Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i njofton radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit), të cilat do të sigurojnë reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore në Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024, se janë të obliguara që të regjistrohen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në afat prej 3 ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve.

Radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portalet e internetit) dorëzojnë në Komisionin Shtetëror të “Kërkesë për regjistrim në regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (portalet e internetit) për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024”, detyrimisht të bashkangjitur në shtojcë gjendjen rrjedhëse të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut jo më të vjetër se 30 ditë.
Kërkesat për regjistrim me gjendjen rrjedhëse në shtojcë parashtrohen në mënyrë elektronike në adresën elektronike: [email protected] ose në arkivin e KSHZ-së në bulev.”Kirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup (jo më vonë se ora 24:00 më datë 17 shkurt 2024).

Në bazë të kërkesave të dorëzuara për regjistrim, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të përgatisë “Regjistër të radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (portalet e internetit) për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut vitin 2024” të cilat do të ofrojnë shërbime për reklamim të paguar politik gjatë Zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024. Regjistri me kërkesat e parashtruara dhe të pranuara për regjistrim në regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (portalet e internetit ) për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024 do të publikohet publikisht në ueb faqen e Komisionit.

Radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit) janë të obliguar që në afat prej pesë ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të verifikojnë listat e çmimeve për reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor (jo më vonë se data 19 shkurt 2024 deri në ora 24:00).
Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit janë të obliguar që listat e çmimeve për reklamim të paguar politik për çdo media veçmas t’i aplikojnë edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe në këtë rast çmimi mesatar (mesatarja aritmetrike) për sekondë për një ditë dhe natë i fituar sipas periudhave të ndryshme të çmimeve dhe reklamave si më poshtë: Periudha 1 – nga ora 00:00 deri në ora 08:00, Periudha 2 – nga ora 08:00 deri në ora 16:00 dhe Periudha 3 – nga ora 16:00 deri në ora 24:00 për radiodifuzerët për reklamim të pagaur politik, si dhe çmimi i qirasë për hapësiën reklamuese në median e shtypit nuk duhet të tejkalojë çmimin e përgjithshëm mesatar të reklamimit të çdo radiodifuzeri të llogaritur veçmas në pesë ciklet e fundit zgjedhore të mbajtura në nivelin e gjithë territorit të shtetit, , edhe atë Zgjedhjet për anëtarë të këshillave komunalë dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit në vitin 2021, Zgjedhjet e parakohshme për deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020, Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2019, Zgjedhjet lokale 2017, Zgjedhjet e parakohshme për deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në vitin 2016 ndërsa për mediat elektronike (portalet e internetit) çmimi i qirasë për hapësirën reklamuese në portalin e internetit për reklamim të paguar politik nuk duhet të tejkalojnë çmimin mesatar të reklamimit të llogaritur për pesë ciklet e fundit zgjedhore.

Për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit) që nuk kanë marrë pjesë në të gjitha 5 ciklet e kaluara zgjedhore, çmimi për reklamim të paguar politike nuk mund të tejkalojë çmimin mesatar të reklamimit të llogaritur në pesë ciklet e fundit zgjedhore në përputhje me Udhëzimin për mënyrën dhe procedurën e vërtetimit të çmimit të arritur mesatar për reklamim të paguar politik për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe portalet elektronike (internet portalet) që nuk kanë marrë pjesë në pesë ciklet e fundit zgjedhore të miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me nr.08-441/1 nga 14.02.2024.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i obliguar që t’i konfirmojë dhe publikojë në ueb faqen e tij listat e dorëzuara të çmimeve me çmimet e llogaritura mesatare të verifikuara nga radiodifuzerët dhe mediat e shtypit, si dhe t’i publikojë listat e çmimeve me çmimet e verifikuara nga mediat elektronike (portalet e internetit), në pajtim me nenin 75-gj paragrafi (3) dhe (9) të Kodit Zgjedhor, në afat prej 10 ditësh nga skadimi i afatit për dorëzimin e listave të çmimeve të përcaktuara në paragrafin (3) të këtij neni.

Nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstaton parregullsi në listat e çmimeve të radiodifuzerëve dhe mediave të shtypit, e njofton median përkatëse që brenda 72 orëve nga marrja e njoftimit të bëjnë korrigjimin e listës së çmimeve.

Arkiva e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të bëjë pranimin e kërkesave për regjistrim në Regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portale) më datë 17.02.2024 (e shtunë), deri në orën 24:00.

Упатство за начинот и постапката за утврдување на просечно постигнатата цена и најниска цена за платено политичко рекламирање за радиодифузери, печатени медиуми и портали кои не учествувале во последните пет изборни циклуси

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content