Në bazë të nenit 66 të Rregullores së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 01-1322/1 më 06.07.2017 dhe neni 31 paragraf 2 pikat 2 dhe 10 të Kodit Zgjedhor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14 dhe 196/15, 35/16, 97/16, 136/16, 142/16 dhe 67/17), Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 19 gusht 2017, miratoi

KONKLUZION
PËR RËNDËSINË DHE PËRDORIMIN E FORMULARËVE PËR ZBATIMIN
E ZGJEDHJEVE LOKALE, 15 TETOR 2017

1. Formularët për zbatimin e zgjedhjeve për Kryetar të komunave, respektivisht Kryetar i Qytetit të Shkupit dhe zgjedhje e anëtarëve të këshillit të komunës, respektivisht anëtarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit, të publikuar në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, nr. 7/2009, 12/2009, 15/2009 dhe 27/2009 dhe në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe të vënë në rëndësi dhe përdorim për Zgjedhjet lokale nga viti 2013 me Vendim me nr. 07-299/1 më 24.07.2013, do të jenë TË VLEFSHËM dhe DO TË PËRDOREN edhe në zbatimin e zgjedhjeve lokale në vitin 2017, që do të mbahen më 15 tetor 2017…(më shumë)

Skip to content