Лого ДИК новости

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratua konkluzion për plotësim të Konkluzionit për njoftim për rezultate përfundimtare nga votimi për zgjedhje të anëtarëve të këshillit të komunave dhe të këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit, të mbajtura më 17 tetor 2021 për komunat përkatëse, me të cilin do të vërtetohen rezultatet përfundimtare nga votimi për zgjedhje të këshillave të komunave dhe për zgjedhjen e kryetarëve në komunat Kisella Voda dhe Pllasnicë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Vendim për përsëritje të votimit në Vendvotimin 0543, Dibër, për zgjedhje të anëtarëve të këshillit të komunës së Dibrës dhe për zgjedhje të anëtarëve të këshillit të komunës Shuto Orizarë dhe të këshillit të komunës së Qytetit të Shkupit në vendvotimin 2957/1 Shuto Orizarë, pasi Gjykata Administrative paraprakisht i pranoi paditë e parashtruesve të autorizuar të kundërshtimeve të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i refuzoi për këto vendvotime.

Gjithashtu, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi ndryshim të Udhëzimit për fletëvotime të vlefshme dhe të pavlefshme. Në lidhje me këtë, Komisioni gjithashtu në mënyrë plotësuese i njoftoi dhe u bëri thirrje këshillave zgjedhorë detyrimisht të veprojnë sipas nenit 109 paragrafi (2) dhe t’i vënë vulë çdo fletëvotimi, mirëpo nëse ka fletëvotime pa vulë, për të fletëvotimet e tilla do të veprohet në pajtim me nenin 115, ndërsа lidhur me nenin 110 të KZ dhe fletëvotimet e tilla do të jenë të vlefshme nëse vullneti i votuesit është shprehur në mënyrë të qartë.

Në seancë u miratuan kërkesa për pranim të autorizimit për vëzhgues të Zgjedhjeve Lokale 2021 të parashtruara nga Shoqata Federalistë të rinj evropianë, ambasada e Amerikës në Shkup dhe OSBE-ODIHR Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut në zgjehdje.

Seanca në mënyrë plotësuese do të vazhdojë për çka opinioni do të jetë i njoftuar.

Aktet e miratuara do të publikohen në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content