Në pajtim me nenin 196-b paragrafi 10 të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 51/11,, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 dhe 142/16) dhe nenin 34 të Rregullores së përkohshme, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve pas shqyrtimit të raportit përfundimtar mbi paraqitjet e qytetarëve, të dhënat e të cilëve në Listën zgjedhore, pas mbarimit të shikimit publik janë kontestuese, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 13.11.2016 miratoi këtë

 

KONKLUZË
për miratimin e raportit të fletëparaqitjeve të qytetarëve, të dhënat e të cilëve pas mbarimit të shikimit publik janë kontestuese

1. Pas shikimit të realizuar publik, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në pajtim me nenin 196-b paragrafi 10 të Kodit zgjedhor, verifikoi se mundësinë plotësuese për paraqitje gjatë kohës së realizimit të shikimit publik e shfrytëzuan gjithsej 1.517 qytetarë, të dhënat e të cilëve pas zbatimit të analizave statistikore, kontrolleve të kryqëzuara dhe në terren në bazat e ndryshme të të dhënave u verifikuan si kontestuese, përkatësisht mospërputhja e të dhënave të tyre ishte temë e kontrollit të Listës zgjedhore.
Këta 1.517 qytetarë do të regjistrohen në Listën zgjedhore.

2. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve verifikoi se pas zbatimit të shikimit publik si mundësi plotësuese e dhënë nga neni 196-b paragrafi 10 të Kodit zgjedhor, si kontestuese mbeten të dhënat e 28.341 qytetarëve.
3. Në pajtim me nenin 196-b paragrafi 8 të Kodit zgjedhor, personat nga alinea 2 të kësaj konkluze për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të parapara për 11.12.2016 nuk regjistrohen në Listën zgjedhore…(më shumë)

Skip to content