Në bazë të nenit 31 paragrafi 2 alineja 40 të Kodit zgjedhor („Gaz.zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër ,40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14 dhe 30/14), dhe nenit 34 të Rregullores së përkohshme, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në seancën e mbajtur më 08.11.2016 miratoi:

 

KONKLUZË
Për zbatimin e nenit 38-a paragrafi 7 dhe 8 të Kodit zgjedhor

1.  Për Këshillat zgjedhorë në Përfaqësitë diplomatiko-konsulare dhe Zyrat e Republikës së Maqedonisë, për të cilat një parti politike në pushtet, përkatësisht një parti politike në opozitë, nuk propozon kandidat të vet anëtar dhe zëvendës të tyre, bendet e tyre plotësohen me propozim të partisë tjetër politike në pushtet, përkatësisht partisë tjetër politike në opozitë.

Në rast se, edhe partia tjetër politike në pushtet, përkatësisht në opozitë nuk propozon kandidat të vet për anëtar dhe zëvendës anëtarë të KZ-së, atëherë zgjidhen me zgjedhje të rastit nga rradhët e të punësuarve në administratën publike.

2.  Për Këshillat zgjedhorë në Përfaqësitë diplomatiko-konsulare dhe Zyrat e Republikës së Maqedonisë, për të cilat asnjë parti politike nuk ka propozuar kandidat të vet për anëtar dhe zëvendës anëtar të KZ-së, atëherë zgjidhen me zgjedhje të rastit nga rradhët e të punësuarve në administratën publike…(më shumë)

Skip to content