Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i udhëhequr nga Presidenti Aleksandar Dashtevski, më 18 Shkurt zhvilloi takim pune me Ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski . Në takim u diskutua rreth ndryshimeve në Kodin zgjedhor, futjen e gjurmëve të gishtave në procesin zgjedhor. Përfaqësuesit e KSHZ-së kërkuan mbështetje nga MPB-ja për qasje në të dhënat e caktuara personale të qytetarëve që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor, në mënyrë që të zhvillohen zgjedhje pa pengesa të drejta dhe demokratike me ligjshmëri dhe legjitimitet të plotë të procesit zgjedhor.
Të dy palët theksuan nevojën për të krijuar një grup të përbashkët pune, i cili do të zgjidhë të gjitha dilemat dhe dallimet gjatë procedurës, si dhe nevojën për një strategji të përgjithshme për sigurinë kibernetike, dhe ranë dakord mbi nevojën për ndryshime ligjore për të përcaktuar mënyrën se si të përdoren gjurmët e gishtave gjatë procesit zgjedhor.