Në seancën e 35-të të Komisonit shtetëror të zgjedhjeve, më datë 22.04.2019, sipas procesverbaleve të komisioneve komunale të zgjedhjeve dhe këshillave zgjedhorë u shpallën rezultatet e rrethit të parë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas rezultateve të përllogaritura konfirmohet se nga votimi i zbatuar më 21.04.2019, numri i përgjithshëm i votave të cilat i ka fituar secila listë e kandidatëve për Krytar veç e veç është siç vijon:

  • Kandidati Blerim Reka, ka fituar 79.921 vota.
  • Kandidatja Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar 319.364 vota dhe
  • Kandidati Stevo Pendarovski, ka fituar 323.892.

Në bazë të nenit 121 paragrafi (1) të Kodit zgjedhor, në rrethin e dytë do të votohet për dy kandidatët të cilët kanë fituar më së shumti vota, përkatësisht Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Njëkohësisht, në seancë u morr vendim sipas detyrës zyrtare për votimin në VV 2564 në Gjorçe Petrov, sipas nenit 151 paragrafi (1) alinea 5 të Kodit zgjedhor, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve me Aktvendim e anuloi votimin në këtë Vendvotim, duke pasur parasysh se numri i fletëvotimeve në kutinë e votimit është më i madh se numri i zgjedhësve të cilët kanë votuar.

Pasi numri i votave nuk ndikon në rezultatin përfundimtar, në këtë vendvotim do të votohet në rreth të dytë më datë 05.05.2019.

Sa i takon kundërshtimit të VV 006 Berovë, u hodh poshtë si palejuar, ndërsa u verifikua se Këshilli zgjedhor nuk e ka zbatuar votimin sipas mënyrës së përcaktuar në Kodin zgjedhor.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, gjithashtu vendosi që Këshillat zgjedhorë të këtyre vendvotimeve të shkarkohen.


KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content