe pjesëmarrje rinore me titull”Votojnë për herë të parë por jo edhe të fundit”.

Simpoziumi u majtë në organizim të Asociacionit të organeve zgjedhore të Europës (ACEEEO)në bashkëpunim me Asociacionin e organeve zgjedhore arabe (ArabEMBs).Në takim u përpunuan tema aktuale si dhe trende, predikues dhe praktikat e mira për pjesëmarrje rinore, duke kombinuar qasjen ndërkombëtare komparative me përvojat konkrete të vendeve pjesëmarrse.

Në simpozium u përfshin 50 përfaqësues të vendeve të ndryshme dhe rajonit ku fjalën e morrën sekretarët e përgjithshëm të ACEEEO dhe ArabEMBs, profesorë të shquar universitarë, përfaqësues të Komisioneve zgjedhore të vendeve anëtare të dy asociacioneve si dhe përfaqësuesja e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kirgistan.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më 22 prill (e enjte) me fillim në ora 12 mbajti seancën e gjashtë në të cilën njëzërit u miratua procesverbali i seancës së pestë, Plani strategjik i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për periudhën 2021-2024 dhe Udhëzimi për zbatimin e procedurës për kryerje të exante kontrolle për zbatimin e faturave për reklamim të paguar politik nga radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe ato elektronike.

Dhe Qëllimi themelor i Planit strategjik të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për periudhën 2021-2024 të vihet strategji afatmesme, strategji katërvjeçare për përparimin e punës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me anë të mbajtjes të sistemit zgjedhor kredibil, në mënyrë permanente zhvillimin dhe përparimin e procesit zgjedhor dhe mbështetje të përhershme për gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje për realizimin e drejtave të tyre zgjedhore. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjithashtu do të vazhdojë të punojë në pajtim me standarde ndërkombëtare dhe praktikave të mira për arsye të zbatimit të proceseve kualitative zgjedhore, ta garantoj profesionalizmin dhe pavarësinë e vet, ti forcoj kapacitetet e veta, ta rrisë informimin e opinionit si dhe të sigurojë qasje të barabartë gjinore në gjitha sferat nën kompetencat e veta.

Për të arritur këtë plani strategjik i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për periudhën 2021-2024 I përmban shtatë prioritete në vijim, të cilat janë në pajtim me misionin, vizionin dhe fokusimin e veprimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

  1. Rritja e kualitetit të akteve nënligjore dhe zbatimi efikas i tyre;
  2. Përparimi i mënyrës dhe procedurës për udhëheqjen e listës zgjedhore;
  3. Përmirësimi i efikasitetit të aktiviteteve ndërmjet organeve zgjedhore;
  4. Rritja e vetëdijes, diturive dhe vetëbesimit të qytetarëve për procesin zgjedhor;
  5. Përparimi I diturive dhe aftësitë e administratës zgjedhore për zbatimin e procesit zgjedhor;
  6. Përmirësimi i organizimit të brendshëm dhe funkcionimi;
  7. Integrimi në aspekte gjinore në aktivitetet e KSHZ-së.

Udhëzimi për zbatimin e procedurave për kryerjen e exante kontrolit për zbatimin e faturave për reklamim të paguar politik nga radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe elektronike në mënyrë të detajuar e rregullon mënyrën e kryerjes së këtij kontrolli dhe lëvizjen e dokumentacionit në njësitë organizative interne të KSHZ-së.

Seanca ishte e hapur për opinionin dhe e njejta mund të ndiqej drejtpërdrejtë përmes kanalit Jutjub të KSHZ-së: https://youtube.com/channel/UCn5bjQrKxUgN2TCXP7ylEMQ

Inçizimi nga kjo seancë edhe më tej është i kapshëm në këtë kanal.

 

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

 

Qëllimi i “Doracakut të parë për votuesit e rinj” që është botuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së eshtë qasja gjithëpërfshirëse dhe motivimi për pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në të gjitha ciklet zgjedhore. Doracaku është një iniciativë për të vendosur një komunikim më të drejtpërdrejtë dhe më të madh dypalësh midis KSHZ-së dhe të rinjve, në mënyrë që të sigurojë qasje më të lehtë për personat që votojnë për herë të parë në procesin zgjedhor, si dhe informim të duhur për të drejtat e tyre, mundësitë dhe detyrimet ligjore.

Qëllimi kryesor i KSHZ-së është përfshirja e të gjithë votuesve në procesin zgjedhor dhe rritja e ndërgjegjësimit për pjesëmarrje në aktivitetet shoqërore – tha nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu në online eventin për promovimin e “Doracakut për votuesit e rinj”.

“Theks të kryesorë i vëmë të rinjve dhe do të jemi veçanërisht të lumtur nëse secili prej tyre përfshihet në zgjedhjet dhe proceset e tjera të vendimmarrjes në vend.” Si institucion, ne tashmë jemi duke bërë përpjekje për të botuar këtë Doracak në forma të tjera që janë më lehtë të arritshme për të rinjtë. Gjithashtu, në bashkëpunim me partnerët tanë nga Misioni i OSBE-së, ne tashmë jemi duke organizuar trajnime të ndryshme fillestare të bazuara në këtë Doracak, të cilat më tej presim të rrisin interesin dhe njohuritë në lidhje me nevojën për të marrë pjesë në zgjedhje, veçanërisht gjeneratat e reja. “, theksoi Shehu.

Në mënyrë që të ndihmojë në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve, Misioni i OSBE-së ka bashkuar forcat me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe organizatat rinore për të përpunuar një “Doracak për votuesit e rinj” dhe një program për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje-tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Clemens Koja.

“Të rinjve do tu thoja: vota juaj është i rëndësishme. E juaja është që të sillni idetë tuaja, shqetësimet dhe përparësitë tuaja dhe energjinë tuaj në politikën e këti vendi. Edhe pse ka mënyra të tjera për ta dëgjuar zërin tuaj, të tilla si në mediat sociale, votimi është mënyra më efektive për të bërë ndryshime politike. “Veçanërisht në nivelin lokal, ju keni fuqinë për të bërë një ndryshim real në menaxhimin e komuniteteve tuaja,” tha Ambasadori Koja në këtë event.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumce Mojsoski theksoi potencoi se të rinjtë e dinë saktësisht se në çfarë bote dhe vendi dëshirojnë të jetojnë, çfarë u duhet, ku duan të punojnë, por edhe sa dëshirojnë dhe mendojnë se duhet të fitojnë.

“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të rinjtë të përfshihen dhe të marrin pjesë në vendimmarrje, duke filluar me ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar në procesin zgjedhor.” Zëri i të rinjve do të jetë një drejtim i qartë se cilat politika do të krijohen në lidhje me ta dhe të ardhmen e tyre. “Shoqëria jonë ka nevojë për të rinj dhe ky është çelësi që duhet t’u tregojmë atyre – ne kemi nevojë për ju të përfshirë, aktivë dhe me ndikim.”, shtoi Mojsovski.

Autorët e doracakut janë Bojan Kordalov – komunikolog, në cilësi të konsulentit të pavarur, Admir Shabani, udhëheqës i Sektorit të edukimit në KSHZ, si dhe Nina Shulloviq – Cvetkovska dhe Jasmina Todorovska – Miteva nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

Doracaku është përpunuar në kuadër të projektit “Mbështetje e qeverisjes demokratike dhe proceseve të përfshirjes” të Misionit të OSBE-së në Shkup, i cili zbatohet në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Linku i videos nga promovimi onlajn I “Doracakut për votuesit e rinj”: https://www.facebook.com/drzavna.izborna.komisija/posts/2264515927017237

 

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve,  me datë 30 mars 2021, e mbajti mbledhjen e pestë, ku morën pjesë Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, anëtarët e KSHZ-së, Radica Risteska, Boris Kondarko, Oliver Ristovski, Boban Stojanoski dhe Krenar Lloga.

Në mbledhje u diskutua rreth këtij rendi të ditës:

  1. Shqyrtim dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes së 4-të të KSHZ-së.
  2. Shqyrtim dhe miratim i planit strategjik të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për periudhën 2021-2024,
  3. Shqyrtim dhe miratim i Propozim Procedurës për realizimin e procedurave për dhënijen e kontratave për furnizime publike dhe realizimin e tyre,
  4. Shqyrtim dhe miratim Propozim Procedurës për veprim me shkresat që dorrëzohen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve
  5. Të ndryshme.

Procesverbali i seancës së 4-të të KSHZ-së, Planit strategjik të  Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për periudhën 2021-2024, Procedura për realizimin e procedurave për dhënijen e kontratave për furnizime publike dhe realizimin e tyre, Procedura  për veprim me shkresat që dorrëzohen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, u miratuan njëzëri nga Komisioni.

Dokumentet nga pikat e rendit të ditës janë të shfaqura në ueb faqen e KSHZ-së www.sec.mk ,ndërsa informata më të detajuara nga seanca mund të gjenden në linkun në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=3iVZUS8mgJs

 

 KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

 

Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve,  me datë 28 shkurt 2021, e mbajti mbledhjen e katërt, ku morën pjesë Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, anëtarët e KSHZ-së, Radica Risteska, Oliver Ristovski, Boban Stojanoski dhe Krenar Lloga.

Në mbledhje u diskutua rreth këtij rendi të ditës:

  1. Shqyrtim dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes së 3-të të KSHZ-së.
  2. Shqyrtim dhe miratim i Rraportit vjetor për llogarinë përfundimtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për vitin 2020.
  3. Të ndryshme.

Procesverbali i seancës së 4-të të KSHZ-së dhe Rraportit vjetor për llogarinë përfundimtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për vitin 2020, u miratuan njëzëri nga Komisioni.

Dokumentet e pikës 2 të rendit të ditës janë të shfaqura në ueb faqen e KSHZ-së www.sec.mk ,ndërsa informata më të detajuara nga seanca mund të gjenden në linkun në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=TLKdRxIyr7E

 

 KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

 

  

 

Me datë 11 mars 2021, Delegacion i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, që kryesohej nga Kryetari i KSHZ-së, z. Aleksander Dashtevski dhe përbëhej nga anëtarët z.Krenar Llog, z.Oliver Ristovski dhe z.Boban Stojanovski u takuan me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve së Republikës së Shqipërisë, z. Ilirjan Celibashi.

Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave mes dy institucioneve homologe dhe konkretizimi i këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Duke marrë në konsideratë që Republika e Maqedonisë së Veriut gjendet para sfidës së identifikimit elektronik të votuesve, interesi i delegacionit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u fokusua në implementimin e këtij projekti nga KQZ е R. së Shqipërisë.

Delegacioni i KSHZ u njoftua me rregullimet ligjore lidhur me teknologjinë në zgjedhje, procedurat dhe hapat që ka ndjekur KQZ е Shqipërisë për të realizuar implementimin e Sistemit Elektronik të Identifikimit të Votuesve, duke u ndalur edhe në demonstrimin e pajisjes së identifikimit elektronik.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shprehu interes për vëzhgimin e zgjedhjeve për në Relpublikën e Shqipërisë që do të mbahen me datë 25 prill 2021.

Më 18 shkurt 2021, me fillim në ora 14:00, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti seancën e tretë.

Në seancë, u shqyrtuan dhe miratuan ndryshimet dhe plotësimet të Aktit për sistematizim në KSHZ.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i udhëhequr nga Presidenti Aleksandar Dashtevski, më 18 Shkurt zhvilloi takim pune me Ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski . Në takim u diskutua rreth ndryshimeve në Kodin zgjedhor, futjen e gjurmëve të gishtave në procesin zgjedhor. Përfaqësuesit e KSHZ-së kërkuan mbështetje nga MPB-ja për qasje në të dhënat e caktuara personale të qytetarëve që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor, në mënyrë që të zhvillohen zgjedhje pa pengesa të drejta dhe demokratike me ligjshmëri dhe legjitimitet të plotë të procesit zgjedhor.

Të dy palët theksuan nevojën për të krijuar një grup të përbashkët pune, i cili do të zgjidhë të gjitha dilemat dhe dallimet gjatë procedurës, si dhe nevojën për një strategji të përgjithshme për sigurinë kibernetike, dhe ranë dakord mbi nevojën për ndryshime ligjore për të përcaktuar mënyrën se si të përdoren gjurmët e gishtave gjatë procesit zgjedhor.

    

Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve, me datë 10 shkurt 2021, me fillim në ora 13:00 e mbajti mbledhjen e dytë, ku morën pjesë Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, anëtarët e KSHZ-së, Radica Risteska, Boris Kondarko, Oliver Ristovski, Boban Stojanoski dhe Krenar Lloga.

Në mbledhje u diskutua rreth këtij rendi të ditës:

  1. 1. Shqyrtim dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes së 1-rë të KSHZ-së.

  2. 2. Propozim- Vendim për formimin e grupit punues për hartimin e IKT Strategjisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për vitet 2021-2023, dhe

  3. 3. Të ndryshme.

Procesverbali i seancës së 1-rë të KSHZ-së dhe Vendimi për formimin e grupit punues për hartimin e IKT Strategjisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për vitet 2021-2023, u miratuan njëzëri nga Komisioni.

Në pikën e rendit të ditës Të ndryshme, Komisioni diskutoi për përditësimin e Listës zgjedhore, përkatësisht për shpalljen e gjendjes së fundit të Listës zgjedhore, katër herë në vit, si detyrim që rrjedh nga Kodi zgjedhor dhe nevojën për informim të opinionit me anë të kampanjës për kontrollim të të dhënave në të njejtën.

Gjithashtu, u diskutua rreth kërkesës së KSHZ-së deri tek Ministria e financave për sigurim të mjeteve shtesë për furnizim të fingerprint aparateve.

Dokumentet e pikave 1 dhe 2 të rendit të ditës janë të shfaqura në ueb faqen e KSHZ-së www.sec.mk  ndërsa informata më të detajuara nga seanca mund të gjenden në linkun në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=vdJjqrg-m4A

 

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Me prezantim me rastin e 15 vjetorit të formimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve si trup profesional, KSHZ sot (4 shkurt) e kremtoi Ditën Globale të Zgjedhjeve.

Në kremtim të ftuar ishin edhe kryetarët dhe zëvendës kryetarët e deritanishëm të KSHZ-së.

Ngjarjen e hapi Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, i cili në fjalimin e tij e theksoi rëndësinë e të drejtës së votës si një nga të drejtat themelore të njeriut. Ai e vërtetoi angazhimin e KSHZ-së për përgatitjen, organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve sipas standardeve dhe procedurave të cilat sigurojnë kushte të barabarta për secilin pjesëmarës në zgjedhje dhe në përgjithësi, për të drejtë vote të përgjithshme, të barabartë, të lirë dhe të fshehtë për secilin votues.

Deklarata të tyre dhanë edhe kryetarët e mëparshëm të Komisionit, Aleksandar Novakoski dhe Oliver Derkoski, si dhe nënkryetari i mëparshëm Rexhep Prekopuca. Ato theksuan vlerën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe kompetencat e tij, zhvillimin të cilin e ka arritur KSHZ-ja këto 15 vite, si dhe shprehën përkrahje për proektet që vazhdon ti realizoj përbërja aktuale e Komisionit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve si trup profesional është themeluar me Kodin zgjedhor të miratuar me 29 mars të vitit 2006, ndërsa përbërja e parë profesionale me Jovan Josifovski-n si kryetar, është e zgjedhur me 15 prill të vitin 2006. Përbërja e gjashtë, aktuale e KSHZ-së, është e zgjedhur me 12 janar të këtij viti.

Nga formimi i tij si trup profesional, KSHZ ka realizuar Zgjedhje Parlamentare në vitin 2006, 2008, 2011, 2014, 2016 dhe 2020, Zgjedhje Presidenciale në vitin 2009, 2014 dhe 2019, Zgjedhje Lokale në vitin 2009, 2013 dhe 2017, si dhe Referendumin në nivel shtetëror në vitin 2018.

Dita Globale e Zgjedhjeve çdo vit kremtohet të ejnten e parë të muajit shkurt. Në këtë ditë, komisionet zgjedhore në mbarë botën organizojnë tavolina të rrumbullakta, debate, punëtori, takime me qytetarë dhe ngjashëm, me qëllim që ta theksojnë përkushtimin për mbrojtjen e të drejtës së votës si një nga të drejtat themelore të njeriut.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Përbërja e re e Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve, me datë 25 janar 2021, me fillim në ora 13:00 e mbajti mbledhjen e parë, ku morën pjesë Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, anëtarët e KSHZ-së, Radica Risteska, Boris Kondarko, Oliver Ristovski, Boban Stojanoski dhe Krenar Lloga

Në mbledhje u diskutua rreth këtij rendi të ditës:

  1. Shqyrtim dhe miratim i planit finansiar për shpërndarje të mjeteteve finansiare të KSHZ-së për vitin 2021.

  2. Shqyrtim dhe miratim i Planit vjetor për furnizime publike në vitin 2021, sipas programës buxhetore 20

  3. Shqyrtim dhe miratim i Planit vjetor për furnizime publike në vitin 2021, sipas programës buxhetore 21

  4. Miratimi i Planit vjetor për trajnime në vitin 2021, dhe и

  5. Të ndryshme.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan njëzëri.

Informata më të detajuara për seancën mund të gjenden në linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=aeqkF_nWQm0

     

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Sot, me datë 28 janar 2021, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ishte nikoqir i takimit të punës ndërmjet KSHZ-së dhe përfaqësuesve të lartë të Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim të parë pune ndërmjet përbërjes aktuale të KSHZ-së dhe përfaqësuesve të IFES, të dyja palët u dakorduan që bashkëpunimi i deritanishëm frytdhënës të vazhdojë edhe më tej, në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të administratës zgjedhore dhe përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sot në sallën për mbledhje të KSHZ-së, u mbajt mbledhje e parë pune e përbërjes së re të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve. Përbërje e re e KSHZ-së, e udhëhequr nga Kryetari, Aleksandar Dashtevski, Nënkryetarja Ditmire Shehu, anëtarët Radica Risteska, Boris Kondarko, Oliver Ristevski, Boban Stojanoski dhe Krenar Lloga , biseduan rreth punës së KSHZ-së, dhe për sfidat për zgjedhjet lokale të këtij viti. Njëherit, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve shpreh faleminderim për punën e kryer në Komision, Kryetarit të mëparshëm Oliver Derkoski dhe anëtarëve Elizabeta Postolovska, Janaqe Vitanovski dhe Enver Salihi.

Konkluzion për plotësimin е Konkluzionit,nr 11-3589/1 од 17.12.2020 mbi përfundimin е rezultateve të votimit në Komunën e Pllasnicës në Zgjedhjet e Parakohshme për Kryetar komune të Komunës së Plasnicës dhe Komunës së Shtipit, 13 Dhjetor 2020

Konkluzion për raportimin mbi përfundimin e rezultateve të votimit në Komunën e Shtipit në Zgjedhjet e Parakohshme për Kryetar komune të Komunës së Plasnicës dhe Komunës së Shtipit, 13 Dhjetor 2020

Konkluzion për raportimin mbi përfundimin e rezultateve të votimit në Komunën e Pllasnicës në Zgjedhjet e Parakohshme për Kryetar komune të Komunës së Plasnicës dhe Komunës së Shtipit, 13 Dhjetor2020

Rezultatet fillestare nga zgjedhjet e mbajtura të parakohshme për Kryetar komune në Komunën e Pllasnicës dhe Komunën e Shtipit, në bazë të të dhënave nga procesverbalet e komisioneve komunale të zgjedhjeve

Skip to content