Në takimin mes Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe përfaqësuesve të Misionit për vëzhgim të OSBE / ODIHR-së, i cili u mbajt më 7 shtator 2021, u diskutua për  aktivitetet e ndërmarra nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për realizimin  e Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021.

Komisioni Shtetëror i  Zgjedhjeve informoi për sfidat më të mëdha me të cilat përballet për këto zgjedhje, e ato janë administrata e re zgjedhore dhe përdorimi i aparatit për identifikimin biometrik të votuesve AIBV. Për administratën zgjedhore, trajnimi bëhet në mënyrë aktive nga trajnuesit e certifikuar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, m çka numri i trajnuesve për këto zgjedhje është rritur për 60 trajnues të ri, krahas 70 trajnuesve tani më të certifikuar. Për përdorimin e AIBV-së është përpiluar udhëzim për veprim.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i informoi përfaqësuesit e Misionit për vëzhgim të OSBE / ODIHR-së për të gjitha udhëzimet dhe masat e ndërmarra në lidhje me aktivitetin gjinor, sigurinë në sistemin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe aktivitetet në rrjedhë.

Mision për vëzhgim i OSBE / ODIHR-së informoi se për këto zgjedhje do të ketë 15 vëzhgues afatgjatë të cilët do të jenë të sistemuar në nëntë lokacione në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët do ta monitorojnë punën e administratës zgjedhore, si dhe do të takohen me faktorët politikë dhe votuesit. Në ditën e zgjedhjeve, do të ketë 250 vëzhgues afatshkurtër të shpërndarë në më shumë vendvotime. Së pari, do të përgatitet një raport i përkohshëm i cili do të përmbajë vetëm përshkrim të aktiviteteve, pas përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021, ata do të paraqesin raport me gjetjet paraprake  dhe dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, do ta përpilojnë raportin përfundimtar me rekomandime për përmirësime të mundshme.

Të dy palët kanë shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm që do të vazhdojë në mënyrë që këto zgjedhje të realizohen me sukses, në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, në përputhje me rregullat ligjore.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content