Лого ДИК новости

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i bashkohet festimit të Ditës Globale të Zgjedhjeve, e cila tradicionalisht festohet çdo të enjte të parë të shkurtit. Kjo ditë i kushtohet nënvizimit të rëndësisë së proceseve zgjedhore si themeli i demokracisë dhe promovimit të standardeve zgjedhore në mbarë botën.

Zgjedhjet janë themeli i demokracisë dhe të gjitha organet zgjedhore theksojnë në mënyrë të duhur rëndësinë e kësaj dite, duke theksuar rëndësinë e proceseve zgjedhore transparente, të drejta dhe të besueshme.

Si autoriteti më i lartë për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, KSHZ-ja në vazhdimësi kontribuon në imazhin dhe reputacionin pozitiv të vendit, duke forcuar proceset demokratike duke i zhvilluar zgjedhjet në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet më të larta ndërkombëtare.

Ky vit është vit zgjedhor dhe KSHZ-ja tashmë është duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për realizimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në këtë proces, Komisioni bashkëpunon me aktorë të ndryshëm, përfshirë institucionet shtetërore, partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe partnerët ndërkombëtarë, për të siguruar një proces zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të besueshëm.

Me këtë rast, KSHZ-ja shpreh mirënjohjen për të gjithë bashkëpunëtorët të cilët me përkushtimin e tyre kontribuojnë në organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve. Besojmë se bashkëpunimi i mëtejshëm korrekt dhe profesional do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content