Лого ДИК новости

Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve, me datë 10 shkurt 2021, me fillim në ora 13:00 e mbajti mbledhjen e dytë, ku morën pjesë Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, anëtarët e KSHZ-së, Radica Risteska, Boris Kondarko, Oliver Ristovski, Boban Stojanoski dhe Krenar Lloga.

Në mbledhje u diskutua rreth këtij rendi të ditës:

  1. 1. Shqyrtim dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes së 1-rë të KSHZ-së.

  2. 2. Propozim- Vendim për formimin e grupit punues për hartimin e IKT Strategjisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për vitet 2021-2023, dhe

  3. 3. Të ndryshme.

Procesverbali i seancës së 1-rë të KSHZ-së dhe Vendimi për formimin e grupit punues për hartimin e IKT Strategjisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për vitet 2021-2023, u miratuan njëzëri nga Komisioni.

Në pikën e rendit të ditës Të ndryshme, Komisioni diskutoi për përditësimin e Listës zgjedhore, përkatësisht për shpalljen e gjendjes së fundit të Listës zgjedhore, katër herë në vit, si detyrim që rrjedh nga Kodi zgjedhor dhe nevojën për informim të opinionit me anë të kampanjës për kontrollim të të dhënave në të njejtën.

Gjithashtu, u diskutua rreth kërkesës së KSHZ-së deri tek Ministria e financave për sigurim të mjeteve shtesë për furnizim të fingerprint aparateve.

Dokumentet e pikave 1 dhe 2 të rendit të ditës janë të shfaqura në ueb faqen e KSHZ-së www.sec.mk  ndërsa informata më të detajuara nga seanca mund të gjenden në linkun në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=vdJjqrg-m4A

 

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content