Përbërja e re e Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve, me datë 25 janar 2021, me fillim në ora 13:00 e mbajti mbledhjen e parë, ku morën pjesë Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, anëtarët e KSHZ-së, Radica Risteska, Boris Kondarko, Oliver Ristovski, Boban Stojanoski dhe Krenar Lloga
Në mbledhje u diskutua rreth këtij rendi të ditës:
Shqyrtim dhe miratim i planit finansiar për shpërndarje të mjeteteve finansiare të KSHZ-së për vitin 2021.
Shqyrtim dhe miratim i Planit vjetor për furnizime publike në vitin 2021, sipas programës buxhetore 20
Shqyrtim dhe miratim i Planit vjetor për furnizime publike në vitin 2021, sipas programës buxhetore 21
Miratimi i Planit vjetor për trajnime në vitin 2021, dhe и
- Të ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan njëzëri.
Informata më të detajuara për seancën mund të gjenden në linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=aeqkF_nWQm0
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE