Лого ДИК новости

Sot, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti seancën e 109-të, në të cilën Komisioni e shqyrtoi Njoftimin e dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën na informon se Kuvendi në seancën e mbajtur më datë 05.07.2024 ka konstatuar se deputetëve të zgjedhur Sinisha Stojanoski dhe Boban Nikollovski nga Koalicioni “Maqedonia Jote” të udhëhequr nga VMRO-DPMNE u ndërpritet mandati i deputetit në përputhje me nenin 152 të Kodit zgjedhor.

Në seancë, Komisioni informoi se në pajtim me nenin 153 paragrafi 2 të Kodit Zgjedhor, KSHZ-ja i ka njoftuar me shkresë kandidatët e radhës nga listat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e RMV-së për NJZ 1 dhe NJZ 2 nga Koalicioni “Maqedonia Jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Jane Micevski dhe Malisha. Stankoviq të cilët bëhen deputetë të rinj në Kuvendin e RMV-së. Në përputhje me këtë, KSHZ-ja lëshoi certifikata për deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content