Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në seancën e 39-të e cila u mbajt më 06.05.2019, duke u bazuar në të dhënat sipas procesverbaleve të dorëzuara nga komisioniet komunale të zgjedhjeve, konstatoi se numri i votave të cilat i ka fituar secila Listë e kandidatit për zgjedhjen e Kryetarit të Republikës, veç e veç janë:

  • Kandidatja Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar 377.713 vota;
  • Kandidati Stevo Pendarovski, ka fituar 436.212 vota.
    Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, sipas rezultateve të përllogaritura dhe të konfirmuara të votimit, konstatoi se Kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut u zgjodh kandidati Stevo Pendarovski i cili fitoi shumicën e votave nga zgjedhësit të cilët kanë votuar.
    Në përputhje me nenin 148 paragrafi (2) i Kodit zgjedhor, me shpalljen e rezultateve të para fillon të rrjedhë dhe afati prej 48 orëve për parashtrimin e kundërshtimeve (ankimimeve).
    Kryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Oliver Derkoski iu falemnderua anëtarëve dhe shërbimit profesional të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve për punën e kryer me sukses në këtë proces zgjedhor.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content