Më 25 tetor, organizuar nga OSBE – Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), në Vjenë u mbajt një seminar i cili trajtoi dy tema: vëzhgimin e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjen e grave në zgjedhje.

Seminari u dha një mundësi delegacioneve të OSBE-së, ekspertëve të zgjedhjeve, organeve zgjedhore, organizatave ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara për të diskutuar sfidat e reja dhe praktikat e mira në lidhje me organizimin e zgjedhjeve në përputhje me angazhimet e OSBE-së, detyrimet ndërkombëtare dhe standardet e tjera për zgjedhje demokratike.

Më konkretisht, seminari në fokus e kishte  çështjen e barazisë gjinore në proceset zgjedhore si një angazhim shumëvjeçar i shteteve anëtare të OSBE-së.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, mbajti fjalimin e tij në pjesën e dytë të seminarit, në të cilin prezantoi të arriturat dhe planet e mëtutjeshme të KSHZ-së në avancimin e barazisë gjinore në zgjedhje. Kryetari Dashtevski në veçanti u ndal në Planin e akcional gjinor të KSHZ-së 2021-2024, aktivitetet e realizuara dhe rezultatet e tij, si dhe aktivitetet e ardhshme për KSHZ-në përputhje me Planin.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content