LËNDA:  UDHËZIME PËR VEPRIM

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve Ju informon se, sipas nenit 69 paragrafi 4 të Kodit Zgjedhor, lista e kandidatëve për anëtar të këshillit, përkatësisht lista e kandidatëve për kryetarë të komuneve, do të shpallet nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve jo më vonë se 23 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha vendbanimet dhe në këshillat zgjedhor në komunë.

Sipas Afatit kohor të kryerjes së procedurave zgjedhore për Zgjedhjet lokale në vitin 2017, Komisionet komunale të zgjedhjeve, përkatësisht Komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit, do t’i publikojnë listat e përcaktuara të kandidatëve për deputetë më 21 shtator (e enjte) 2017.

Listat e konfirmuara të kandidatëve në komunat, në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare që dallohet nga gjuha maqedonase, përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik, publikohen në gjuhën zyrtare që përdoret nga qytetarët në atë komunë.

Publikimi i listave duhet të jetë pa të dhënat personale të një kandidati, përkatësisht pa adresën e tyre dhe numrin personal të identifikimit, por vetëm me numrin rendor të parashtruesit të listës që ai ka marrë sipas shortit për përcaktimin e renditjes së listave të kandidatëve, emrin e parashtruesit të autorizuar të listës së kandidatëve dhe emrin dhe mbiemrin e kandidatit për anëtar të këshillit apo të kryetarit.

Të gjitha listat e shpallura duhet të dorëzohen tek koordinatorët e komunës tuaj, të përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe tek Sekretari i Përgjithshëm Dobre Jançev.

Përveç listave, gjithashtu duhet të dorëzoni një kopje të letërnjoftimit të kandidatit për kandidat për kryetar nga secili parashtrues i listës dhe një kopje të letërnjoftimit të bartësit të listës së këshilltarëve nga secili parashtrues i listës.

Pdf 2Udhëzime për veprim për shpalljem e listave te kandidatëve.pdf

Skip to content