Лого ДИК новости

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë ka marrë vendim në bazë të listave të dorëzuara të kandidatëve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Duke pasur parasysh se Listat e kandidatëve janë dorëzuar në përputhje me kushtet e përcaktuara me ligj dhe brenda afatit të përcaktuar ligjor, Komisioni konfirmoi Listat e kandidatëve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 sipas radhës së dorëzimit të tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ku në Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut të vitit 2024 do të marrin pjesë kandidatët e mëposhtëm:

–         Stevo Pendarovski

–         Stevço Jakimovski

–         Maksim Dimitrievski

–         Arben Taravari

–         Biljana Vankovska – Cvetkovska

–         Bujar Osmani dhe

–         Gordana Siljanovska Davkova.

Njëkohësisht në seancë u miratua Udhëzuesi për dukjen e bexhëve për identifikimin e organeve zgjedhore, administratës zgjedhore, përfaqësuesve të autorizuar të parashtruesve të listave të kandidatëve, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendor për zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i lëshon si dokument identifikimi.

Po ashtu, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pas kërkesave të parashtruara për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 nga OSBE/ODIHR, ka lëshuar 34 autorizime për vëzhgim.

Në bazë të asaj, do të lëshohen bexhët për çdo vëzhgues të akredituar që do të duhet ta respektojë Kodin e Rregullave të Vëzhgimit të Zgjedhjeve dhe procedurën e zgjedhjes së vëzhguesve vendor dhe të huaj.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content