Në bazë të nenit 31 paragrafi 2 pika 34 të Ligjit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“, nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142/16 и 67/17), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 05.07.2017, miratoi këtë

 

RREGULLORE E PUNËS SË
KOMISIONIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE

KREU 1
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
(1) Me këtë Rregullore rregullohet mënyra e punës dhe vendimmarrjes së së Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (në tesktin e mëtejmë: Komisioni).

Neni 2
(1) Seancët e Komisionit janë publike/të hapura.
(2) Komisioni mund të vendosë të punojë pa prezencën e publikut, nën kushtet e përcaktuara me Ligjin zgjedhor dhe këtë Rregullore.
(3) Komisioni për të gjitha çështjet nën kompetencën e tij vendosë me votim publik.

Neni 3
(1) Kryetari e përfaqëson Komisionin.
(2) Në mungesë të Kryetarit, Komisionin e përfaqëson Nënkryetari.

Neni 4
(1) Komisioni ka statusin e personit juridik.
(2) Selia e Komisionit është në Shkup, bul. „Sh. Qirili dhe Metodiu “ numër 54.
(3) Në ndërtesën ku është vendosur selia e Komisionit vendoset tabelë me shkrim: „Republika e Maqedonisë, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, Shkup“.
(4) Tabelat në sallat e punës së Komisionit shkruhen edhe në gjuhët e bashkësive të përmendura në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë…(më shumë)

Skip to content