Лого ДИК новости

Me prezantim me rastin e 15 vjetorit të formimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve si trup profesional, KSHZ sot (4 shkurt) e kremtoi Ditën Globale të Zgjedhjeve.

Në kremtim të ftuar ishin edhe kryetarët dhe zëvendës kryetarët e deritanishëm të KSHZ-së.

Ngjarjen e hapi Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, i cili në fjalimin e tij e theksoi rëndësinë e të drejtës së votës si një nga të drejtat themelore të njeriut. Ai e vërtetoi angazhimin e KSHZ-së për përgatitjen, organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve sipas standardeve dhe procedurave të cilat sigurojnë kushte të barabarta për secilin pjesëmarës në zgjedhje dhe në përgjithësi, për të drejtë vote të përgjithshme, të barabartë, të lirë dhe të fshehtë për secilin votues.

Deklarata të tyre dhanë edhe kryetarët e mëparshëm të Komisionit, Aleksandar Novakoski dhe Oliver Derkoski, si dhe nënkryetari i mëparshëm Rexhep Prekopuca. Ato theksuan vlerën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe kompetencat e tij, zhvillimin të cilin e ka arritur KSHZ-ja këto 15 vite, si dhe shprehën përkrahje për proektet që vazhdon ti realizoj përbërja aktuale e Komisionit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve si trup profesional është themeluar me Kodin zgjedhor të miratuar me 29 mars të vitit 2006, ndërsa përbërja e parë profesionale me Jovan Josifovski-n si kryetar, është e zgjedhur me 15 prill të vitin 2006. Përbërja e gjashtë, aktuale e KSHZ-së, është e zgjedhur me 12 janar të këtij viti.

Nga formimi i tij si trup profesional, KSHZ ka realizuar Zgjedhje Parlamentare në vitin 2006, 2008, 2011, 2014, 2016 dhe 2020, Zgjedhje Presidenciale në vitin 2009, 2014 dhe 2019, Zgjedhje Lokale në vitin 2009, 2013 dhe 2017, si dhe Referendumin në nivel shtetëror në vitin 2018.

Dita Globale e Zgjedhjeve çdo vit kremtohet të ejnten e parë të muajit shkurt. Në këtë ditë, komisionet zgjedhore në mbarë botën organizojnë tavolina të rrumbullakta, debate, punëtori, takime me qytetarë dhe ngjashëm, me qëllim që ta theksojnë përkushtimin për mbrojtjen e të drejtës së votës si një nga të drejtat themelore të njeriut.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content