Sot, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ndau Certifikatën për Presidente të zgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Gordana Siljanovska Davkova, e cila sipas rezultateve të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtura më 24 prill dhe më 8 maj 2024 u zgjodh për Presidente shteti.
Në seancën e mbajtur nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, u miratua Konkluzioni për rezultatet përfundimtare të votimit për Zgjedhje të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 8 maj 2024.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstatoi se numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për zgjedhjet presidenciale në Listën zgjedhore është 1.814.317 zgjedhës, numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar është 861.218, numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të papërdorura 953.121, numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme është 812.899, numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme 48.289, ndërsa përqindja e zgjedhësve që kanë votuar është 47.47%.
Në votimin për listat e kandidatëve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në afatin e përcaktuar me ligj, pas skadimit të afatit të përcaktuar për parashtrim kundërshtime lidhur me procedurën e votimit, përmbledhjes dhe vërtetimit të rezultateve dhe rezultateve të para të publikuara, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i shpalli këto rezultate përfundimtare:
- Stevo Pendarovski, 251.899 vota të fituara
- Gordana Siljanovska Davkova, 561.000 vota të fituara.
Gordana Siljanovska Davkova është zgjedhur për Presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut me shumicën e votave të votuesve që kanë votuar.
Kryetari i KSHZ-së, Prof. Dr. Aleksandar Dashtevski ia dorëzoi Certifikatën znj. Gordana Siljanovska Davkova dhe në emër të Komisionit i uroi mandat të suksesshëm si shefe e shtetit.
.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE