Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski sot mori pjesë në seminarin “Vëzhgimi i zgjedhjeve dhe vlerësimi i administratës zgjedhore” që u mbajt në Vjenë të Austrisë, organizuar nga ODIHR.
Në fjalimin e tij me temën “Sukseset dhe sfidat në propozimin dhe zbatimin e reformave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut”, Kryetari Dashtevski iu referua reformave më të mëdha zgjedhore të realizuara nga KSHZ-ja në vitet e fundit. Ai prezantoi përvojën me aplikimin e aparateve për identifikimin biometrik si dhe rezultatet e reformës së zbatuar, realizimin e trajnimeve për këshillat zgjedhorë si dhe integrimin e aspekteve gjinore në punën e KSHZ-së. Po ashtu, Dashtevski prezantoi planin për formimin e Qendrës trajnuese për zgjedhje, e cila duhet të fillojë të funksionojë në pranverën e vitit 2024.
Dashtevski foli edhe për bashkëpunimin me OSBE-në dhe mbështetjen që KSHZ-ja e merr nga kjo organizatë, veçanërisht në përpjekjet për realizimin e reformave zgjedhore. Ai theksoi se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në vazhdimësi ndjek rekomandimet e OSBE-së lidhur me proceset zgjedhore, kornizën ligjore dhe sistemin zgjedhor, administratën zgjedhore, regjistrimin e votuesve, regjistrimin e kandidatëve, financimin e fushatës dhe fushatës, mediat, kundërshtimet dhe ankesat, vëzhguesit civil dhe ndërkombëtarë si dhe rekomandimet për procesin e votimit në ditën e zgjedhjeve. “Gjithashtu, me ndihmën e OSBE-së, në vitin 2021 kemi miratuar Rregulloren e re të Punës për punën e KSHZ-së si dhe Rregulloren për punën e trupave ndihmës që KSHZ-ja e angazhon gjatë zgjedhjeve, e cila është veçanërisht e rëndësishme për avancimin e punës së institucionit dhe të administratës. Falënderojmë OSBE-në për bashkëpunimin e deritanishëm dhe presim që në periudhën e ardhshme të vazhdojë edhe më intensivisht”, tha Kryetari Dashtevski.
Fjalimi i Dashtevskit në seminarin në Vjenë ishte pjesë e sesionit “Roli i organeve që menaxhojnë me zgjedhjet dhe organeve të tjera që menaxhojnë me zgjedhjet dhe aktorët tjerë në zbatimin e parimeve kyçe për administratën zgjedhore”.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE