Sot, në hapësirat e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, ishin të pranishëm z.Igor Janushev, z.Aleksandar Kiracovski dhe z.Florin Hasani, shefat e shtabeve zgjedhore të Zgjedhjeve presidenciale 2019, të cilët bashkë me anëtarët e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, apeluan deri te qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, ditën e diel, më 21.04.2019.
Të pranishmit, theksuan se deri më tani ky proces zgjedhor po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe përveç kësaj sqaruan se me këto zgjedhje kemi mundësinë ta tregojmë pjekurinë dhe ndërgjegjjen politike.
Të gjithë bashkërisht apelojmë deri te qytetarët për zgjedhje korrekte dhe demokratike!
Kryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Oliver Derkoski, apeloi që të respektohet heshtja në ditën para mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ashtu siç ka vepruar deri tani do të vazhdojë të jetë i hapur për opinionin, me qëllim që procesi zgjedhor të jetë i suksesshëm.