Sot, me organizim nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, gjashtë prej gjithsej shtatë kandidatë për President i Republikës së Maqedonisë së Veriut e nënshkruan Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen.

Me nënshkrimin e këtij kodi, kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Bujar Osmani, Biljana Vankovska Cvetkovska, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski u zotuan dhe premtuan që do ta respektojnë dhe në mënyrë aktive do ta promovojnë Kodin që duhet të kontribuojë për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Kandidatët që e dhanë nënshkrimin e tyre, u pajtuan se në asnjë formë nuk do të ushtrojnë presion apo të tentojnë presion mbi të punësuarit në administratën publike dhe administratën shtetëror, në institucionet tjera ose entet që financohen nga Buxheti shtetëror, buxhetet e komunave dhe i Qytetit të Shkupit, si dhe në shoqatat tregtare dhe ndërmarrjet me kapital shtetëror.

Me nënshkrimin e këtij kodi, i cili paraqet përmbledhje të normave të sjelljes etike gjatë zgjedhjeve presidenciale, kandidatët si pjesëmarrës në zgjedhjet u zotuan që do t’i respektojnë të gjitha ligjet, rregullat dhe dispozitat që janë relevante për zgjedhjet, si dhe do ta respektojnë sundimin e së drejtës gjatë organizimit dhe zbatimit të Zgjedhjeve për President 2024.

Gjithashtu, të gjithë u pajtuan dhe u zotuan që nuk do të përdorin gjuhë të urrejtjes dhe nuk do të ushtrojnë asnjë formë diskriminimi dhe përçmimi në bazë gjinore përmes veprimit të tyre dhe që me aktivitetet e tyre do të marrin pjesë në përforcimin e vlerave themelore të demokracisë dhe do të kontribuojnë për ndërtimin e besimit në sistemin zgjedhor.

Kandidati për president shteti, Stevço Jakimovski nuk e nënshkroi Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike mirëpo deklaroi që do ta respektojë atë.

Akti i nënshkrimit të Kodit për zgjedhje të drejta dhe demokratike u mbajt në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe në të kishte të pranishëm përfaqësues të mediave dhe të korit diplomatik shtetëror.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content