Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) u takua me Misionin Monitorues të OSBE/ODIHR-it të udhëhequr nga ambasadorja Gillian Stirk.

Takimi, i mbajtur më 20 mars në objektet e KSHZ-së, ofroi platformë për diskutime për aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor, duke përfshirë përgatitjet e vazhdueshme për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e fundit në Kodin Zgjedhor. Të dyja palët shkëmbyen përvojat dhe praktikat më të mira për të forcuar më tej integritetin dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Gjatë takimit, KSHZ-ja konfirmoi përkushtimin e saj për respektimin e parimeve demokratike dhe përshëndeti angazhimin konstruktiv të Misionit Monitorues të OSBE/ODIHR-it në monitorimin dhe vlerësimin e proceseve zgjedhore. Bashkëpunimi nënvizon qëllimin e përbashkët për promovimin e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe besimit të publikut në administratën zgjedhore.

“Kemi kënaqësinë të presim këtë takim me Misionin Monitorues të OSBE/ODIHR”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor. “Ekspertiza dhe vëzhgimi juaj i paanshëm luajnë një rol kyç në forcimin e besueshmërisë dhe transparencës së proceseve tona zgjedhore. Ne e vlerësojmë partneritetin tuaj dhe presim bashkëpunim të vazhdueshëm”.

Si KSHZ ashtu edhe МM e OSBE/ODIHR kanë shprehur vullnetin e tyre për të vazhduar punën së bashku për të promovuar vlerat dhe praktikat demokratike.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content